Konteksti historik i mardhënieve të komuniteti serb, ndaj institucioneve të Kosovës!

Konteksti historik i mardhënieve të komuniteti serb, ndaj institucioneve të Kosovës!
Konteksti historik i mardhënieve të komuniteti serb, ndaj institucioneve të Kosovës!

Ismail Muçiqi

  • 31 August 2019 - 23:31

Veriu i Kosovës ka qenë subjekt i shumë sulmeve të pa zgjedhura të figurave politike, të zyrtarëve serb të institutcioneve të Kosovës.

Duke ngritur shqetësime në lidhje me aftësin e policisë për ta ushtruar plotësisht autoritetin e vet në këtë pjesë të vendit.

Rasti i fundit i pa zgjedhur është edhe vrasja e Oliver Ivanoviqit, politikan i njohur nga Mitrovica e Veriut, të cilit parase të vritej i paraprinë 3 sulme me bomba mbi pronën e ti personale dhe selin e partis të cilën ai e përfaqësonte.

Sipas Qendrës Kosovare për Siguri, në një intervist të Ivanoviqit në të cilën ai paralajmronte për mundësin e vrasjes së ti, përmendet emri i Millan Radoiqiqit si figurë kyqe e aktivitetit të krimit të organizuar, dhe si udhëheqës i një qendre informale "të pushtetit" në Veri.

Dyshohet se Millan Radoiqiqi nënkryetar i partis të Listës Serbska në Kosovës, ishte organizator i shumë sulmeve politike në Veri, dhe bashkpunon ngusht me figurat e diskutushme si ; Zvonko Veselinoviq, i cili konsiderohet të jetë partner i ti i biznisit, si dhe veprojë si mbrojtës i interesave të serbëve të Kosovës, dhe narratives së tyre nacionaliste.

Qendra Kosovare për Siguri, në raportin e saj konstaton se Millan Radoiqiq dhe Zvonko Veselinoviq, nuk kanë pengesa kur flitet për bashkpunimin me kriminel shqiptarë ndaj të cilëve janë ngritur akuza për disa vepra penale.

Është e qartë se Zvonko Veselinoviq ka qenë i angazhuar në mënyrë aktive në kotrabandën e derivateve me një grupë kriminal të shqiptarëve të Kosovës.

Për më tepër thuhet se një kamion i pronës të Radoiqiqit dhe Veselinoviqit, ka qenë një nga nën kontraktorët në ndërtimin e autostradës Ibrahim Rugova e cila lidhë Kosovën me Shqipërin.

Ky mekanizim ironikisht mendohet se kamionët e të njejtës kompani janë përdorur si barikada gjatë krizës në Veri të Komunave të Kosovës.

Kohë më parë Policia e Kosovës, filloj një operacion të gjerë për zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit dhe arriti ti arrestoj 4 të dyshuar nga të cilët 2 ishin pjestar të Policisë së Kosovës. Gjatë këti operacioni policia nuk arriti ta arrestoj Millan Radoiqiqin i cili përmes lidhjeve dhe informatave konspirative arriti të ik në Serbi.

Se me të vërtetë këta kriminel i kanë shkaktuar dëme të mëdha stabilitetit në Veri të Kosovës, dhe se janë eksponent të drejtpërdrejt të politikës në Beograd, tregon edhe deklarata e Presidentit Vuqiq i cili vazhdimisht e mori në mbrojte Radoiqiqin, dhe refuzoj bashkëpunimin me autoritetet e Kosovës për zgjidhjen e rastit të Ivanoviqit.

Aleksander Vuqiqi vazhdonë të jetë i zorshëm në mbrojtjen e Millan Radoiqiqit, duke pohuar se informacionet që i posedon Serbia, nuk e ngarkojnë Radoiqiqin në vrasjen e Ivanoviqit, kjo është deklarata e Presidentit Vuqiq.

Qasja e Serbis ndaj këti rasti, e ka shqetësuar komunitetin serb të Kosovës, të cilët shprehen skeptik në lidhje me zgjidhjen e rastit të Ivanoviqit. Beogradi ka bërë përpjekje të vazhdushme që ti zvoglojë arritjet e integrimit të institutcioneve të Kosovës, duke ndërmarr masa agresive si kërcënimet dhe shantazhe të vazhdushme.

Duhet theksuar se në vitin 2018, Serbia u bë e dhunëshme kundër Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke quar në dorëheqje po thuajse 50% të pjestarve serb nga FSK-ja.

Partit politike të Serbisë në pushtet kanë lidhje direkte dhe inderekte politike dhe kriminale në pjesën Veriore të vendit dhe qasje më të lehtë për të ndërhyr në punët e mbrendshme të Kosovës atje "përveq kësaj përfaqësuesit e Shoqëris Civile serbe theksojnë se;Beogradi po i ndan serbët e Kosovës në serbë "besnik" dhe tradhtarë", duke i detyruar të mos bashkpunojnë me institutcionet e Kosovës.

Arrestimi i antarëve të Policisë së Kosovës, si pjesë e grupit kriminal të Radoiqiqit, ka vënë në pah ndikimin e mundshëm që mundë të ketë krimi i organizuar në strukturat e policisë në Veri. Për më tepër hulumtimet kanë treguar parregullsi në procesin e ndarjes së gradave, për pakicat etënike në Kosovë, kur ata konsiderohen për punësim në Policinë e Kosovës.

Kjo e ka detyruar Policinë e Kosovës ti ulë standardet e gradimit për antarët e pakicave duke rezultuar në zyrtarët jo kompetent me pozita të caktuara. Si rezultat i kësaj Policia e Kosovës ka vështërsi në caktimin e disa detyrave për disa nga antarët e vetë, për shkak të mungesës së profesionalizmit.

Prandaj të gjitha këto e obligojnë Policinë e Kosovës të jetë e pa komromis kur flitet për denoncimin e ndikimit politik, në strukturat e veta lokale dhe luftën kundër krimit të organizuar pavarësisht sfidave.

Kjo nënkupton që policia duhet të sigurohet që siguria dhe mirëqenja publike e qytetarëve të Kosovës, të mos jetë qështje politike por detyrë dhe obligim për ta ruajtur qetësin dhe sigurin në nivel të Kosovës.

(Kosova Sot Online)