Kushtetuta u shkel me dy këmbët

Kushtetuta u shkel me dy këmbët
Kushtetuta u shkel me dy këmbët

Ragip Guraziu

  • 02 September 2019 - 13:13

Kushtetuta akti më i lartë  juridik që garantonte të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit,  u shkel me dy këmbët.

Tani ky dhjetë vjetor na lë të kuptojmë se kush më pak e kush më shumë, u shkelë Kushtetuta dhe u shtri përtokë mu nga ata që e shpallën,të gjitha qeverit e deritanishme dhe institucionet tona shtetërore, veriun e Mitrovicës e lanë pas dore.

A u mbeti gjë më pa i bërë këtij vendi, Republikës së Kosovës?!

Duhet kaluar shumë e shumë kohë për t’i harruar të bëmet e të gjithave qeverive dhe institucioneve tona shtetërore,sidomos pas luftës së UÇK-së,dhe pas pavarësisë së Kosovës,ku tani edhe në këtë kohë qeveria e tanishme,pozitë e opozitë, në gojë e kanë ndarjen e Kosovës se mbrotjen e territoreve të saj.

Tani tek gjeneratat e reja është ngulitur mendja se nuk po ia vlejka me ra dëshmorë më për atdheun tëndë,falë këtyre,që shkatrruar këtë liri të cunguar,që pas lufte ra në duart e kriminelëve të tërbuara,në duart e grabitçarëve,hajnave , të vrasëve, tregtarëve,që le të kuptojë se më të vërtet,tani më zi se në komunëzëm,po I respektojnë serbët udhëhqësit tanë,pasi I ka zënë nema e të këqijave që I bënën vendit të tyre për këto 20 vite dhe tani po ju duket Kosova e madhe po falin tokë Kosove,për të pështuar pramanicat e tyre nga Gjykata Speciale.

‘’Nuk luftojnë më e as s'mundohet kush për s'gjalli, sepse e pamë që nuk ia vlen ta japësh jetën e ta shkatërrosh veten për lirinë që pas luftës ra në duart e përgjakura të kriminelëve më të tërbuar shqiptarë, në duar të grabitçarëve, të hajnave, të prostitutave e të kurvarëve, të vrasësve e të tregtarëve të drejtësisë e të pavarësisë, te qyka e bashkëpunëtorëve të Serbisë’’, K.B.

Kushtetuta u shkel nga të gjitha Qeveritë e deritanishme

Kushtetuta akti më i lartë  juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit, tani ky dhjetë vjetor na lë të kuptojmë se kush më pak e kush më shumë, u shkelë Kushtetuta dhe u shtri përtokë mu nga ata që e shpallën,të gjitha qeverit e deritanishme dhe institucionet tona shtetërore, veriun e Mitrovicës e lanë pas dore.

Hajde; Kush do marrë guximin nga institucionet tona të flasë për këtë aktë më të lartin juridik të shtetit të Kosovës, se nuk është shkel,dhe është zbatuar në pikëpikmëri në Kosovë?!

Rasti i fundit, hiq pa shkua më tej, 82000 hektarë tokë iu dhuruan, në emër të demarkacionit Malit të Zi.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës hyri në fuqi më 9 prill 2008. Më parë Kosova ishte qeverisur nga një Kornizë kushtetuese e bazuar në Rezolutën 1244 dhe e ratifikuar më 2001 që i mundësonte Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes disa kompetenca të rezervuara ndaj përfaqësuesit special të Sekretatit Gjeneral të Kombeve të Bashkuara.

Qeveria e Serbisë, që e konsideron Kosovën si pjesë e territorit të saj sovran dhe refuzon pavarësinë e saj, nuk e pranon këtë kushtetutë. Këto moskuptime dhe vënie në pyetje të sovranitetit filluan në fund të shekulli të 20të me ndarjen e Jugosllavisë, në të cilën Serbia bënte pjesë.

Meqënëse kushtetuta e re nuk do të përforëcohet në Enklavat Serbe të Kosovës, hyrja në fuqi e saj në pjesët e dominuara me shqipëtarë dërgon tek një de-facto ndarje e Kosovës.

Preambula thotë:

Ne, Populli i Kosovës, Të vendosur për të ndërtuar një ardhmëri të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës, i cili do të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve të vet; Të përkushtuar për krijimin e një shteti të qytetarëve të barabartë, i cili do të garantojë të drejtat e secilit qytetar, liritë qytetare dhe barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit; Të zotuar që Kosova të jetë shtet i mirëqenies ekonomike dhe i prosperitetit social; Të sigurt që shteti i Kosovës do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit dhe të mbarë Evropës, duke krijuar marrëdhënie të fqinjësisë dhe të bashkëpunimit të mirë me të gjitha shtetet fqinje; Të bindur që shteti i Kosovës do të jetë anëtar i denjë i familjes së shteteve paqedashëse në Botë. Me synimin që shteti i Kosovës të përfshihet në proceset integruese Euro-Atlantike; Në mënyrë solemne, miratojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Preambula thotë: po ku jemi në këtë dhjetë vjetor të zbatimit të saj?!

Kushtetuta gjithashtu thotë se "Republika e Kosovës nuk do të ketë pretendime territoriale ndaj, dhe nuk do të synoj bashkim me asnjë vend ose pjesë të një vendi.", ky është një mesazh i qartë ndaj pretendimeve irredentiste (bashkim me Shqipërinë, ose aneksimin e zonave shqipëtare brenda territorit të Serbisë). Kushtetuta e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë (neni 8). Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene. Që do thotë nuk ka bashkim me Shqipëri dhe pretendimet për të kërkuar dhe bashkuar trojet tona brenda Serbisë?!

Me qytetarët e Kosovës po lozni ping-pong

Atëherë-pse veriu i Mitrovicës mbetet jashtë çdo gjëje sa i përket shtetit të Kosovës, ku në atë pjesë (edhe në këtë10 vjetorit të Kushtetutës )atje gjithçka serbe?! Nuk përfillen as Kushtetuta e shtetit, as ligjet, as simbolet tona po  gjithçka frymëzon Serbi?!

Kujt t'i besojnë qytetarët tani?!

Vendorëve që për dhjetë vite, të gjtha qeverit e deritashme,si dhe institucionet tona shtetërore e shkelen dhe po e shkelin me dy këmbët, rasti i fundit, pa shkuar më tutje, Demarkacionin me Malin  Zi,u dëmtuam me 82000 hektar tokë, e deri kur kështu?!

Thuhet se ''Vendet e QUINT-it kanë qenë prej kohësh miq të vërtetë të Kosovës, përfshirë këtu edhe në kohërat më të vështira. Që nga mbështetja jonë për ndërhyrjen e NATO-s, sakrifikimin e ushtarëve tanë në Kosovë, njohjen e menjëhershme të pavarësisë së Kosovës dhe mbështetjen tonë të vazhdueshme në zhvillimin tuaj, ne kemi punuar shumë për të mbështetur vendin tuaj. Suksesi juaj është në interesin tonë. Megjithatë, ne do të këmbëngulim gjithmonë që Kosova të mbështesë drejtësinë.

Po të ishte kështu, pse tani  edhe në këtë 10 vjetri të Kushtetutës , pse në veri të Kosovës gjithçka frymon Serbi, shkilet Kushtetuta me dy këmbët, simbolet etj. Tani minoriteti serb në Kosovë ka standarde mbi standarde, e çka i duhet Kosovë ende të sakrifikojë për serbët. Besimin e kanë humbur qytetarët edhe tek ndërkombëtarët...

Sa i përket kufijve, kemi humbur me Maqedoninë, Malin e Zi, e kur kemi parasysh edhe Serbinë, atëherë qytetarët e Kosovës, nga një politik dështuese vendore dhe asnjë qeveri deri më tani nuk ka dal në mbrojtjen e Kushtetutës së Kosovës, por gara ne mes veti se kush po jem më shumë e kush më pak. Tani edhe ju shtetet e Qunitit ku ishit deri tani për t’i mbrojtur qytetarët shumë të pafajshëm. Kisha dashur përgjigjeje nga të gjitha këto...

Prape qytetarët do i vuajnë pasojat, siç i vuajtën dhe po i vuajnë ende dhe do ti vuajnë, si nga ndërkombëtarët por edhe nga një politik total dështuese vendore..

Thuhet nga Shteteve të Qunitit ;''Nuk ka asnjë arsye për të penguar punën e Dhomave të Specializuara dhe ftojmë secilin kryesues të institucioneve, udhëheqës të partive apo deputet, të heqin dorë nga çdo tentim për të shfuqizuar apo ri-negocuar çfarëdo pjese të Ligjit për Dhomat e Specializuara. Një veprim i tillë vë në pikëpyetje përkushtimin e Kosovës për sundimin e ligjit dhe rrezikon të gjitha të arriturat e Kosovës. Kjo i vënë interesat e individëve mbi interesat e shoqërisë kosovare. Ne e dënojmë një gjë të tillë, dhe kushdo që mbështetë një gjë të tillë, do të veprojë qëllimisht kundër partneritetit të Kosovës me vendet tona. Ftojmë të gjithë liderët të Kosovës dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës të ngritin zërin kundër kësaj iniciative dhe me sinqeritet të plotë të informojnë qytetarët e Kosovës për pasojat e rënda negative, përfshirë këtu edhe procesin e integrimit ndërkombëtarë dhe Euro-Atlantik të Kosovës, nëse Kosova vazhdon në këtë mënyrë. Në të njëjtën kohë, presim që të gjitha shtetet të ndjekin penalisht ose të bashkëpunojnë në plotni, në gjykimin e krimeve të supozuara, të kryera në Kosovë''.

''Krijimi i Dhomave të Specializuara ishte mënyra e vetme për Kosovën të dëshmoj përkushtimin e saj për drejtësi dhe sundim të ligjit, dhe të vazhdojë të pranoj mbështetjen ndërkombëtare. Me ndihmën tonë, Kosova ka shënuar përparim në shtatë vitet e fundit për arsye të përkushtimit të saj për drejtësi ndërkombëtare. Vendimi i Kuvendit në vitin 2015 për të krijuar Dhomat e Specializuara ishte shenjë e qartë se Kosova refuzoi kulturën e mosndëshkimit''.

Me këtë janë në pajtim shumica e qytetarëve dhe subjekte politike,intelektual etj,por për të bëbet e juaja ndaj Shtetit të Kosovë duke favorizuar serbët dhe duke zaptuar veriun e Mitrovicës që në fillim me KFOR-in Franqez,pasojat po i vuan qytetari as ju e as politika apo qeverit e deritanishme të Kosovës.

Kur automjeti i parë i KFOR-it ka hyrë në Mitrovicë, UÇK-ja nuk ka pa pas shancë të del në veri të qytetit sepse francezët ishin vendosur menjëherë në fillim të urës dhe nuk lejonin askënd të armatosur të shkojnë në veri. Kurse para se kanë ardhe KFOR-i francez, Mitrovica veriore ka qenë e mbushur me ushtarë e paramilitare serb. UÇK nuk ka mundur të luftonë sepse atëherë veq ishte nënshkruar marrëveshja për armëpushim. Këtu ka vend për të fajësuar shume grupe por mendoj se plani i ndarjes është bërë shumë me herët se sa marrëveshja për armëpushim.

Kushtetuta e Kosovës,pra për këto dhjetë vite po shkilet nga të gjitha anët, si nga vendorët ashtu edhe nga ndërkombëtarët....

Shumë furtuna dhe luftëra kanë kaluar në Kosovën e nëpër Kosovë, por Mitrovicën, qytetin e minatorit nuk ka patur pretendime askush ta ndaj. Tani si po shifet kjo ndarje u krye në Kumanovë, kur ish diktatori serb Sllobodan Millosheviqi, atëherë pata cekur se ;Serbia ka fituar me këtë marrëveshje, dhe tani jo rastësisht KFOR-i Francës u stacionuar (menjëherë pas tërheqjes së forcave pushtuese serbe nga Kosova ,1999), në Veri të Mitrovicës.

Kjo sipas jush është e ngjashme me mbrojtjen e serbëve ndër vite dhe se në qoftë se kjo nuk është e pranueshme, thoni se serbët do të përpiqen të kontribuojnë në gjetjen e një zgjidhje tjetër të qëndrueshme.

“Aktuale apo sido që të jetë, serb apo shqiptarë. Marrëveshja në mes shqiptarëve dhe serbëve është e mundur vetëm me një zgjidhje të qëndrueshme me kompromis, me një status të veçantë për Kishën  dhe me bashkësinë e komunave serbe në jug të Kosovës”, deklaratat e Serbisë që po i pranojnë mu këto shtete të Qunitit.

Pasi, ende pa u kthyer të gjithë në Kosovë, që ishin dëbuar nga regjimi i Millosheviqit në vitin 1998-99,shqiptarët e Kosovës, KFOR-i Francës veqse ishte stacionuar në Veri të Mitrovocës, që lë të kuptoj se kjo marrëveshje ishte ''kurdisur'' me marrëveshjen e Kumanovës, e tani që na doli në ''shesh'' thënja e diktatorit Millosheviq se; ''Serbia ka fituar me këtë marrëveshje diç në Kosovë''.

Ëndrra e Serbisë po realizohet ndal nga dal, u cilësua nga Serbia

Sa i përket ëndrrës naziste të Serbisë, që me shekuj ka vepruar në këtë mënyrë, që po fsheh shteti Serb, qe po insiston që më mbajtjen e institucioneve paralele në Kosovë, gjegjësisht në veriun e Mitrovicës, po pretendon 28 për qindëshin e territori të Kosovës të kësaj ane që të kthej në në territorin e shtetit serb, për të quajtur pastaj ja ky është kompromisi në mes të dy shteteve Kosovë-Serbi,dhe menjëherë kishte për ta njohur Pavarësinë e Kosovës, dhe për ta bindur BE, dhe të tjerët se ky ishte pajtimi Kosovë-Serbi.

Në këtë aspekt Beogradi i sotëm po mundohet nëpërmjet minorancës serbe në Kosovë dhe në forma të tjera (edhe pse që katër vite) gati jemi në prag të vitit dhjetë që Kosova u ba shtet me Kushtetutë, qeveria në Beograd me një diplomaci efektive po ia arrit qëllimit, deri sa qeveria e Kosovës e shmang këtë ''akullnajë’ ‘dhe thotë se disa gjëra duhet lënë kohës. Tani, ish-Kryeministri, tani presidenti i Republikës së Kosovë, z.Hashim Thaçi ka një efori dhe besim në vete se veriu i Mitrovicës kurrë nuk do të ndahet dhe Serbia nga këtu do të teriqet me duar thatë?! Por sa do të jetë kjo e realizueshme do të shifet në vazhdimin e këtyre bisedimeve dhe shtrëngimi i dyerve të këtyre bisedimeve në mes të dy kryeministrave të Kosovës dhe atij serb,që po supozohet  të fillojnë këto muaj.

Të gjitha këto Serbisë po i mundësohet nga ndërkombëtarët që pa e njohur Kosovën si shtet dhe të cilët autoritrtet në Beograd nuk kanë kërkuar as falje,të gjitha këto neve na dëgojnë në pus pa fund ,siç thotë populli.Shteti serb nuk po i zbaton rregullat ndërkombëtare dhe askush nuk po mundet të vetëdisoj Serbinë se Kosova është shtet i pavarur dhe të drejtat e minoriteteve janë të garantuara edhe me Pakon e Ahtisarit gjë që këtë të drejt nuk e kanë minoritetet në shtetet tjera dhe sidomos vet shteti serb nuk e zbaton rregullat e ndërkombëtarëve sa iu perket minoriteteve në Serbi.Kemi tri komuna në Luginën e Preshevës dhe aty është gjendja faktike e këtij shteti,që vite me radhë jo veçse në Ballkan po shkakton trazira por ky virus i shtetit serb ka përfshirë edhe Evropë. e shtetet tjera botërore që shi me rastin e Kosovës dhe pas 18 vjet pas përfundimit të luftës,çështja e veriut të Mitrovicës ende e pasgjedhur.

Për këtë duhet të jeni në dijeni shtetet e Qunintit?

Kosova (historikisht: Dardania, zyrtarisht Republika e Kosovës, anglisht: Republic of Kosovo), është një shtet i pavarur në Evropën Juglindore. Shtrihet në qendër të Siujdhesës Ballkanike dhe kufizohet në veri dhe në lindje me Serbinë, në juglindje me Republikën e Maqedonisë, në jugperëndim me Shqipërinë dhe në perëndim me Malin e Zi. Ka një sipërfaqe prej 10.908 km² dhe popullsi prej 1.8 milion banorësh shqiptarë, pasi që serbët kanë bojkotuar procesin e numërimit.prej të cilëve afro 200 mijë banojnë në Prishtinë, kryeqyteti dhe qendra më e rëndësishme e vendit. Shumica dërrmuese e popullsisë janë shqiptarë, ndërsa komunitetet tjera përfshijnë serbët, turqit, boshnjakët, romët, ashkalinjtë, egjiptasit dhe goranët.

Me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës u bë shteti më i ri në botë. Është vatër e stabilitetit në rajon, si dhe synon anëtarësimin në NATO, Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe në Bashkimin Evropian. Kosova është vatër e vazhdimësisë së qytetërimit të lashtë iliro-dardan dhe e zhvillimit të gjuhës shqipe si pasardhëse e vetme e gjuhëve ilire.Në shek. IV p.K. u themelua Mbretëria Dardane, ndërsa më vonë pasuria nëntokësore e Kosovës luajti rol të rëndësishëm në ekonominë e Perandorisë Romake, Perandorisë Osmane dhe ish-Jugosllavisë. Megjithatë, politikat antishqiptare, luftërat, statusi politik dhe keqadministrimi ndërkombëtar e i politikës vendase në vitet e fundit kanë bërë që Kosova të radhitet si vendi më i varfër në Evropë dhe ndër më të varfrit në botë. Më 29 qershor u nënshkrua anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore. Të ardhurat nga diaspora dhe ndihma ekonomike e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara janë shtyllat e ekonomisë kosovare, që shënon mbi 40% të papunë.

Ish-njësi federale e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, Kosova është vendi i fundit që e fitoi mëvetësinë si rrjedhojë e shpërbërjes së përgjakshme të kësaj federate. Në vitin 1990, Kosova u shpall republikë dhe në vitin 1991 shtet i pavarur, mirëpo nuk arriti ta jetësonte pavarësinë e vet në rrethanat e pushtimit ushtarak serb që zgjati plot një dekadë (1989-1999). Qëndresa paqësore mbarëpopullore, Lufta e Ushtrisë Çlirimtare (1997-1999) dhe ndërhyrja ajrore e NATO-s në pranverë të 1999 i dhanë fund genocidit të Serbisë mbi popullatën shqiptare të Kosovës. Trupat e NATO-s hynë në Kosovë në qershor 1999, ndërsa po largohej ushtria serbe, dhe Kosova u administrua nga një mision i Kombeve të Bashkuara deri në 2008. Më 17 shkurt 2008, Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran dhe deri më tani është njohur nga 110 vende në mbarë botën, por vazhdon të kundërshtohet nga Serbia që pretendon sovranitet mbi gjithë territorin kosovar.

Kushtetuta akti më i lartë  juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit, tani ky dhjetë vjetor na lë të kuptojmë se kush më pak e kush më shumë,u shkelë Kushtetuta dhe u shtri përtokë mu nga ata që e shpallën,të gjitha qeverit e deritanishme dhe institucionet tona shtetërore,e si mundet të oiplikohet në Veri të Mitrovicës.

Tani, Kosova ende pa viza,ende pa u prenua ne BE,ende pa sovranitet në veriun e Mitrovicës,falë shkeljes se Kushtetutës së Kosovës për dhjetë vite,si nga vendorët po ashtu edhe nga të tjerët,ndërkommbëtarë me misionet e tyre që janë këtu për sundimin e ligjit,dhe në dëmë të qytetarëve të Kosovës,shumë të pafajshëm që i kanë humbur shpresat se dita ditës po dëmtohemi në territore,dhe do dëmtohemi ende kur kemi parasyesh demarkacionin edhe me Serbinë me këto institucione tona që e kanë bërë praktikë nënshkrimet e tyre të bukura për dhenjen e territoreve,shteteve tjera përrreth,që edhe vet ato shtete që përfituan territore dhe të tjerat në pritje,nuk kanë ëndrruar që kaq lehtë do fitojnë territore të pamerituara nga ne.

Ndryshe, dhjetë vjet më parë, dy muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, është ratifikuar Kushtetuta e Kosovës në Kuvend, e cila hyri në fuqi më 15 qershor të vitit 2008.

Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.

Kushtetuta e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë (neni 8). Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene.

Tani 9 Prilli është zyrtarisht festë shtetërore në Kosovë që do të thotë se institucionet tona shtetërore qeveritare do bëjnë plane kush në rendë të përfitojë nga ne territore bakshish....

Pjesa më e madhe e kësaj Kushtetute rrjedh nga plani i ish-presidentit finlandez Martti Ahtisaari, duke i dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

e zeza më e madhe për këtë vend është se gjenerata e gjenerata,ua keni gërditë luftrat më, (qoftë larg nga goja ime), me ba vaki naj luftë e re me ju imponue Kosovë dhe qytetarëve të saj,as një qime të flokut nuk do jen gati ta japin,se matrapazët e luftës së UÇK-së,me hajnit,korrupsionin,krimin etj,naj kanë gërtit luftarat,me veprat e tyre në liri.

(Kosova Sot Online)