Pasurimet e paligjshme si metoda të okupimit?!

Pasurimet e paligjshme si metoda të okupimit?!
Pasurimet e paligjshme si metoda të okupimit?!

Skender Mulliqi

  • 03 September 2019 - 20:37

Të grabitësh nga ata që nuk u ka mbetur gjë, është rruga më e shkurtër e pasurimit. Tu japësh të pasurëve , të cilët veq teper kan bërë nuk është mekat I madh… se ua  shumëfishon pasurinë.Secili njeri normal pyet :çka ju duhet ajo pasuri aq e madhe , kur nuk mund ta hargjojne?A kan pasanikët ndjenja karshi të varfërve , apo këto ndjenja  ju kan shuar?

Ne Kosovë, shumica janë kthyer ne rob të këtyre pasanikëve të rinjë , të cilët as brekë në bythë nuk kan pasur. Edhe pamja , edhe truri edhe sjelljët iu kan kthyer ne para! Paraja  ka krijuar zingjiret e caktuar  politikë , ka krijuar grupacionet  politike , të cilët jo që kan harruar popullin dhe atdheun, por siq thotë një fjalë e popullit” nuk po e njohin as nënën e vet”.

Këta gjysëm analfabet që po e drejtojnë shetin e ri të Kosovës  që 20 vite , nuk është qudi që pos parasë , dy lidhje nuk I kan më politikëbërje.Kjo është ana më e errët e cila I ka goditur shqiptarët jo vëtem të Kosovës.Janë bërë robë të parasë së vjedhur nga ndjersa dhe mundi I popullit.Këta  nuk kan së kah tu ikin këtyre gjerave të liga.

Demokracia  i takon popullit, kurse paraja u takon pasanikëve të politikës  .Ata që I kan robnuar , janë përfundimisht të humbur.Humbësit , nuk kan çka humbin veq nese vvhumbin edhe vet.Tradita e pasanikëve apo e hajnave , bazohet në floskulën e vetme;Kurr mos heq dorë nga ata që janë roberëruar , mos heq dorë nga  idiotet e dobishem, së kështu nuk pushon së pasuruari.

Njeriu ynë I thjesht, intelektualet … janë mbushur  plotë dhembje, kan mbetur të pa shpresë nga hajnat  politik dhe biznesor. Ky avaz dhe kjo gjendje e pa shpresë ka shumë gjasa së do të vazhdojë edhe pas këtyre zgjedhjeve. Ka fillluar fushata më rrena dhe manipulime  që veq paksa  e kan ndryshuar formën. Me struktura të pasuruara më rrugë jo ligjore, sigurisht së nuk ndryshon gjendja për të mirë , e as nuk bëhët shteti.Kur njeriu shfrytëzohet keq ekonomikisht, sigurisht së ndihet shumë I nënqmuar edhe si qënje njerëzore.Këta kan filluar të mendojnë së këtë pasuri ua ka falur Zoti, e jo që bëhët fjalë për plaqkitjen e popullit …

Shumica  sot në Kosovë, janë bërë top loje , që hudhen nga një kënd në  këndin tjeter .  Shumë do të dëshiroja që këta pasanikë ti ndrrojnë rolet vëtem për një javë, apo për  një ditë ,më të varfërit që i krijuan vet… Të ndiejnë në lëkurën e tyre së çka don të thotë  rruga e pashpresë, se edhe një ditë apo orë është tepër e gjatë dhe e rëndë, për shumë familje që po jetojnë buzë greminës ekonomike-sociale.

Ndoshta ky zëvëndësim , mos ua kishte kthjellur sado pak mendjën dhe sytë  karshi parasë. Është krim pa kujdesia karshi popullit dhe shtetit.Është  barrë e rëndë mbi supe, që herdo kurë do tu kthehet si boomerang të gjithë  keqbërësve , madje  këto zullume një ditë do ti paguajnë   shumë  keq.Populli duhet të lirohet nga utopia së vetevetiu bëhët mirë.Utopia ëshët humbëse për jetë e mot. Mu për atë , të tjerët  që e kan thënë, shumë para meje, së metodat konformiste   nuk janë treguar shumë   efikase . Mos të lejojmë të jemi humbës në pafundësi…

(Kosova Sot Online)