Kosova shtet i paralizuar

Kosova shtet i paralizuar
Kosova shtet i paralizuar

Ragip Guraziu

  • 04 September 2019 - 13:09

Kosova po vazhdon të mbetet tërësisht në duart e nëntokës kriminale të organizuar ,falë pushtetarëve aktual.Këtë e di edhe e gjithë bota.

Êshtë një fakt tepër i dhimbshëm që Kosova është një shtet i paralizuar, pa institucione funksionale, me qytetarët pa perspektivë për të jetuar në Kosovë. Është një fatkeqësi e madhe për këta qytetarë të shumëvuajtur, që nuk e kanë përjetuar akoma dorën e shtetit serioz për të mirën e tyre, dhe Kosova si shtet në letër ende po vazhdon të mbetet shteti tërësisht në duart e nëntokës kriminale dhe krimit të organizuar, pra si një shtet jofunksional, me një Qeveri jofunksionale, një Parlament jofunksional, madje edhe me kryeqytetin, me Komunën e Prishtinës tërësisht jofunksionale e deri tek sistemi i drejtësisë tërësisht jofunksional.

Në gjithë këtë shtet jofunksional, e vetmja gjë që funksionon deri në përkryerje është krimi i organizuar, ndërkaq sistemi i drejtësisë hesht, dhe lë të kuptojë se është lidhur fort zinxhiri i krimit të organizuar nga niveli lokal e deri tek ai qendror, në tri shtyllat e shtetit, e deri tek të gjitha institucionet, pa asnjë dallim, që ligjërisht do të duhej të ishin të pavarura e deri tek te gjitha partitë aktuale,prej atyre me të mëdha e deri tek këto të sapoformuara.

Derisa e kemi një shtet të tillë, që nuk jep asgjë për të mirën e qytetarit, që është i kapur dhe uzurpuar nga krimi e korrupsioni, edhe qytetarët me të drejtë janë të fokusuar tërësisht te liberalizimi dhe si të nisë ikja masive jashtë shtetit, sepse më qytetarët nuk shohin perspektivë për të jetuar në Kosovë, në shtetin e krimit të organizua.

Dy dekada anarki, vutje e qytetarëve.....

 Për këto dy dekada,krimit të organizuar, është shndërruar në shtet jofunksional, me një Qeveri jofunksionale, një Parlament jofunksional, madje edhe me kryeqytetin që i ngjan një labirinti, pra me Komunën e Prishtinës tërësisht jofunksionale, e deri te sistemi i drejtësisë tërësisht jofunksional. Punësimet në institucionet e shtetit sipas përkatësisë partiake, lidhjeve familjare dhe atyre kriminale, e kanë forcuar zinxhirin e krimit të organizuar nga niveli lokal, e deri tek ai qendror, në tri shtyllat e shtetit, e deri tek të gjitha institucionet, pa asnjë dallim, që ligjërisht do të duhej të ishin të pavarura e deri tek të gjitha partitë aktuale, prej atyre më të mëdha e deri tek këto të sapoformuara.

Qytetarët e paknaqur se si  po funksionon Republika e Kosovës

Qytetarët, të pakënaqur me mënyrën se si po funksionon Republika e Kosovës si shtet i ri, tërësisht jofunksional dhe duke injoruar interesin qytetar, mbeten të shqetësuar nga fakti se për dy dekada të realitetit të ri në shtetndërtim, nuk ka zhvillime pozitive, por shteti i Kosovës po vazhdon të mbetet tërësisht në duart e nëntokës kriminale dhe krimit të organizuar, si një shtet jofunksional, me një Qeveri jofunksionale, një Parlament jofunksional, edhe me Komunën e Prishtinës- kupola e kryeqytetit, tërësisht jofunksionale e deri te sistemi i drejtësisë tërësisht jofunksional.

Dikush pomendon se ; se shpëtimi i Kosovës do të ishte ndërprerja më e shpejtë e mandatit të këtyre institucioneve, shkuarja në zgjedhje të reja dhe pastrimi i plotë i politikës për të bërë një Qeveri më ndryshe. Siç thuhet, me Qeverinë megalomane Po aq kritikë dhe të zhgënjyer  edhe qytetarët e zakonshëm. Edhe opozita  po tregohet e papërgjegjshme dhe nuk po jep alternativë bindëse për ndryshim më të mirë të qeverisjes, por po bëjnë vetëm luftë karrieriste për pushtet.

 Por ka nga disa qytetarë që nuk e fajson këtë qevei momentale...

 ''Gjendjen e ka gjetur dhe e ka marrë të shkapërderdhur pushtetin dhe krejt jofunksional dhe duhet të jemi të lumtur për këtë që është e nuk e kemi më keq"..."Mirëpo, ne si qytetarë duhet të jemi më të kujdesshëm në votimet që vijnë, t'i çelim mirë sytë se kujt po ia japim votën, jo atyre që kanë shoqëri e lidhje familjare e klanore, por vetëm njerëzve që punojnë dhe vlerësojnë interesin e të gjithë qytetarëve të pakorruptuar e të painkriminuar. Tani, me këta njerëz kemi shtet e pushtet krejt jofunksional, shkon te njëri në zyrë të kryesh një punë e ai të dërgon tek tjetri. Këso lloj Qeverie realisht nuk kemi pasur as në kohët më të vështira, është një anarki dhe papërgjegjësi totale".

Qytetarët po  duan një shtet funksional,me prezencën të fuqishme ushtarake ( tamam Ushtri), lideret shtetëror dhe partiak qytetarët po i duan ata të përgjeqshmit e jo ata të papërgjegjshmit,të korruptuarit dhe të tejkriminuar,Jo shtet të mafio-aligarke por Shtet Fuksional,Qeveri fuksionale,Kuvend fuksional,dhe presidencë fuksionale,dhe jo si tani asnjë sistem nuk e kami fuksional deri me tani.Haradinaj: Për inat të Thaçit, nuk e dëmtoj Kosovën.

 Hashim Thaci në mënyrën e vet, po mudohet të sjell Serbinë në Kosovë,duke e shpërbërë edhe pavarësinë e shtetit të Kosovës, vetëm e vetem për t’i shpetuar Gjykatës speciale, dhe këtë mund t’ia siguroje Serbia,  e shpjegon dhe e paralajmeron rrezikun për këmbim territoresh me Serbinë, të cilën shefi i shtetit kosovar po e kamuflon me shprehjen kinse ‘korrigjim kufijsh”, ish-diplomati amerikan dhe njohësi i çështjeve ballkanike Daniel Serwer.

 Pyetja qëbajnë qytearët, a po kthehet Serbia permes pushtetarëve tanë mbeshtetës dhe komplotist, teresisht në Kosovë,edhe permes Asociacionit të Komunave serbe, ku tanime draft statuti është dorezuar në Bruksel, nderkaq që qeveriai nformatën për te do ta marrë vetëm pasi ai t`u jetë dorëzuar autoriteteve të Brukselit nga ana e ekipit menaxhues serb  për themelimin e asociacionit, ekip ky i përbërë nga 4 serbë.

 Si dhe pse  na e kthyen kjo klase politike tradhtare e komplotiste dhe  e tejinkriminuar e pushtetarëve, Serbinë “këmbëkryq” në Kosovë, edhe permes statutit të ri të asociacionit të komunave serbe, i cili tashmë është në përfundim të hartimit dhe i cili synon e kerkon edhe mundësinë e ndryshimeve kushtetuese në mënyrë që ky asociacion të ketë kompetenca ekzekutive.

Deri kur populli do te heshte dhe do te vazhdoj të toleroj pazaret mbi dhjetevjeqare të pushtetareve “tygjare e komplotiste” duke filluar nga presidenti e duke perfshire te gjithë pushtetarët e tjerë, për të rrezikuar kështu edhe fundin e shtetit të Kosovës, vetëm  e  vetem që këta detyrimisht të shpetojnë nga gjykata speciale.

Kosova gjendet në një rrezik të madh nga marrëveshja e fshehtë që mund të jetë bërë nga Thaçi e Vuçiqi

Po duket janë marrë vesh për një mini -Republikë Serbe të modelit të Bosnjës në veri të Kosovës. Asociacioni apo 'Zajednica', në cilindo variant që krijohet, është një shkelje e hapur e sistemit kushtetues e ligjor të Kosovës, sepse me këtë krijesë minoritetit serb i jepet e drejta e një përfaqësimi të nivelit të tretë të pushtetit.

Dhe, kjo formë e veprimit paralel brenda një shteti do ta rrënojë sistemin juridik unik të Kosovës. Ky rrënim do të na vijë si pasojë e Asociacionit të komunave serbe dhe marrëveshjes që po parasheh presidenti Thaçi me Aleksandër Vuçiqin e që duket se do të tejkalohen kornizat e limit të kompetencave të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese.

Tanimë e dimë mirëfilli që Gjykata Kushtetuese, në interpretimin që e ka bërë më herët, ka konstatuar se kjo marrëveshje nuk është në përputhje me frymën kushtetuese, ndërsa janë disa nene të Kushtetutës së Republikës së Kosovës që preken nga përmbajtja e marrëveshjes. Unë konsideroj se ka qenë një skandal në vete fakti që është lejuar hartimi i një statuti për Asociacionin deri në fazën finale vetëm nga një ekip serb, dhe tani askush nga Qeveria kosovare nuk ka informacione për përmbajtjen e tij, kur kemi parasysh se asnjë shqiptar nuk ka qenë i përfshirë në hartimin e këtij dokumenti të rëndësishëm.

 Pra, po del që asnjë nga krerët e institucioneve tona nuk kanë as informatën më të vogël për Statutin, që do të prezantohet në Bruksel. Unë mendoj që ky nuk është lëshim i rastësishëm, por është pjesë e prapaskenave që i ka bërë presidenti aktual i Kosovës gjatë negociatave të tij të dëmshme me Vuçiqin për Asociacioni, apo siç njihet ndryshe 'Zajednica', që është një shkelje e hapur e sistemit kushtetues e ligjor, Asociacioni do t`ia mundësojë pakicës serbe në Kosovë një autonomi substanciale në pushtetin ekzekutiv dhe gjyqësor, prandaj kjo është një fazë të rrezikshme për stabilitetin e vendit, të cilës situatë po i kontribuon negativisht edhe vetë kreu i Republikës së Kosovës, me konferencat e tij të panevojshme dhe me deklarimet për korrigjime kufijsh etj.

Koha do të tregojë se këtë e bëjnë vetëm politikanët e shantazhuar, që shpresojnë se, duke shitur interesat nacionale, mund t'i shpëtojnë burgut për krimet e tyre.

 Ndryshimi i kufijve, kapitulli i fundit i vdekjes politike të Thaçit

Dialogu duhet të zhvillohet me një figurë tjetër konsensuale, duke e lënë në 'out' presidentin Thaçi. Kësaj që u diskutua e u debatua të enjten në Kuvend i thonë katërçipërisht refuzimi i shumicës ndaj kryenegociatorit të vetëshpallur. Presidentit Hashim Thaçi tanimë është një tjetër pengesë në këtë proces, derisa e kemi këtë president me këtë ego dhe këtë politikë, edhe partitë politike do të jenë të përçara dhe jo të bashkuara. Nuk duhet të lejohet nxitimi për të nënshkruar marrëveshje të dëmshme në kurriz të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, nga ana e Hashim Thaçit, sepse kjo është vetëm për interesat e tij personale dhe nuk ka të bëjë asgjë me interesin e shtetit.

E gjithë veprimtaria e Hashim Thaçit, që nga shpallja e pavarësisë, po del se paska qenë vetëm një 'gënjeshtër', për t`ia mundësuar vetes dhe kësaj klase politike që për afro dy dekada ta udhëheqin këtë shtet, për të vjedhur dhe për të zhvatur këtë popull deri në palcë, kurse të gjitha proceset në shtetndërtim dhe zhvillim mbeten procese të dështuara që i faturohen gjithë kësaj kaste politike që ka qeverisur me vendin.

Hashim Thaçi ka vdekur politikisht kaherë dhe politika e Hashim Thaçit duhet varrosur tani, sa nuk është bërë vonë. Mirëpo, nëse pyetemi se kush prej politikës kosovare po e mban ende gjallë atë, dihet tani botërisht se janë akoma klani PRONTO dhe opozita e pavendosur, prandaj akoma po përpiqet Thaçi që me metodën e tij të njohur të krijojë kriza artificiale që më pas të shfaqet si shpëtimtari, por tani më besoj që i ka dalë ngjyra kësaj loje politike.

Vazhdimin e dinamikës gati ditore të presidentit Thaçi, që të jetë në opinionin publik me konferenca shtypi për të arsyetuar opsionin e tij të bërë publik për korrigjimin e kufijve- këmbimin e tyre mes Serbisë dhe Kosovës, si marrëveshje finale mes dy shteteve në dialogun vijues, edhe qytetarët po e shohin si një ndjesi të vetë presidentit, që për gabimet e bëra deri tani ai është duke vdekur politikisht dhe se vetëm mosveprimi më energjik i opozitës po e mban atë akoma të gjallë.

Opozita ka vetëm fjalë, se po ta kishte seriozisht do të organizonte protesta kundër presidentit të rrezikshëm që po rrezikon edhe kufijtë e shtetit….

Duke bërë pazare për interesa personale, për t'i shpëtuar Gjykatës Speciale, por edhe për t'u faktorizuar si në skenën vendore ashtu edhe në atë ndërkombëtare. Analistët thonë se Hashim Thaçi po e shfrytëzon Luginën e Preshevës si kartë, duke propozuar gjoja referendum për shkëmbimin e territoreve KosovësSerbi, e që nuk është gjë tjetër pos tallje me qytetarët, kur Kosova as nuk ka ligj për referendum, sepse e ka të ndaluar me Kushtetutë dhe në këtë formë Hashim Thaçi vetëm po i mbron interesat e Beogradit në Kosovë për t'i shpëtuar Gjykatës Speciale, si dhe për të faktorizuar veten mediatikisht.

Autori është gazetar-analist i pavarur

(Kosova Sot Online)