Cili është elektorati i partive në Kosovë?

Cili është elektorati i partive në Kosovë?
Cili është elektorati i partive në Kosovë?

Blerim Burjani

  • 04 September 2019 - 16:11

PDK-ja ka shumicën e elektoratit të vet që punojnë në shërbim civil dhe shërbim publik, prej 83 mijë të punësuarve në këto sektorë shumica mbi 85 % është e punësuar nga ky subject politik, duke mos përjashtuar edhe ndikimet e fuqishme në biznesin private ku anëtarë të këtij subjekti poltiik mbajn kompanitë e siguimeve dhe ndërmarrje të mëdha dhe kanë nën kontrollë edhe biznesin e madhë në shtet, që do të thotë se kafuqinë të dy sektorë, ky subjekt mban monopol të plotë në punësim dhe nepotizëm dhe kontrollë të shtetit dhe aseteve të shtetit si dhe në punësim nëpër ambasada në shtete të ndryshme.

Ky subject deri me tash është i pathyeshëm politikisht me klientel stabile të votimit, asnjë parti nuk ka elektorat më besnik se ky subject politik i cili me vite me radhë po siguron votat në mënyrë të tillë.

Hiq më keq nuk qëndron edhe LDK-ja edhe ky subject ka njerëz të punësuar në shërbim civil dhe shërbim politik dhe diplomatik.

PDK dhe LDK janë subjekte poltike me elektorat më stabil, përderisa VV ka problem të theksuara edhe pse marketingu po bëhet i madhë nga disa mediume private në Kosovë, duke i dhënë shpresë se janë subjekti madhë dhe do të mund të fitojnë zgjedhjet.

Mirëpo të analizojmë elektoratin e këtij subjekti ai është ndar përgjysmë pas largimit të 12 deputetëve të saj dhe tash janë në PSD, elektorat të vetin në Prishtinë të marr nga VV.

VV-ja, është reduktuar dukshëm në Prishtinë dhe në rrethin në disa fshatra të Prishtinës VV edhe nuk ka?

Cili është elektorati i këtij subjekti poltiik a po shpresa e saj? Rinia dhe ata që nuk dalin në zgjedhje janë shpresa e vetme e këtij subjekti të përfitojë poltiikisht. Nëse dalja e qytetarëve nuk rritet ky subject mundte jetë vetëm me  elektorat të për gjysmuar VV po mbledhë persona  që nuk kanë të përbashkët  me këtë parti që fare nuk kanë lidhje me VV, por e din apo së paku mendojnë se ata mund të dalin së paku të dytë në këto zgjedhje sipas tyre dhe andaj i bashkangjitën atyre për qëllime personale të përfitimit, por s’kanë lidhje me Albinin e as me VV.

Disa njerëz që aderojnë aty janë PDK dhe disa me herët ithtar të LDK që nuk i ka desht t’I pranojë. LDK është një subject politik problematik për bashkëpunim dhe jo i hapët dhe i vet kënaqur me njerëz që ka pa asnjë freskim të vetëm, por PDK që si subject më së shumti kritikohet duket shumfishë më I hapët ndaj të gjithëve atyre që done të aderojnë në të.

Edhe pse kurrfar roli nuk i japin atyre në këtë parti edhe kur të aderojnë, por i mbajn si makin propagnduese për secilën palë zgjedhje.

Elektorati i VV-së është për momentin i padijshëm, por shpresa është se do të dalin më shumë të rinj në zgjedhje dhe të pakënaqur e që janë hiq më pak se 65% kësaj here me të drejt vote, në këto zgjedhje nuk do të dalin më shumë se 35% ose edhe më pak, një shënim negativ në dalje është vrejt në Komunën e Ferizajit, ku për kryetar të komunës në vitin 2012 kanë votuar vetëm 27% .

VV-ja, është subjekt i tipit socialist e kësaj here shumë u shpenzua se ska çka flet as për ruajtje të ndërmarrjeve pubblike që janë qerdhe të PDK dhe LDK  siç është PTK-Vala të cilën e mbron nga privatizimi a është qerdhe e militantëve të PDK e PDK ka votat që veç i çmenduri ka mundur të besojë se do të ndodhë privatizimi i Valës, sepse PDK ka njerëz dhe AAK kohrave të punëuar me bollëk.

VV-ja, më është shpenzuar në kuptimin e ofertave sociale, Kosova është shtet I joekonomisë së tregut, por synon ekonomin e tregut, por shteti i Kosovë nuk ka para me bërë Kosovën Suedi me fonde që ka proklamuar ky subjekt, këtë subject po e genjejnë ata që kanë aderuar në të se ata e dojnë duke pas parasysh se asnjë prej tyre nuk është soacilaist e as komunist e as demokrat, por interesgji.

Në Prishtinë 90 %  të elektoratit të dikurshëm të VV-së e kontrollon PSD-ja me shkolla dhe me lagje, një numër i ri i është bashkuar LVV-së edhe pse ishin të gjithë të zhgënjyer në të kur u ndan me Shpendin dhe njerëzit e tij.

VV-ja, nuk ka elektorat stabil në Drenicë ku s’kanë e asgjë, në tre komunat e këtij regjioni. Në Dukagjin s’kanë asgjë të fuqishme që ata i sjellë në ndonjë pozitë të favorshme. Në Podujevë tërësisht kontrollohet nga LDK-ja. Në Prishtinë LDK vjen e para e më pastaj vjen PSD dhe VV. Në Ferizaj PDK dhe LDK bazuar në zhvillimet e  elektoratit në këto komuna.

Nëse nuk dalin të pakënaqurit e deritashëm me politikën e udhëhequr deri tani VV do të merr vetëm 16% të elektoratit nëse dalin të pakënaqurit dhe rinia ata mendojnë se i marrin 30%  gjë asnjë subjekt vetëm nuk mund të marr më shumë se 25 % me koalicione kanë marr deri në 36%,  por asnjëherë 40% s’kanë mundur të marrin si PDK e LDK.

Elektorati i AAK-së është në  Deçan, Pejë dhe Gjakovë dhe aty këtu nëpër komuna tjera, ky subjekt politik nuk ka elektorat stabil përveç Deçanit këtyre tjerave asnjëherë nuk i’u dihet ka anojnë. Në Gjakovë votojnë për interes të tyre kush është më i forti atje fiton, Gjakovarët ose duhet me votuar për partitë e mëdha ose gjithmonë kanë me mbet të varfër që edhe të injoruar.

AAK-ja ka pak shumë elektorat nëpër Kosovë, ka fituar kryetar të komunave në zgjedhje lokale, por ata janë vetëm individ që kanë fituar që nuk janë vota të ardhura për këtë subjekt, por për individ. AAK dhe PSD  nuk mund të marrin së bashku më shumë se 12 % gjë nuk është dobët.

Fokus grupet votuese:PDK klientela e punësuar në shërbim privat dhe publik dhe disa biznese të fuqishme private.

Fokus grupi i votuesve :LVV –të pakënaqurit dhe rinia.

Fokus grupi i votuesve të LDK-gjenerata e vjetër dhe pasardhësit e tyre.

Fokus grupi i votuesve të AAK-së Deçani dhe rreth 30% të pejanëve gjenerata e mesme dhe e gjakovarëve. Shumë pak nëpër komuna tjera ka gjeneratë të re  që votojnë këtë subjekt dhe disa individ të dikurshëm që ishin në PDK dhe e votojnë këtë subjekt për arsye inatesh.

Fokus grupi i votuesve NISMA-Malishevë e vogla do të hynë në kuvend si rezultat i koalicioneve ndërmjet veti.

Skena politike mbetet e njëjtë pa ndryshime por sikur edhe pa ndryshime në jetën e qytetarit.

Problemi më i madh është për çka duhet të votoj qytetari?

Ndryshim s’ka, por ka riciklim të partive që janë në skenën politike qe 20 vjet. Cili duhet të jetë motivi i daljes së qytetarëve përveç atyre që kanë përfituar në punësim partiak.

Demokracia është në rrezik në Kosovë, qytetarët duhet të organizohen ndryshe dhe të ngritin vetdijen se nuk duhet punësuar badihavgji me votën e tyre që as shitore nuk kanë dhe janë të papunë që presin të hynë në punë me votën e qytetarit për ndryshe ishin ikur kaherë si azilantë në shtetet perëndimore.

(Kosova Sot Online)