Vjosa Osmani kryeministre,Kosovës i duhet një reformatore kryeqeveritare si nje “M. Thatcher apo një A. Merkel” shqiptare.

Vjosa Osmani kryeministre,Kosovës i duhet një reformatore kryeqeveritare   si nje “M. Thatcher apo një A. Merkel” shqiptare.
Vjosa Osmani kryeministre,Kosovës i duhet një reformatore kryeqeveritare   si nje “M. Thatcher apo një A. Merkel” shqiptare.

Skender Kapiti

  • 11 September 2019 - 11:46

Reforma jetike për Kosovën është Refoma në Drejtësi, VETTING-u, dhe dekriminalizimi i politikës kosovare.

Nuk ka zhvillim kur  përsëriten të njejtat gjëra por nën maska të ndryshuara, të ndërruara sepse  vetëm sa po përsëriten vazhdimisht papërgjegjshmëritë, padrejtësitë, mashtrimet, spekulimet, hipokrizitë dhe korrupsioni si dhe pandëshkueshmëria e autorëvë prej të cilëve vijnë këto marrëzira dhe tradhëtira. Atë për të cilën ka nevojë shteti dhe shoqëria është domosdoshmëria për reforma të pandërprera ligjore dhe demokratike, aq më tepër kur si Shqipëria ashtu edhe Kosova nuk kanë as kulturë dhe as trashëgimi të gjatë dhe të mirëfilltë shtetformimi demokratik.

Pra edhe Kosova si një shtet i ri demokratik, asaj i duhen patjetër ndërmarrja dhe kryerja e reformimit të shtetit, dhe reformimit e konsolidimit të shtetit i paraprijnë Reformimi i sistemit të drejtësisë,i ndërtimit dhe funksionimit të shtetit ligjor, gjë e cila deri tani është një deficit i madh , dhe kjo vjen fatkeqësisht pasi po prej këtij deficiti ligjor dhe të sistemit të drejtësisë vuan edhe Shqipëria prej 100 vitesh shtet, prej së cilës Kosova nuk pati se çfarë të marrë  as si shëmbull, as si model dhe as si ndihmë

 Nuk mundet qe kjo drejtësi dhe madje as Gjykata Speciale që ta fuse sistemin politiko-juridik  në Kosovë ne binarët e ligjit, të drejtësisë dhe të demokracise. Kete e ben vetem nje Ligj VETTING-u si ky ne Shqipëri. Por problemi eshte se kush do ta beje te mundur miratimin e nje Ligji per Reformimin e Drejtesise ne Kosovë si dhe zbatimin e tij?

 Kush do ta bëjë Reformimin e Drejtësisë në Kosovë?

 Kete ne demokraci e ben politika.

Këtë e bëjnë ata individë  të cilët i mirëzgjedh politika dhe demokracia. Politika dhe demokracia duhet t’ua besojë  pushtetin, autoritetin dhe qeverisjen individëve të cilët kanë dhëna prova dhe kontribute personale dhe familjare për interesin e lartë kombëtar, ata të cilët kanë trashëgimi patriotiko-kombëtare, ata të cilët janë seriozë dhe të përkushtuar për t’i shërbyer atdheut dhe kombit dhe ata të cilët interesin personal e shohin brënda interesit kombëtar.

Pra nga aktorët politik dhe nga personalitetet per nje nisme reformatore te tille për reformimin e shtetit dhe të drejtësisë  aktualisht me zgjedhjet e 6 Tetorit 2019 janë ata të cilët nuk janë konsumuar politikisht dhe as nga qënia e tyre në pushtet , pra as në qeverisje. Dhe kjo  është Vjosa Osmani

 Une kete opinion e kam nxjerre edhe nga informacionet e shumta që mësoj dhe i marr nga qytetaret si dhe nga  analizat serioze te opinionisteve dhe te analisteve potente ,te vertete  dhe te guximshem te cilet i bejne realisht, paanshmërisht dhe me fakte e argumente skanimin si politikes, të qeverisjes ashtu edhe të drejtesise ne Kosovë, dhe që rezulton se politikanët e pushtetit të cilët kanë dështuar dhe që janë shkaktarët e keqfuksionimit të institucioneve dhe të drejtësisë në Kosovë, shkaktarët e varfërisë, të korrupsionit dhe të eksodit të qytetarëve; shkaktarët e bllokimit dhe të mosintegrimit të Kosovës  të cilët edhe mundohen më kot që ta vetëshkruajnë biografinë e tyre,por që realiteti i sotëm, pra madje edhe “i kohës së tyre” ua ka nxjerrë dhe çjerrë maskën e mashtrimeve, të hipokrizve, të tradhëtive e pabesive publike të tyre si mashtrues e keqbërës publik.

 Kosovës i duhet një politikë e re dhe një qeverisje e re e cila është e aftë dhe e besueshme për t’u përballur e sfiduar sfidat dhe problematikat e akumuluara prej vitesh, probleme te krijuara nga papergjegjshmeria dhe nga paaftesia, nga mosdeshira dhe mosvullneti i paraardhesve të pushtetit, nga abuzimet dhe korrupsioni, nga ajo se politika me shume se kushdo tjeter per te bere pune te mira dhe te duhura per interesin publik, per te miren e pergjithshme, per ndertimin dhe funksionimin e shtetit ligjor, per kombin dhe për  integrimin së pari duhet të realizojë kryereformën , apo reformën e reformave, Reformën jetike për Kosovën që është  VETTING-u në Drejtësi dhe dekriminalizimi i politikës. Ky do të ishte premtimi real dhe ai që duhet ta bëjë poqese populli ia beson qeverisjen Znj. Vjosa Osmani, pasi ajo duket dhe premton realisht se ka vullnetin,përkushtimin,seriozitetin dhe kapacitetet intelektualo-profesionale politike .

 Pushtetaret ne Kosove deri me sot jane prirur vetem ne drejtim te interesit personal dhe te ngushte partiako-partizan.

 Pra, sot si problemi me madhor qe ka Kosova është problemi i drejtesise, pasi drejtesia ka funksionuar ne te gjithe keto vite qe nga Çlirimin i Kosoves si nje sistem i korruptuar dhe si drejtesi politike. Dhe me keta politikane prandaj nuk kryhet Reformimi i sistemit te drejtesise, sepse Reformimi dhe VETTING-u i Drejtesise do ta pastronte edhe politiken, gjë për të cilën nuk është dakord politika aktuale në Kosovë, elita dhe establishmenti politik i cili e ka dominuar politikën, pushtetin dhe qeverisjen deri tani.

 Pra sfida e pare kryesore për Vjosën do të ishte  Reformimi i sistemit te drejtesise ku Vjosa do të duhet të jetë promotori më i guximshëm, më i mundshem dhe më i besueshëm politik per nje nisme për  miratimin e VETTING-ut. Pra ndoshta ka ardhur momenti që Kosovës do t’i duhej një reformatore dhe kryeministre  si “M. Thecer apo një A. Merkel” shqiptare

Kur paraardhesit ndertojne e punojnë mbrapsht  dhe keq dhe kur diçka niset e ngrihet keq atehere eshte shume e veshtire qe ajo te perfundoje mire dhe si duhet, pa kosto dhe pa sakrifica te medha.

 Duhet nje ndermarrje politike per Reformimin e drejtesise, pasi dhe me pastaj është ligji ai i cili e pastron politiken dhe e ruan demokracine nga krimi, korrupsioni dhe nga pandershmeria e politikes. Ne keto kushte gjykoj se duhet aktualisht nje mbeshtetje e fortë e opinionit qytetar  per ndëshkimin e elitës politike dështake të derimësotme dhe besimin te politika e re.

(Kosova Sot Online)