Zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe Vjosa Osmani

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe Vjosa Osmani
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe Vjosa Osmani

Nikë Gashaj

  • 11 September 2019 - 20:21

Sikurse është e njohur, me 6 tetor 2019, do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë. Lidhja Demokratike e Kosovës kandidoi znj.Vjosa Osmanin për kryeministre të Qeverisë së Kosovës. Referencat e saja të larta profesionale, shkencore dhe politike e rekomandojnë atë për mbështetjen e shumicës së trupit elektorial të Kosovës.

Sipas të dhënave biografike: Vjosa Osmani e ka kryer fakultetin juridik në Prishtinë me sukses të shkëlqyeshëm, si dhe studimet për master dhe doktoraturën në Universitetin e Pitsburgut, në SHBA. Në vitin 2005 është shpërblyer dy herë nga Universiteti i Pitsburgut: me Çmimin “Excellence For The Future Aëard” dhe me Çmimin Sheth Internacional Achievement Aëard”, për kontributin e saj në fushën e të drejtave të njeriut. Po ashtu është ligjeruese në dy Universitete: Prishtinë dhe Pitsburg.

Ajo ka qenë shefe e stafit të Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu; pjesë e palës shqiptare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, për mbrojtjen e pavarësisë së Kosovës. Për tri mandate deputetja më e votuar e Palamentit të Kosovës. Si politikane është e treguar: e aftë, objektive, guximtare, vizionare dhe e vendosur për ruajtjen dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të Kosovës dhe të sovranitetit të plotë të shtetit të Kosovës. Në angazhimin e saj politik është treguar luftare energjike kundra korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa në anën tjetër, është ithtare për ndërtimin dhe funksionimin konsekuent të pushtetit ligjor dhe kushtetues.

Ka qenë Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investme strategjike; kryetare e Komisionit për integrime Evropiane; nënkrytare e Komisionit për Reforma kushtetuese në Kosovë.

Ajo nuk ka hipoteka nga e kalura e luftës së Kosovës, kundra saj nuk mund të ngritet, aktakuza apo aktpadi për krime të luftës, e që është me rëndësi te ndërkombëtarët, por dhe për ecjen përpara të shtetit të Kosovës. Për sfidat e kohës së re bashkëkohore dhe për ndertimin e shtetit modern të Kosovës, është i nevojshëm një profil i ri i kuadrave – eksperteve të dëshmuar në fusha të ndryshme, me ide, vizone dhe mundësi të reja progresive.

Më në fund znj.Vjosa Osmani i takon moshës së re, andaj ka dhe energji fizike dhe intelektuale të konsiderueshme, si dhe cilësi karizmatike për të drejtuar Qeverin e Kosovës dhe për të zhvilluar Dialogun, Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen e ndërsjellët shtetërore. Gjithë ashtu, zgjedhja e saj për kryeministre, paraqet dhe një akt me rëndësi të barazisë dhe të emancipimit politik më të madh të femëres shqiptare.

(Kosova Sot Online)