Shqiptarët nuk janë vonuar për t’i kënduar presidentit të SHBA-ve, Donald Trump

Shqiptarët nuk janë vonuar për t’i kënduar presidentit të SHBA-ve, Donald Trump
Shqiptarët nuk janë vonuar për t’i kënduar presidentit të SHBA-ve, Donald Trump

Ragip Guraziu

  • 12 September 2019 - 19:07

Këngë për Donald Trump

“Me Donald Trumpin, amerika e madhe… do të jetë miku i shqiptarëve” thuhet ndër të tjera në tekstin e kësaj kënge’’. Se Fitorja e Trumpit u rikthen serbëve ëndrrën për Serbinë e madhe,ishte më shumë se humor.

Duke pritur lëvizjet e para të kryetarit të sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, një numër i caktuar i analistëve politik serbë, pak a shumë në mënyrë të hapur, sugjerojnë se ai do ta përmirësojë atë që lehtësish e quajnë “padrejtësi e bërë ndaj Serbisë”.

Duke gjurmuar sinjalet e një kthese amerikane ndaj Ballkanit, disa medie e kanë nxjerrë qëndrimin e këshilltarit për politikë të jashtme të presidentit të zgjedhur Trump, Valid Fares, i cili në një analizë në vitin 2007 kishte theksuar që “nëse shqiptarët e Kosovës e arrijnë pavarësinë, të njëjtën duhet mundësuar edhe serbëve të Bosnjës”.

Zharko Koraq, politikan opozitar në Serbi, ish- zëvendëskryeministër në qeverinë e Zoran Gjingjiqit, thotë se ideja që Republika Serbe është një lloj kompensimi për Kosovën dhe që herët a vonë do të bëhet shtet i pavarur ose pjesë e Serbisë, ndonëse, sipas tij, Serbia nuk ka qenë asnjëherë përtej lumit Drini, në esencë është një ide e vlefshme në Serbi.

“Natyrisht që qeveria nuk e përfaqëson hapur këtë ide, por në praktikë, në mënyrë thelbësore, e përkrahë atë. Në Serbi ka shumë pak prej atyre që mendojnë se Bosnjë e Hercegovinës i nevojitet ndihma që të rindërtohet si shtet. Në praktikë, marrëdhënia me Banjallukën (qendër e Republikës Serbe) nuk është e privilegjuar, por është e vetmja. Serbia nuk ka asnjë marrëdhënie me Sarajevën”,  Koraq.

Ai ka shtuar se “në Serbi, kjo është ideja më e rëndësishme e politikës së jashtme, e cila mbulohet vetëm me një komentim të tejdukshëm se ‘e respektojmë marrëveshjen e Dejtonit’. Por, në fakt, ajo është e vlefshme pak a shumë tek të gjitha partitë politike, me përjashtime të vogla”, ka thënë Koraq.

Në anën tjetër, historiani Çedomir Antiq, thotë se nuk është e ndershme të flitet për një kompensim, sepse, siç thotë ai, qytetarëve të Kosovës u është dhënë pavarësia duke e prezantuar atë si një rast unik, ndërkaq që në momentin e shpalljes së pavarësisë nuk është mbajtur referendumi. Megjithatë, ai nuk ka dyshime që shqiptarët, të cilët përfaqësojnë shumicën e popullsisë në Kosovë, do të votonin për pavarësi.

“Serbia asnjëherë nuk e ka shpallur bashkimin me Republikën Serbe e as ndonjë organ shtetëror ose para-shtetëror nuk ka propozuar krijimin e Serbisë së madhe. Memorandumi i Akademisë së Arteve dhe Shkenca të Serbisë, në asnjë version që është publikuar, nuk flet për atë që Serbia duhet të zgjerojë kufijtë e saj. Milosheviqi e kishte pranuar kufirin në Dri në vitin 1992, në muajin e parë të luftës."

"Ne këtu po flasim për të drejtën e një populli, i cili e ka shtetin e vet, që nuk është i pavarur, por që ta shpallë pavarësinë. Unë mendoj që kjo e drejtë është e pakontestuar. Sidomos, pas vendimit të Gjykatës ndërkombëtare, të cilën e ka diktuar administrata amerikane në vitin 2010”, ka theksuar Antiq, duke iu referuar mendimit këshillëdhënës të Gjykatës ndërkombëtare për drejtësi në Hagë që shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Në anën tjetër, të gjithë ata që deri më tash kanë qenë në pushtet në Serbi, duke u thirrur në Marrëveshjen e Dejtonit, kanë ripërsëritur se e respektojnë integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës, përderisa në anën tjetër, në të njëjtën kohë, i kanë forcuar lidhjet me Republikën Serbe, që është njëri prej entiteteve, në kuadër të marrëveshjes për lidhje speciale.

Megjithatë, është e pakontestueshme që në qarqe të caktuara Republika Serbe konsiderohet si përfitimi i vetëm pas luftërave të viteve 90, si dhe ngjarjeve të mëvonshme, sikurse ndarja e Malit të Zi dhe e Kosovës. Besohet që një ditë, kur të arrihen kushtet, Republika Serbe do ta arrijë mëvetësinë. Madje edhe kryetari i këtij entiteti, Milord Dodik flet që “lidhur me referendumin për shkëputje, është qëndrim i partisë që kjo ndonjëherë të niset si iniciativë”.

Shpresa dhe një llogari, gjithsesi që ekzistojnë, thotë publicisti Momqilo Xhorgoviq, duke iu përgjigjur pyetjes se sa qarqet e caktuara në Serbi llogarisin në Republikën Serbe, si një lloj i kompensimit për Kosovën.

“Unë e kam të njohur që Dobrica Qosiq ka pasur qëndrim që Serbia në shekullin 20 ka nisur që të lëviz në veri, ne veri-perëndim drejt Evropës, në mënyrë që në shekullin 21 do të duhej që ta braktisë lëvizjen kah jugu. Do të thotë që të kthehet nga Kosova dhe të vazhdoj në perëndim. Me siguri që me këtë ka menduar në Bosnjë e Hercegovinën”, tha Xhorgoviq.

Lidhur me paralelen e tërhequr se në rast se ka mundur Kosova të pavarësohet, pse kjo të mos jetë e mundur edhe për Republikën Serbe, ka folur para rreth 2 vjetësh edhe Patriarku i Kishës ortodokse Serbe, Irinej. Në një intervistë për një të përjavshme, në pyetjen se si nga Banjalluka dhe shpeshherë edhe nga kryetari i Republikës Serbe, Milorad Dodik, dëgjohen porosi që në Republikën Serbe duhet të mbahet referendumi përmes të cilit do të shkëputeshin nga Bosnjë e Hercegovina, patriarku ishte përgjigjur që “kjo nuk do të ishte ndonjë gjë për tu çuditur. Ky proces tashmë ka nisur. Nëse mundet Kosova që të ndahet nga Serbia, pse të mos ndahet Republika Serbe nga Federata e Bosnjë e Hercegovinës dhe t’i bashkohet Serbisë”, pati thënë patriarku Irinej.

Tashmë tabloidët proqeveritar, të cilët fitoren e Donald Trumpit e festuan me parullën “Trump, serb”, po e ushqejnë rrëfimin në lidhje me rishikimin e historisë së Ballkanit në favor të Serbisë.

Ndonëse e vë në dukje që as komentuesit më të informuar në Amerikë, në këtë moment, nuk e dinë se cila do të jetë në të vërtetë politika e jashtme e Donald Trump-dhe administratës së tij, madje nuk dihet ende se kush do të jetë sekretar i shtetit, Zharko Koraq vlerëson se është vështirë e besueshme që politika amerikane do të ndryshojë në mënyrë aq drastike.

Një gjë e tillë, sipas tij, do të ishte në kundërshtim edhe me politikën e Bashkimit Evropian, edhe pse një numër i vendeve të saj nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës.

“Kjo do të nënkuptonte se po krijohet një bërthamë e re e jostabilitetit në Ballkan, në zemër të Evropës. Vështirë që Amerika do të bënte lëvizje në Ballkan, e para së gjithash në Bosnjë e Hercegovinë, gjë që do të ishte në mënyrë të drejtpërdrejtë në kundërshtim me qëndrimet politike të Evropës”, vlerësoi Koraq.

Çedomir Antiq thotë se disfata e Hillary Clinton nuk nënkupton fitore të ‘miqve serbë’ në Amerikë.

“Në qoftë se në SHBA fiton ndonjë herë presidenti, i cili kujdeset për idealet e themeluesve të SHBA-së, ai do të lejojë që 1 milion e 100 mijë serbë në Republikën Serbe të marrin të drejtat e njëjta që i kanë të gjithë popujt tjerë evropian, e të cilat, në rastin e shqiptarëve, i konfirmuan fuqitë e mëdha në vitin 2008”, konsideron Antiq.

Pritjet e tilla janë joreale, qoftë momentalisht, qoftë në shtigje të gjata, vlerëson Momqilo Xhorgoviq, duke theksuar që çështja e Bosnjë e Hercegovinës është çështje e madhe diplomatike dhe strategjike dhe se në të i kanë interesat Evropa, SHBA-të dhe Azia.

“Sidomos, në qoftë se i kemi parasysh sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë, ndërkohë që këtu gjithnjë e më shpesh mund të dëgjohet paralajmërimi që Republika Serbe është nën patronazhin e Rusisë. Kjo çështje nuk do të hapet sidomos tash, kur Serbia është në rrugë të rëndë kah Bashkimi Evropian dhe mendoj që, në një mënyrë, provokimet e tilla dhe shkrimet e tilla, vetëm sa i ia vështirësojnë asaj këtë rrugë”, theksoi Xhorgoviq. (REL)

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po del të jetë njeriu më i kërkuar nga politikanët e Kosovës për një foto rasti. Pas ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, i apasionuar pas një fotoje me Presidentin Trump ishte edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e shfrytëzoi rastin në Paris duke bërë një foto me të. E këtë fotografi Thaçi po e paraqet edhe si një mbështetje të fortë të Presidentit Trump për dialogun me Serbinë dhe marrëveshjet që pritet të arrihen.Përkrahja e SHBA-së kundrejt vendeve evropiane, veçanërisht ndaj Kosovës, nuk është zbehur pas fitores së Donald Trump-it dhe si rrjedhojë e kësaj, SHBA po e shtyn përpara procesin e shndërrimit të FSK-së në ushtri, madje do të fillojë të bëjë më tepër presion në shtetet e Bashkimit Evropian, të cilat nuk e kanë njohur ende Kosovën si shtet, si dhe do të vazhdojë të jetë ndihmuese në proceset integruese të Kosovës në NATO dhe në BE.“Fitorja e Trump-it ka ngjallur frikë të madhe në mesin e shumicës së vendeve evropiane, për shkak të politikës së tij karshi Rusisë, por edhe përkundër kësaj, politika e jashtme amerikane nuk ka ndryshuar karshi vendeve evropiane, sidomos karshi Kosovës, të cilën po e shtyn drejt finalizimit të proceseve integruese”, vlerësoi Bugajski, nën arsyetimin se “një shtet mund të konsiderohet si i tillë vetëm atëherë kur bëhet me forcë ushtarake të përgatitur mirë dhe të gatshme për ta mbrojtur veten dhe kufijtë, si dhe për të dhënë kontribut edhe në NATO”.Kur Boris Johnson fitoi garën e partisë së tij konservatore në muajin korrik për të pasuar zonjën Theresa May si kryeministër i Britanisë, Presidenti Donald Trump e përshëndeti fitoren e tij, duke e quajtur atë “Trumpi i Britanisë”.

Trump e shkarkon nga Shtëpia e Bardhë armikun numër 1 të Kosovës, no koment…

1Presidenti amerikan, Donald Trump, sapo ka njoftuar se e ka shkarkuar nga detyra këshilltarin e tij për Siguri Kombëtare, John Bolton.

Trump njoftimin e ka bërë përmes një postimi në Tëitter, ku ka thënë se nuk është pajtuar  me shumë sugjerime të Boltonit.

E informova John Boltonin mbrëmë se shërbimi i tij nuk është më i nevojshëm në Shtëpinë e Bardhë. Unë fuqishëm nuk po pajtohesha me disa nga sugjerimet e tij, ashtu sikur të tjerët në Administratë, prandaj e pyeta Johnin për dorëheqje, të cilën e dha këtë mëngjes. E falëndëroj Johnin shumë për këtë shërbim.

Trump tutje ka shtuar se do ta emëroj Këshilltarin e ri për Siguri Kombëtare javën e ardhshme.

Ndryshe, Bolton ka raporte të mira me Serbinë, ndërsa në vitin 2008 kishte kundërshtuar pavarësimin e Kosovës sa ishte ambasador i SHBA’së në Kombet e Bashkuara. 

Kush ishte John Bolton?

 “Shërbimet e tij nuk janë më të nevojshme në Shtëpinë e Bardhë”, tha presidenti amerikan, Donlad Trump, teksa njoftoi se ka shkarkuar nga detyra këshilltarin e tij për siguri kombëtare, John Bolton.

“Nuk jam pajtuar me shumë nga sugjerimet e tij, ashtu si edhe të tjerët në administratë”, shkroi Trump në Twitter.

Bolton dha një version tjetër të ngjarjes: “Ofrova dorëheqjen time mbrëmë dhe presidenti Trump tha ‘le të flasim nesër’”.

Bolton, ish-diplomat, i është bashkuar administratës në prill të vitit 2018. Ai ka qenë këshilltari i tretë i Trumpit për siguri kombëtare, pas Michael Flynnit dhe HR McMasterit.

Paraprakisht ka shërbyer në administratat e Ronald Reaganit, George Bushit të vjetër dhe George Bushit të ri.

Ai ka ndihmuar në krijimin e rastit kundër Saddam Husseinit, duke thënë se ish-diktatori irakian ka poseduar armë të shkatërrimit në masë, por kjo teori më pas ka dalë të jetë e gabuar.

Në vitin 2016, Bolton ka bërë thirrje që Irani të bombardohet.

Në një shkrim të publikuar nga Wall Street Journal, pak kohë para se të emërohej nga Trumpi, ai ka përmendur mundësinë e sulmeve edhe në Korenë e Veriut.

Megjithatë, pasi i është ribashkuar Shtëpisë së Bardhë, Bolton e ka ndryshuar tonin: “Duhet ta dini paraprakisht se pikëpamjet e presidentit nuk janë gjithmonë tuajat", ka thënë ai.

Bolton, së voni, ka qenë kundër negociatave midis Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve. Thuhet se ai ka bërë përpjekje të mëdha për të bindur Trumpin që të mos nënshkruajë marrëveshje paqeje me talibanët, duke argumentuar se militantëve nuk mund t’iu besohet.

Trump, në anën tjetër, thuhet se është përgatitur që këtë marrëveshje ta finalizojë, duke i ftuar udhëheqësit talibanë në Shtetet e Bashkuara.

Sipas gazetës New York Times, kjo e ka acaruar Boltonin, i cili ka argumentuar se presidenti mund t’i tërheqë trupat amerikane nga Afganistani “edhe pa shkuar në shtrat me një organizatë përgjegjëse për vrasjen e mijëra amerikanëve gjatë 18 vjetëve të fundit”.

Trump, më pas, i ka anuluar bisedimet me talibanët, ashtu si edhe ftesën e planifikuar për ta.

Këshilltarit të deritashëm të tij thuhet se nuk i kanë pëlqyer as takimet e përsëritura me udhëheqësin verikorean, Kim Jong Un, përkundër refuzimit të këtij të fundit për të hequr dorë nga programi bërthamor.

Në takimin e fundit në qershor, në atë që njihet si Zona e Çmilitarizuar midis dy Koreve, Bolton nuk e ka shoqëruar Trumpin.

Një ditë para shkarkimit të tij, zyrtarë të Koresë së Veriut kanë thënë se janë të gatshëm të rinisin bisedimet me SHBA-në, për çarmatosjen bërthamore.

Tensionet midis Trumpit dhe Boltonit në muajt e fundit thuhet se i ka rritur edhe vendimi i presidentit për të anuluar një sulm të planifikuar ndaj Iranit, pasi ky i fundit ka rrëzuar një dron amerikan.

Bolton i ka favorizuar sulmet ndaj Iranit, por, në publik, ai ka bërë përpjekje t’i minimizojë dallimet me presidentin.

Edhe pse Trump ka thënë se është i hapur ndaj një takimi me presidentin iranian, Hassan Rohani, Bolton nuk e ka parë këtë si ndryshim të pozicionit të presidentit.

“Ai do të takohet me këdo që të bisedojë”, i ka thënë Bolton Radios Evropa e Lirë. “Ai është negociator. Ai bën marrëveshje. Por, të bisedosh me ta nuk nënkupton – për presidentin Trump – nuk nënkupton ndryshimin e pozicionit”.

Trump gjithashtu thuhet se është zhgënjyer me Boltonin, për shkak të përpjekjeve të dështuara për ta hequr nga pushteti presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro.

Washington Post shkruan se Bolton nuk i ka pëlqyer as këmbënguljet e përsëritura të presidentit që Rusia të rikthehet në G7, apo grupin e shtatë vendeve më të industrializuara.

Bolton, në disa raste, ka përsëritur se Shtëpia e Bardhë e mbështet fuqishëm arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve.

Në gusht të vitit 2018, Bolton ka thënë se SHBA-ja nuk e përjashton as idenë e korrigjimeve territoriale, nëse Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për një gjë të tillë.

Deklarata e Boltonit më 24 gusht, 2018.

Pas shkarkimit të tij, sekretari amerian i Shtetit, Mike Pompeo, tha se udhëheqësit e huaj nuk duhet të mendojnë se politikat e jashtme të Trumpit do të ndryshojnë me largimin e ndonjë zyrtari nga administrata e tij.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Trump ka emëruar zëvendësin e Boltonit, Charles Kupperman, si ushtrues detyre të këshilltarit të sigurisë kombëtare.“Çështja e arritjes së stabilitetit në Ballkan është shumë e rëndësishme për ne”, ka thënë atëbotë Bolton.

“Me Donald Trumpin, amerika e madhe… do të jetë miku i shqiptarëve” thuhet ndër të tjera në tekstin e kësaj kënge’’. Se Fitorja e Trumpit u rikthen serbëve ëndrrën për Serbinë e madhe,ishte më shumë se humor. 

(Kosova Sot Online)