Debatet anticivilizuese dhe sjelljet patologjike të kanditatëve për deputet po e irritojn opinionin!

Debatet anticivilizuese dhe sjelljet patologjike të kanditatëve për deputet po e irritojn opinionin!
Debatet anticivilizuese dhe sjelljet patologjike të kanditatëve për deputet po e irritojn opinionin!

Ismail Muçiqi

  • 15 September 2019 - 14:55

Kultura politike dhe mënyra e sjelljes të individit tregon se shoqëria kosovare ka probleme shumë të mëdha në emancipimin dhe demokratizimin e saj.

Në debatet e kanditatëve për deputet të cilat po zhvillohet këto ditë nepër televizionet tona, po mbizotron mendësia primitive, jo toleranca parimore e cila duhet të ishte vlerë e një fushate me një fushatë parazgjedhore, përmes të cilës duhet të kultivohej edukata, etika dhe morali i individit i cili pretendon të fitojë votën e popullit dhe i cili ka vullnet dhe përkushtim ta dërgoj porosin e bazës deleguese në institutcionet e shtetit të Kosovës.

Rrëmujat nepër debatet e televizioneve tona po shihet se janë të pa artikuluara, të pa përgaditura dhe me plotë shprehje, sjellje arrogante ndaj rivalëve partiak.

Këto prononcime reciproke të kandidatëve po manifestohen me plotë të pa vërteta duke dhënë premtime boshe, me anatemimin e kundërshtarit.

Se me të vërtet një pjesë e njerzëve që e kanë ngulfat vlerat demokratike dhe civilizuese nepër parti politike, për ti arritur qëllimet e tyre karieriste, kanë shkel qdo kodë të sjelljes dhe etikës e deri te qerimi i hesapve edhe fizikisht para publikut.

Kjo patologji u pa këto ditë edhe në debatin ndërmjet Haki Abazit dhe Dardan Molliqajt.

U theksua se një njeri i cili në një shoqëri demokraike argument të vetëm e ka forcën fizike, nuk meriton fare të dal para opinionit publik. Në këtë drejtim fajtor dhe përgjegjësi kanë edhe mediumet informative të cilat me jo profesionalizmin dhe politikën redaktuese, në disa raste po i nxisin këto skena irrituese para publikut.

Në këtë drejtim mendoj se nuk duhet dhënë shancën individëve të cilët njihen si problematik qoftë në jetën shoqërore një ashtu edhe nepër partit politike, të cilat kanë shkaktuar përqamje dhe probleme të pa riparushme në rrethin ku veprojnë. Këta persona të njohur për publikun kanë sjell dëme qoftë në parti ku kanë vepruar, duke u sjellur sikur despot, e më vonë duke mashtruar interesin dhe programin e partis kanë ndrruar qasjen dhe kanë tradhtuar vijnë gjenerale të partis dhe statusin të cilës ju kanë betuar.

Këto debate parazgjedhore po i qesin në sipërfaqe defektet në kulturën politike, gjuhën e komunikimit, gjendjen e sëmurë psikologjike të individëve të cilët nuk meritojn të kandidohen apo të ekspozohen para opinionit.

këto dukuri jo vetëm që po shkaktojnë irritim dhe defetizëm tek shikuesit, por këto sjellje po e përqajn dhe hasmojn popullin, dhe përpos që po shkaktojn përqarje në skenën politike këta po e rrezikojn edhe sigurin e individit dhe po i acarojn marrëdhënjet ndërnjerzore në shoqëri, e mos të flasim për imazhin e Kosovës.

Kjo gjendje i obligon organet e rendit dhe të drejtësis që të jenë në krye të detyrës dhe të përgjegjësis, që ndaj atyre që shkelin ligjin, kodin dhe shkaktojnë probleme në këtë kohë, kur Kosova është në udhëkryq dhe e atakuar nga armiqët shekullor, të veprojnë pa kompromis kundër të gjithë "kapadaijëve", të cilët me sjelljet e tyre po ja zbehin imazhin fushatës zgjedhore dhe shtetit të Kosovës.

(Kosova Sot Online)