Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit edhe një MJERIM i madh për Kosovën

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit edhe një MJERIM i madh për Kosovën
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit edhe një MJERIM i madh për Kosovën

Ragip Guraziu

  • 16 September 2019 - 14:52

Duke e parë që në fillim se si u vërsulën partit politike në fushatën e parakoshme parlamentare të Kosovës, me slogane të njëjta duke përfituar nga gënjeshtrat e tyre me premtime të pamatura si herave tjera që ato premtime asnjë parti në pushtet apo qeveri nuk i ka realizuar kurrë e kurrës.

Kjo na le të kutojë edhe kësaj radhe se ,cila do parti qe vije ne pushtet,nuk do qendroj gjate,pamarrë parasyesh edhe koalicionet e tyre për të ardhur në kapjen e radhës të shtetit,duke shtrirë korrusionin,malavezimet e keqpërdorime,punsimet etj, pe punën e tyre,retorika e viteve tjera kanë me na dëshmuar vet se edhe qeveria e re me organe te reja e dalur nga këto zgjedhje të parakoshme parlametare nuk do e kene mandatin gjate siç na ndodhi me këto të maparme.

Me premtime boshe në fushata zgjedhore të parealizuar,shteti veqsa degradohet,pushtetarët prap me xhepa përplot hajni,Kosova dy hapa mrapa.

Si po duket, se siç janë marrë vesh për një mini -Republikë Serbe të modelit të Bosnjës në veri të Kosovës. Asociacioni apo 'Zajednica', në cilindo variant që krijohet, është një shkelje e hapur e sistemit kushtetues e ligjor të Kosovës, sepse me këtë krijesë minoritetit serb i jepet e drejta e një përfaqësimi të nivelit të tretë të pushtetit. Dhe, kjo formë e veprimit paralel brenda një shteti do ta rrënojë sistemin juridik unik të Kosovës. Ky rrënim do të na vijë si pasojë e Asociacionit të komunave serbe dhe marrëveshjes që po parasheh presidenti Thaçi me Aleksandër Vuçiqin e që duket se do të tejkalohen kornizat e limit të kompetencave të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese, që kjo po dëshmohet edhe tani, që  e gjithë kjo utha ,edhe me qeverit tjera per vite e kaluara por edhe të Haradinajt.

Tanimë e dimë mirëfilli që Gjykata Kushtetuese, në interpretimin që e ka bërë më herët, ka konstatuar se kjo marrëveshje nuk është në përputhje me frymën kushtetuese, ndërsa janë disa nene të Kushtetutës së Republikës së Kosovës që preken nga përmbajtja e marrëveshjes. Unë konsideroj se ka qenë një skandal në vete fakti që është lejuar hartimi i një statuti për Asociacionin deri në fazën finale vetëm nga një ekip serb, dhe tani askush nga Qeveria kosovare nuk ka informacione për përmbajtjen e tij, kur kemi parasysh se asnjë shqiptar nuk ka qenë i përfshirë në hartimin e këtij dokumenti të rëndësishëm.Pra, po del që asnjë nga krerët e institucioneve tona nuk kanë as informatën më të vogël për Statutin, që do të prezantohet në Bruksel.

 Unë mendoj që ky nuk është lëshim i rastësishëm, por është pjesë e prapaskenave që i ka bërë presidenti aktual i Kosovës gjatë negociatave të tij të dëmshme me Vuçiqin për Asociacioni, apo siç njihet ndryshe 'Zajednica', që është një shkelje e hapur e sistemit kushtetues e ligjor, Asociacioni do t`ia mundësojë pakicës serbe në Kosovë një autonomi substanciale në pushtetin ekzekutiv dhe gjyqësor, prandaj kjo është një fazë të rrezikshme për stabilitetin e vendit, të cilës situatë po i kontribuon negativisht edhe vetë kreu i Republikës së Kosovës, me konferencat e tij të panevojshme dhe me deklarimet për korrigjime kufijsh etj.

Koha do të tregojë se këtë e bëjnë vetëm politikanët e shantazhuar, që shpresojnë se, duke shitur interesat nacionale, mund t'i shpëtojnë burgut për krimet e tyre.Duke bërë pazare për interesa personale, për t'i shpëtuar Gjykatës Speciale, por edhe për t'u faktorizuar si në skenën vendore ashtu edhe në atë ndërkombëtare.

Zajednica' është një shkelje e hapur e sistemit kushtetues e ligjorKosova gjendet në një rrezik të madh nga marrëveshja e fshehtë që mund të jetë bërë nga Thaçi e Vuçiqi për një mini -Republikë Serbe të modelit të Bosnjës në veri të Kosovës. " Asociacioni apo 'Zajednica', në cilindo variant që krijohet, është një shkelje e hapur e sistemit kushtetues e ligjor të Kosovës, sepse me këtë krijesë minoritetit serb i jepet e drejta e një përfaqësimi të nivelit të tretë të pushtetit. Dhe, kjo formë e veprimit paralel brenda një shteti do ta rrënojë sistemin juridik unik të Kosovës. Ky rrënim do të na vijë si pasojë e Asociacionit të komunave serbe dhe marrëveshjes që po parasheh presidenti Thaçi me Aleksandër Vuçiqin e që duket se do të tejkalohen kornizat e limit të kompetencave të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese.

Kosova veç telasheve të veta mbrenda përbrenda, po duhet të mbrohet edhe nga përfaqësuesit e BE-së, siç janë Federica Mogherini dhe Maja Kocijanciç, të cilat hapur u panës se janë të njëanshme dhe në krahun e Serbisë. Madje këtë e kanë dëshmuar edhe haptas qe nka fillimi i bisedimeve Kosovë-Serbi, duke e zë në gojë, Ujmarin dhe Trepçën, dhe thuajse ne i kemi borgjë Serbisë dhe jo Serbia Kosovës edhe pse me gjithë ato krime, gjenocide, masakrat, vrasjet dëbimet kalljet, etj etj, këto dy zonja po deklarohen gjithnjë në favor të Serbisë.

Presidenti serb aktual,Aleksandër Vuçiq ka qenë në kohën e regjimit millosheviqian në strukturat udhëheqse,me një postë shumë të veqantë po ashtu  Ivica Daçiqi krahu u djathtë i tij që, këta të dy tani po e ndjekin rrugën e tij dhe kanë bllokuar Veriun e Mitrovicë me mbeturinat e kriminelëve dhe çetnikëve serbë,dhe kjo është arsyeja,se si mundet këto dy zonja,por edhe kjo BE,ti mbyllin sytë para gjithë kësaj, e cila po shkonë në dëm të shtetit të Kosovës,me këto vonesa që po i bëhen rrugës drejt bashkimit Evropian,dhe këtu fajtori është,Serbia,dhe BE, me ndërkombëtarët që misionet e tyre i kanë derguar në Kosovë për sundimin e ligjit, e jo bashkëpunëtorët të përbetuar të shtetit serb dhe ata të cilët me shekuj kanë ushtruar dhunë ndak popullit shqiptarë.

Ende e kam të freskët ate kur Vuçiq i tha Merkelit;  Ate që ju na dhuruat gjatë luftës së Dytë Botërore,po dojnë me naj marrë shqiptarët’’. Që menjëfar forme u pranua  pasi nuk  reagoi Merkel. Pra,kjo do të thotë; Shqipëtarët nuk duan as më shumë e as më pak,për veqse territoret e tyre që po kjo Evropë I ndau dhe i coptoi në katër shtete, Serbi, Mali I Zi, Maqedoni e Veriut,Greqi, ju kujtohet Çameria. Ju kujtohet Nishi,Sangjaku të banuara me tokat shqiptare,dhe tani kemi Luginën e Preshevës që jetojnë në tokat e shtërgjysheve e katragjyeshve të tyre,dhe ky territor ende nën Serbi dhe me kushte jetese të vështira,pa libra e fletore,biles as librat në gjuhën amtare nuk po I lejon Serbia edhe pse ju dhurohen atyre ne këtë Luginë, nga Kosova,Shqipëria,Maqedonia,gjithandej ku janë shqiptarët.

Po ne nuk po dim apo nuk po dojme ?!

Duke e parë që në fillim se si u vërsulën partit politike në fushatën e parakoshme parlamentare të Kosovës, me slogane të njëjta duke përfituar nga gënjeshtrat e tyre me premtime të pamatura si herave tjera që ato premtime asnjë parti në pushtet apo qeveri nuk i ka realizuar kurrë e kurrës. Kjo na le të kutojë edhe kësaj radhe se ,cila do parti qe vije ne pushtet,nuk do qendroj gjate,pamarrë parasyesh edhe koalicionet e tyre për të ardhur në kapjen e radhës të shtetit,duke shtrirë korrusionin,malavezimet e keqpërdorime,punsimet etj, pe punën e tyre,retorika e viteve tjera kanë me na dëshmuar vet se edhe qeveria e re me organe te reja e dalur nga këto zgjedhje të parakoshme parlametare nuk do e kene mandatin gjate siç na ndodhi me këto të maparme.

Autori është gazetar-analist i pavarur

(Kosova Sot Online)