Vendimet e KQZ-së dhe premtimet e Albin Kurtit

 Vendimet e KQZ-së dhe premtimet e Albin Kurtit
 Vendimet e KQZ-së dhe premtimet e Albin Kurtit

Ragip Guraziu

  • 18 September 2019 - 14:27

“Këto vendim është dashur të merret shumë kohë më parë edhe në procese zgjedhore të mëparshme, jo vetëm se qytetarët me të drejtë vote duhet ët votojnë vetëm me dokumente të Republikës së Kosovës, por edhe të parandalojmë çfarëdo tendence për të keqpërdorur procesin zgjedhor, duke votuar me dokumente jo valide. Në këtë drejtim,duhet të njoftoj me kohë trupat e administrimit të zgjedhjeve nëpër komuna dhe qendra të votimit, me qëllim që procesi të garantohet dhe vullneti i votuesve të mos deformohet, sidomos në komunat me shumicë serbe, në të cilat nuk ka pasur zgjedhje të lira asnjëherë nga presioni i Listës Serbe mbi subjektet tjera të pakicës serbe”, anëtar i KQZ-së nga Vetëvendosje, Adnan Rrustemi.

Pse këtë shkrim...

''Miq të dashur,duhet të mendojmë mirë përpara se të votojmë sepse "Vota është më e fortë se plumbi.Me plumb mund të vrasësh armikun ndërsa me votë mund të vrasesh të ardhmen e fëmijeve tuaj- DR. Hajrush Bajrakatari-  ish- edhe mjeku i luftës nga fshati Bllacë,tani edhe Vetarn i Luftës së UÇK-së,veq mjeksisë  merret edhe me politk, te gjitha këto me meritë.

Por edhe një thënje tjetër; Politikanët tanë dhe premtimet e tyre janë si ajo thënja"Ua dhashë ombrellën në një ditë me diell,për t'ua marrë në një ditë me shi".Por ata duhet ta dinë se edhe Aleksandri i madh pushtoi botën dhe në fund tha:"Varroseni trupin tim dhe mos më ndertoni asnjë monument.Më lini duart jashtë që njerëzit të kuptojnë se ai që fitoi botën vdiq duarthatë".

Vendimet e marruara është dashur të mirren që ka herë?

Albin Kurti flet për simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës, derisa u nominua për kryeministër të Kosovës,nga subjketi i tij politik në këto zgjedgje parakoshme parlamentare të 6 Tetorit kur edhe do fotohet per të nominuarit të organeve shtetërore te reja për Kosovën.

Albin Kurti flet për simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës, ja çka thotë

Albin Kurti ndër të tjera ka folur edhe për çështjen e flamurit, simboleve dhe himnit të Republikës së Kosovës.

Kurti ka thënë se si kryeministër natyrisht se do e respektojë këto simbole shtetërore.

“Ta keni parasysh se himni e ka emrin Europa dhe nuk ka tekst. Kjo është e çuditshme. Natyrisht që jam për që të i shtohet tekst këtij himni por kjo duhet të bëhet në parim me kushtetutën tonë”, ka thënë Kurti.

“Si kryeministër natyrisht se do t’i respektoj. Por duhet të mbani mend se jam lider i Vetëvendosjes dhe i përfaqësoj edhe ato vlera që për ne janë të mëdha. Himni nuk është i Shqipërisë por i gjithë shqiptarëve. Si shqiptarë kemi të përbashkëta të mëdha që nga historia, flamuri etj… flamuri i Kosovës nuk është as histori as një vlerë tjetër veçse gjeografike. E dimë se ka qenë gabim por tani skemi arsye tjetër pos ta.....

Bazuar në udhëzimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të datës 09.09.2019, nr. 965/2019, për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe Këshillat e Vendvotimeve për Identifikimin e Votuesve në Vendvotim për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës me 6 tetor 2019.

Dokument i vlefshëm i votimit konsiderohen të gjitha dokumentet e lëshuara nga Republika e Kosovës siç i parasheh neni 90 i Ligjit nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme.“Dokument i vlefshëm i votimit konsiderohen të gjitha dokumentet e lëshuara nga Republika e Kosovës siç i parasheh neni 90 i Ligjit nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme.”, bëhet e ditur.

KQZ për ditën e zgjedhjeve: Merrni me vete një nga këto dokumente

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes një njoftimi të drejtuar për media ka njoftuar votuesit se çka duhet të kenë me vete në ditën e zgjedhjeve.

Sipas këtij njoftimi, në datën e zgjedhjeve votuesit duhet të kenë më vetë një nga këto dokumente: Letërnjoftim i vlefshëm;Pasaportë e vlefshme;. Dokument i vlefshëm i udhëtimit; dhe. Leje e vozitjes e vlefshme

Por çka u tha pastaj..

Mund të bojkotohet nga partitë e Serbisë, por jo nga serbet në Kosovë. E këto parti në të vërtetë nuk do të duhej fare të merrnin pjesë në zgjedhje në një shtet tjetër. Ky është një fenomen i paprecedent në botën e demokracive që partitë e një shteti tjetër të garojnë në zgjedhje në një shtet tjetër”, ka thënë Avni Zogiani.

“Thënë shkurt madje edhe letërnjoftim të refugjatëve, gjithçka ka pasur, madje edhe sot mbeten të njëjtat probleme, sepse praktikisht ligji për zgjedhjet nuk ka ndryshuar kurrë deri më tash. Por, serbet kthehen sërish në KQZ, sepse kjo është e garantuar që me të gjitha llojet e dokumenteve votohet në një shtet si në anarki pa reformë zgjedhore”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike e politike Blerim Burjani.

Në asnjë vend nuk mund të votosh, nëse nuk ke dokument identifikimi nga ai shtet madje as në Serbi joSipas tij, Kosova është shtet dhe ka institucionet e saj, dhe nëse i tolerojmë serbet që të votojnë me dokumente identifikimi të Serbisë, shkelet Kushtetuta e Kosoves.

 “Ky vendim është dashur të merret shumë kohë më parë edhe në procese zgjedhore të mëparshme, jo vetëm se qytetarët me të drejtë vote duhet ët votojnë vetëm me dokumente të Republikës së Kosovës, por edhe të parandalojmë çfarëdo tendence për të keqpërdorur procesin zgjedhor, duke votuar me dokumente jo valide. Në këtë drejtim, KQZ duhet të njoftoj me kohë trupat e administrimit të zgjedhjeve nëpër komuna dhe qendra të votimit, me qëllim që procesi të garantohet dhe vullneti i votuesve të mos deformohet, sidomos në komunat me shumicë serbe, në të cilat nuk ka pasur zgjedhje të lira asnjëherë nga presioni i Listës Serbe mbi subjektet tjera të pakicës serbe”, ka thënë anëtar i KQZ-së nga Vetëvendosje, Adnan Rrustemi.

Jo rastësisht ka shkruar në facebook bashkëvendasi im ;''Miq të dashur,duhet të mendojmë mirë përpara se të votojmë sepse "Vota është më e fortë se plumbi.Me plumb mund të vrasësh armikun ndërsa me votë mund të vrasesh të ardhmen e fëmijeve tuaj- DR. Hajrush Bajrakatari- BllacëPolitikanët tanë dhe premtimet e tyre janë si ajo thenja"Ua dhashe ombrellen në një ditë me diell,për t'ua marrë në një ditë me shi".Por ata duhet ta dinë se edhe Aleksandri i madh pushtoi botën dhe në fund tha:"Varroseni trupin tim dhe mos më ndertoni asnjë monument.Më lini duart jashtë që njerëzit të kuptojnë se ai që fitoi botën vdiq duarthatë".

Autori është gazetar-analist i pavarur

(Koosva Sot Online)