Po largohen kategoria më produktive e banorëve të Kosovës!

Po largohen kategoria më produktive e banorëve të Kosovës!

Skender Mulliqi

  • 18 shtator 2019 - 19:11

Regjimet  dhe politikat e mbrapshta në Ballkan, kan bërë që gjithnjë e më shumë të  zvoglohet nataliteti,  se problem po bëhet jeta. Nese  dikur shqiptarët kishin natalitetin më të lartë në Evropë, tash   po bie drastikisht. Po zvoglohet nataliteti  edhe nga politikat dështuese, nga njerëzit që kan ardhë në krye  të shtetit pa pregaditje  të duhur profesionale.

Kan ardhë në krye të shteteve ballkanike  më shumë  forcat retrograde . E përbashkëta  dhe karakteristika e këtyre regjimeve  është stimulimi I panikut moral, që është duke shkatërruar  çdo vlerë shoqërore.Kur bëhët fjalë për Kosovën që neve na intereson , duket së ne po  “ vdesim “ ngadalë , nese urgjentisht nuk bëhet diqka që kjo të ndalohet.Mbrapa nesh po mbetet toka e zbrazët. Kosova e cila në fakt është vend atraktiv për të jetuar , po zbrazët së njerëzit po ikin nga papërspektiva e krijuar më vite të tëra. Duket së kjo ikje sipas të gjitha gjasave do të vazhdon më ritem edhe më të madh.

Kjo për faktin së  nuk po ndalën rrenat e këtyre strukturave të  njejta politike edhe në këtë  fushatë zgjedhore. Asgjë nuk po ndëgjojme për shpalosjën e programeve konkrete zhvillimore, veq po ndëgjojme retorika boshe sikur I kemi ndëgjuar deri më tash. Kjo është e turpshme dhe dëshpruese.

 Duket së këto mashtrime po gjejnë mbështetje ende  të ky popull  më vetëdije të ulët për shtetndërtim  dhe mirëqenje!  Ata që na sollen gjendjen e mjerueshme ekonomike dhe e futën vendin edhe në gjendje të keqe politike , nuk ka mundësi të ndryshojnë kurrë për të mirë.

Si nuk kan turp që sërish të na servojnë debate pa asnjë vlerë, debate shterpe  , sa për të fituar vota dhe pushtet. A nuk kan pak ndjenja dhe moral  karshi shumicës e cila po jeton keq ? A nuk e kan ndijesinë së qytetet dhe katundet e tëra po zbrazën?

Po largohen kategoria    e re  dhe më productive e banorëve të Kosovës. Njerëzit nuk po largohen vëtem për një  standard më të lartë , por në pyetje është edhe dhe statusi  tjeter shoqëror,që nuk mvaret nga partitë politike, dhe as nuk mvaret as nga ideologjia.

Të gjitha pushtetet  kan bërë që trendet negative të marrin përmasa shqetësuese. Nga këto regjime po na vjen edhe katastrofa demografike, si problem, e jo zgjidhje e këtij problemi. Sa të  do të zgjasë  ky problem , ne do të mbetemi edhë më pak në Kosovë.

Sipas rrjedhave të ngjarjeve  dhe sipas retorikave të sterperseritura  që po ndëgjojme, nuk do të ketë ndryshme pozitive  dhe as zgjedhje  të problemeve të grumbulluara aq të pritura  .Dhe , shtrohet pyetja logjike: a ka kush  i  del Zot   kësaj toke dhe  popullit të saj...?!

(Kosova Sot Online)