Shqiptarët kanë mbetur si gusat në mjegull?!

Shqiptarët kanë mbetur si gusat në mjegull?!

Skender Mulliqi

  • 20 shtator 2019 - 14:45

Secili prej nesh në fund të vitit e bënë rekapitulimin e 12 muajve  të lënë mbrapa. Pak kush  është I kënaqur më ate çka ka realizuar .Sigurisht së bëhemi sentimental  e  më shumë të pikëlluar së na është hargjuar edhe një vit kalendarik , duke  na mbajtur gjallë shpresa për vitin vijues.

Nese shumë na u ngjallën shpresat për një të ardhme të ndritur , së e fituam luftën kunder Serbisë, këto shpresa u zvetnuan dhe po vazhdojnë të zbehën, së shumë kohë tashmë ka kaluar që jemi shtet sovran dhe I pavarur , e nuk po bëhët mirë. Nuk u bë mirë dhe zor që bëhët  , së bësuam vërbërisht në këta politikanë  të rrejshem.Shqiptarëve  bashkë më orën historike  ju ka ndalur edhe truri.

Ndryshe si të kuptohet fakti së aq lehtë e pranuam kapitulimin para këtyre udhëheqësve  trushpërlarë. Na mashtruan dhe e mashtruam edhe  vetën  shumë keq.U mashtruan nënat tona të cilat sakrifikuan për fëmijët e tyre, u mashtruan ushtarët  e ushtrisë qlirimtare, të cilët shumica po jetojnë keq…

 U mashtruan rinia jonë e  cila nga lojërat e këtyre politikanëve  hazarder ju është rrezikuar seriozisht ekzistenca e tyre. Na është rrezikuar  edhe lumturia , dhe koha aq e vlefshme  pa i realizuar as synimet minimale jetësore. Ka filluar të na rrezikohet edhe pasuria  e patundshme  , së pasuria shoqërore moti  është grabitur…

 Edhe mendja ka filluar  më u trubulluar.Po bëhën eksprimente  si më minjë, duke na futur   edhe ushqime  me afate të skaduara   .Jemi duke u ushqyer më “ ushqime speciale”  nga Serbia dedikuar Kosovës, e cila ka mbetur  më shumë në mëshirën e fatit .

Dhe, po jemi dëshmitarë së çka po ndodhë kështu me ne , dhe rreth nesh! Vdekshmëria kurrë nuk ka qenë më e lartë, pikërisht  nga këto “ushqime”,  nga helmet  serbe te luftës, si  dhe nga stresi I vazhdueshem ,së shumica nuk po kan mundësi ti lidhin dy skajet e muajit .Asesi nuk e kam të çartë , së si njerëzit u bësuan dhe ende po vazhdojnë të  besojnë  në fallgjorë  politikë, të tipit të Burdushit!

  Këtë zor që ma shpjegon kush. Në vend që të gjithë keqbërësit e nuk janë të pakët sot në Kosovë, të merren në përgjegjësi morale e penale , ata  po shpërblehen  nga padituria dhe naiviteti  jonë . Besa nuk është numri I vogël I atyre  të cilët këtyre njerëzve, po ju thuren edhe lavde?! Ky është realiteti . Lufta ideologjike e ka burimin nga politika.Sot, gjithëqka po matet më  mjete  materjale .Po rrënohet qëllimisht dinamika sociale . Shqiptarët  kan mbetur si gusatë në mjegull, pa vizion për të ardhmen…

(Kosova Sot Online)