Cilat parti politike në Kosovë janë parti cool?

Cilat parti politike në Kosovë janë parti cool?
Cilat parti politike në Kosovë janë parti cool?

Fadil Maloku

  • 20 September 2019 - 22:33

1. Nëse kthehemi në kohën tonë të teknologjisë informative, kuptojmë që përveç ideologjisë, për një parti politike është shumë e rëndësishme edhe dhuntia apo aftësia e lidershipit për t’i bind masat e gjëra për nevojën që ajo ndien për të. 

Në kuadër të këtyre cilësive, padyshim që është e rëndësishme edhe: përgjegjësia për të ndërtuar kapacitetet shtetërore përmes imixhit që krijon për veten e vetë në sytë e qytetarëve: një tjetër veçori  ka të bëjë me vullnetin dhe këmbënguljen për të materializuar idetë (ideologjinë) dhe synimin (për çlirim psh) për mirëqenien sociale në mënyrë që i njëjti shtet të mos iu ekspozohet as kritikave e as sharjeve eventuale të qytetarëve të saj...

2. Partitë politike të periudhës së transicionit, natyrisht janë akoma në fazën e ristrukturimit dhe akomodimit me rrethanat e reja që po formësohen gjithën e më shumë si pasojë e faktorëve dhe indikatorëve teknologjikë të njohur si demokraci digjitale. Ngase, atyre tani  u shtohen edhe disa role shtesë kur janë në pyetje përgjegjësitë ndaj qytetarit...Ato përgjegjësi dhe role kryesisht kanë të bëjnë me reprezentimin, integrimin dhe sidomos ushtrimin e mbikëqyrjes së fuqisë së pushtetit të fituar në mandate të ndryshme.

3. Ato insistojnë të pronësojnë (de facto) këto cilësi edhe për shkak se edhe ashtu me fuqinë e ligjit(de jure) duhet të shërbejnë si ndërmjetësues midis shteti dhe shoqërisë. 

Duke u gjendur pra në pozitat“sendwich”, partitë kosovare në rast se dëshirojnë të jenë në koherencë me trendin e zhvillimeve aktuale globale dhe me nevojat dhe kërkesat e qytetareve të sajë, përveç rolit të: seleksionuesit dhe rekrutuesit të elitave të reja politike, pastaj kultivuesit të përkatësisë dhe bindjes ideologjike: artikuluesit të qartë i interesit të grupit, etj. , pa mëdyshje duhet të lozin edhe rolin e altoparlantit, pra të zërit të qytetarit. 

Ndryshe ato, së bashku me shtetin që po mendojnë se po e ndërtojnë me kompetencë dhe përgjegjësi, do të vazhdojnë të shahen...

(Kosova Sot Online)