Parllavrat gjatë fushatës zgjedhore

Parllavrat gjatë fushatës zgjedhore
Parllavrat gjatë fushatës zgjedhore

Riza Smaka

  • 23 September 2019 - 14:54

Parllavrat, pa’llavrat, fjalët e thata, dokrrat

Parllavrat apo pa’llavrat janë fjalët , në përgjithsi,por, ironikisht me konotacion të fjalëve të zbrazta, të dokrrave, të prrallave për fëmij, të fjalëve qe aludojnë në gënjeshtra.

Nëse i thuhet shqiptarit përkatësisht shqiptarës , pa’llavra a, në çast do të ofendohej dhe , mbase, do të reagonte vrullshëm. Mirëpo, të njëjtit apo të njëjtës po t’i thuhej fjalë a, jo qe nuk do të ofendohej rëndë ,por, ndoshta aspak. Ndërkaq , kuptimi është i njëjtë ,por, trajta e parë është fjalë neolatine kurse e dyta shqipe.

Parllavrat elektorale

Në fushatat zgjedhore , në përgjithsi, e në vendin tonë ,në veçanti, gjatë periudhës elektorale, lansohen premtime utopiste, irealiste , irrituese , bajate, monotone e mbi të gjitha provokuese. Premtimet e tilla më së butit thënë ,janë parllavra - pa’llavra apo dokrra që konsistojnë në gënjeshtra e për të qenë e keqja edhe më e madhe, në gënjeshtra publike.

Sipas jurisprudencës, premtimi publik, automatikisht obligon. Premtimi publik rezulton në kontratë publike, Pacta Sunt Servanda, ashtu që premtuesin a premtuesën e shëndrron në debitor- e referuar zotimit të proklamuar. Rrjedhimisht, kur debitori nuk e plotëson premtimin përkatësisht obligimin publik, bëhet debitor jo ndaj dikujt apo disave por ndaj të gjithë korpusit elektoral të qindra mia qytetarëve. Debitori përkatësisht debitorja publike , pos përgjegjësisë juridike, mbanë obligime të paplotësuara të natyrës morale dhe politike!

Në vendin tonë , sikundër në shumë shtete të së drejtës me demokrati të konosliduar , do të duhej qe, qeveria qe do të themelohej pas zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme , të pergatiste mirë e t’ia propozonte Kuvendit Ligjin për Përgjegjësinë Politike e Morale të cilin legjislativi, në procedurë të kërkuar, do ta miratonte e Presidenti do ta promulgonte. U muar vesh se po këtë punë ka qenë dashtë të bëhej mënjëherë pas shpalljes së pavarësisë së vendit tonë. Bile unë kam pasë oportunitetin që si deputet në vitin 2010 për t[ propozuar dhe e kam pasë propozur përgatitjen e miratimit e Ligjit në fjalë. Nderkaq klasës politike të atëhershme sikundër aktualës nuk iu pa përshtatur sanksionimi i proklamimeve utopiste, mashtruese për të indoktrinuar votues që gjatë as thellë dhe ju besojnë edhe dokrrave më së banale!

Po të ishte Ligji në fjalë në fuqi mund të pritej së kandidatët e kandidatet për deputetë e deputete e veçanërisht liderët partiakë do të përmbaheshin nga zotimet e parealizueshme , do t’ishin më të sinçertë dhe vijimisht gjatë ushtrimit të funksioneve të fituara do të mund të ndjekeshin sukseset dhe dështimet nga programet elektorale të proklamuara. Referuar dështimeve në realizimin e objektivave programore do të mund të nërmerreshin masa morale, politike dhe juridike! P{r të mos u degraduar moralisht, politikisht e juridikisht sikundër deputetet e deputetët ashtu edhe pushtetarët do të punonin më me përkushtim dhe padyshim se do të ishin më eficientë e efikasë!Tani më , jo për dështimet evidente të realizimit të objektivave programore, por, as për shkaktime të humbjeve enorme të parasë publike, sëpakut jo pushtetarë të lartë , deri sot , nuk i ka qenë nënshtruar përgjegjësisë morale, politike as juridike!

Parllavrat inkompetente

Pos premtimeve kuturu, ireale në forma të ndryshme të dokrrave dhe të gënjeshtrave publike, gjatë fushatës elektorale ,shpesh herë, proklamohen zotime laike, joprofesionale e për aq të gabuara. Për një numër të konsideruar të liderëve partiakë dhe të kandidateve e të kandidatëve për deputetë-e , për aq sa nuk janë të fushës së juridike , deri dikund, mund të ju absolvohen premtimet laike, joprofesionale e naive qe bijnë ndeshë me realitetin shoqëror e veçanërisht me rendin juridik të vendit.

Mirëpo ,për disa e të tillë dhe të tilla ,që dukshëm janë më pak , për të cilet e të cilat apriori mund të supozohet se janë njohës të rrethanave shoqërore e politike dhe të rendit juridik të vendit, premtimet joprofesionale , nuk mund të cilësohen ndryshe pos tejet të gabuara e si të tilla tëpafalshme.

Kur personi i vokacionit juridik me pretendime për të fituar paratagra publike , publikisht premton veprime të cilat nuk perkojnë me ligjin e aplikuar,pos gabimit të pafalshëm, bën akt të verifikimit të tij të juristit përkatësisht të juristës së dobët!

Vetëm gjatë javës së fundit të fushatës elektorale, z. Vjosë Osmani , pedagoge në Fakultetin Juridik të UP-së , ka proklamuar disa deklarata dhe premtime publike të kundërshtimshme me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, nder të tjera ,

(në kundërshtim me vokabularin dhe etikën politike ,në vend të z. Hashim Thaçin, Presidentin e Republikës së Kosovës, e quan Hashim Thaçi, se po të bëhej Kryeministreshë ,do ta shkarkonte apo Hashim Thaçin nuk do ta lejonte për ta udhëhequr dialogun me Sërbinë!

Për hir të kulturës juridike dhe të nomave morale të mirësjelljes si dhe të obligimeve juridike , jo z. Vjosë Osmani por kush do dhe kurdo, z. Hashim Thaçin , përderisa është President, duhet , Nolens Volens, për ta quajtur e titulluar konform me Kushtetutën e vendit tonë, z. President, Hashim Thaçi!

Në anën tjetër , edhe po të zgjedhej Kryemistreshë z. Vjosë Osmani ,apo kush do tjetër , jo qe nuk mund ta shkarkonte Presidentin e vendit ,por sikundër thuhet në të folmën e përditshme , as që do të mund të ia luante këmbën nga vendi! Aq më parë kur me dispozitën e nenit 86 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës është normuar qartë zgjedhja e Presidentit nga Kuvendi, pra, jo nga Qeveria e aq më pak nga Kryeministri- esha ,madje, këta të fundit, nuk kanë paratagër as për ta propozuar kandidatin për President! Është parim juridik i mirënjohur se, procedura dhe procesi i zgjedhjes përkon në drejtim të kundërt me procedurën dhe procesin e shakarkimit , në këtë rast të Presidentit! Sëandejmi, me dispozitën e nenit 91 të Kushtetutës , poqese do të egzistonte sëpakut një bazë juridike e stipuluar taksativisht , është përcaktuar procesi dhe procedura e shkarkimit të Presidentit – nga Kuvendi ,por, kurrsesi jo nga Qeveria e aq më pak nga Kreministri- esha!

Deklarata publike e tillë z. Vjosë Osmani, del të jetë joprofesionale , e pamatur , e pa bazë juridike si dhe se ajo nuk e njifka Kushtetutën ,ose , thënë më butë ,të njëjtën e interpretuaka arbitrarisht e voluntarisht!

Poashtu z. Vjosë Osmani kur pretendon publikisht se, ajo si Kryeministreshë eventuale, nuk do ta lejonte “ Hashim Thaçin për të zhvilluar dialogun me Sërbinë” del se ,ose nuk e njifka ose nuk dëshiron ta njef dispozitën e nenit 84 të Kushtetutës me të cilën është përcaktuar se ,Presidenti e përfaqëson Republikën brënda e jashtë ( pra e prezanton dhe reprezenton shtetin Presidenti e jo Qeveria e aq më pak Kryeministri-esha) dhe e udhëheqë politikën e jashtme të shtetit ( pra, as Qeveria e aq më pak Kryeministri- esha).Në këtë kontekst , sipas nenit 93 të Kushtetutës , Qeveria është ekzekutivi i vendit, e cila, referuar përfaqësimit të shtetit apo politikave të jashtme , është e subordinuar ndaj Presidentit, nga se, propozon dhe zbaton politikën e brendshme dhe të jashtme , pra, fillimisht i propozon e nëse i miratohen nga Kuvendi përkatësisht Presidenti , të njëjtat i zbaton.Edhe më konkretrisht ,më dispozitën e nenit 94 par. 7 të Kushtetutës, është stipuluar shprehimisht se Kryeministri – esha këshillohet me Presidentin për zbatimin e politikës së jashtme , pra, jo për krijimin por aq më pak, edhe për zbatimin e saj në praktikë. Sëandejmi ekzekutivi referuar politikës së jashtme është i subordinuar ndaj Presidentit i cili i vetmi është i autorizuar për udhëheqjen e saj- të politikës së jashtme ndërsa në atë drejtim Kryeministri –esha duhet të këshillohet me Presidentin , jo për krijimin, por, për zbatimin pra për ekzekutimin të politikës së jashtme!

Dura Lex Sed Lex

Zbatimi i padiskutuesëm i aktit juridik në fuqi qoft eshe defektoz, që mund të jetë kushtetutë, akt ligjor i përgjithshëm, madje, akt nënligjor , është një nga parimet juridike të mirënjohura në jurisprudencë që përfillet në shtetet e së drejtës, për dallim nga “shtetet juridike”, çfarë, mjerisht vijon të jetë edhe vendi ynë!

Pavarësisht se , ndokush e preferon apo jo personin e caktuar që ushtron funksion publik në ekzekutiv, legjislativ apo gjyqësor , të njëjtin përkatësisht të njëjtën, duhet nderuar, sepakut, zyrtarisht dhe, duhet përfillur ( Ius Imperativum) sëpakut derisa e ushtron funksionin publik të caktuar. Ky postulat konsiston edhe në përfilljen e titullit përkatës “ President”, “Kryeminister”, “minister”, “prokuror”, “gjykatës “ etj. Po ky postulat , varësisht nga konteksti , i referohet edhe emrit personal të titullarit të autorizimeve publike madje edhe të qytetarit të pa funksion publik, qe të nderohej me zotëri ( jo “ zoti”) ,zonjë përkatësisht zonjushë.

Sëandejmi, jo vetëm z. Vjosë Osmanit, por kujtdo tjetër, me bazë i rekomenbdohet dhe preferohet për t’i nderuar postet e pozitat zyrtare, thirrjet adekuale e legale të titullarëve publikë e, mbi të gjitha ,për të matur mirë e mirë fjalën para se ta këtë proklamuar , possçërisht premtimin publik, i cili, obligon moralisht, politikisht e juridikisht!

(Kosova Sot Online)