Kosovës i duhet Vjosa Osmani, VETTING-u, dekriminalizimi dhe integrimi

Kosovës i duhet Vjosa Osmani, VETTING-u, dekriminalizimi dhe integrimi
Kosovës i duhet Vjosa Osmani, VETTING-u, dekriminalizimi dhe integrimi

Skender Kapiti

  • 23 September 2019 - 14:57

Kosovës i duhet kryeministre Vjosa Osmani, sepse politika e derimësotme në Kosovë ka dështuar në aspektet themelore shtendërtuese si: në ngritjen dhe funksionimin e shtetit me standarte moderne , ka dështuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe për pasojë e rrjedhimisht prej këtyre kryesisht nuk ka hapa dhe as shanse që në një gjëndje të tillë ,me këtë politikë nuk ka shanse të afërta as për integrimin e Kosovës për në BE. Dhe pasojat e tjera që vuan qytetari Kosovar nga dështimi i elitës politike në Kosovë janë papunësia, pasiguria juridike dhe ekonomike, varfëria dhe eksodi.

Dhe prandaj votuesi kosovar me 6 Tetor 2019 duhet dhe do ta ndëshkojë këtë elitë politike dështake dhe do t’ia besojë Vjosa Osmanit qeverisjen, sepse Kosovës i duhet si emrgjencë kombëtare:VETTING-u i drejtësisë, dekriminalizimi i politikës dhe integrimi në BE.

Dhe po prandaj duhet Vjosa kryeministre, sepse ajo nuk është as e shtrenguar dhe as e konsumuar në politikën qeverisëse, por është deputetja më me reputacion dhe që gëzon respektin dhe besimin më të madh publik se kushdo tjeter krahasuar me rivalët e tjerë, me ata të cilët pretendojnë të jenë kryeministra pas 6 Tetorit 2019.

Po ia drejtoj publikisht këtë platformë kandidates për Kryeministre tëKosovës znj. Vjosa Osmani, këtë Platformë të cilën ia pata dërguar mediatikisht dhe vazhdimisht edhe politikës qeverisëse që doli pas zgjerdhjeve të 11 Qershorit 2017 por që ajo, ashtu si dhe politika qeverisese si dhe gjith politika edhe para saj as nuk e përmëndi fare, as si premtim dhe as si domosdoshmëri jetike për Kosovën: miratimin e VETTING-ut.

Ajo forcë politike e cila merr përsipër sotmiratimin e VETTING-ut dhe dekriminalizimin e politikes , asaj i duhet besuar qeverisja, sepse kryeproblemi në Kosovë është VETTING-u dhe dekriminalizimi i sistemit të drejtësisë dhe politikës.

Dhe këtë e ka motiv, si premtim dhe do ta bëjë realitet Vjosa Osmani, pasi asaj edhe do i besonte publiku e votuesi sepse të tjerët kurrë nuk do ta bënin një gjë të tillë, ashtu sikurse ata as edhe nuk e kanë bërë deri më sot, dhe nuk e kanë as si vision dhe as si vullnet miratimin e VETTING-ut, dekriminalizimin e politikës dhe nuk e kanë as në interes të tyre as integrimin në BE; sepse ata VETTING-un e shikojnë dhe e konsiderojnë si armikun më të madh të tyre.

Jam i sigurtë se në këtë ndërmarrje jetike te miratimit të VETTING-ut juridiko-politik dhe gjithpërmasor , kandidatja për kryeministre, znj. Osmani, do ta ketë përkrahjen dhe mbështetjen e madhe si të brëndshme, të opinionit publik kosovar, ashtu edhe tëBE-së dhe sidomos të SHBA-ve, aleatit të madh të shqiptarëve, Shqipërisë dhe Kosovës.

Po ia dërgoj për ribotim gazetës “Kosova Sot” shkrimin tim të mëposhtëm të Qershorit 2017, pasi “Kosova Sot” gjithmonë i ka botuar shkrimet,analizat dhe opinionet, dhe si media i është përkushtuar në maksimum domosdoshnmërisë kombëtare për miratimin e VETTING-ut

Titulli: Reforma në Drejtësi e VETTING-u në Kosovë do ishte Reforma më madhore pas Çlirimit dhe Pavarësisë( shkruar me dt. 26 Qershor 2017)

(Platformë)

Duhet patjetër të miratohet Reforma në Drejtësi dhe të zbatohet VETING-u edhe në Kosovë ashtu si në Shqipëri.

Ç’është VETING-u?

VETING-u është një skaner kontrolli i trefishtë mbi njerëzit e sistemit të drejtësisë dhe politikes: mbi ligjshmërinë e pasurisë së tyre; për lidhjet e tyre me krimin e organizuar, pra me botën e krimit si dhe mbi aftësimin profesional të tyre.

Ky VETING mbi drejtësinë i hap rrugën edhe VETING -ut tjetër të madh, atij mbi politikanët të cilët edhe ata do t’i nënshtrohen kontrollit dhe verifikimeve të pasurive dhe të fshehjes së tyre; të rekordeve kriminale e të lidhjeve të tyre me krimin politik, ekonomik dhe ordiner. Dhe prandaj edhe Kosova ka nevojë për një VETING të tillë si ky që është miratuar në Shqipëri.

VETING-u është pra një sistem kontrolli para të cilit gjyqtarët dhe prokurorët duhet të përgjigjen dhe të japin llogari, si dhe sistemi i cili e pastron pastaj edhe politikën nga individë me rekorde kriminale, dhe po kështu e pastron edhe administratën shtetërore.

Armiqtë dhe kundërshtarët më të mëdhenj të VETTING-ut janë politikanët, pushtetarët, gjyqtarët, prokurorët, kryetarët e komunave dhe të bashkive, bizneset e pista, mediat e shitura dhe mercenare, dhe të gjithë ata te tjerët të cilët kanë shfrytëzuar detyrat dhe postet publike dhe shtetërore për të vjedhur, për të pervetësuar e grabitur paranë publike, prona dhe pasuri të qytetarëve dhe ato shtetërore, të cilët edhe duhet të ndëshkohen penalisht.

Prandaj Reforma në Drejtësi dhe zbatimi i VETTING-ut është i vështirë për t’u bërë edhe në Kosovë ashtu sikurse ishte shumë i vështirë edhe në Shqipëri.

Reforma në drejtësi në Shqipëri u miratua vetëm pas ndërhyrjes vendimtare të SHBA e të BE, sidomos të perkushtimit të Ambasadës Amerikane, të ambasadorit Donald Lu i cili deklaronte në një takim të tij me ministrin e Drejtësisë së Shqipërisë se “ Reforma në Drejtësi është prioritet madhor i Ambasadës Amerikane”.

Dhe këtë prioritet duhet ta ketë edhe ambasada amerikane në Prishtinë për një Reformë të tillë edhe në Kosovë.

VETING –un duhet ta miratojë politika e re, të cilën e votoi populli i Kosovës me 11 Qershor 2017.

Nëse ka ndonjë gjë për të bërë kjo politika e pas 11 Qershorit 2017 KRYESORE është reformimi i sistemit të drejtesisë, pra VETTING-u, si prova më e madhe me të cilën do të përballet ajo.

Nëse qeversja e dalë pas 11 Qerhorit 2017 nuk merret me dekriminalizimin e drejtesise dhe të politikës ajo detyrimisht që do të dështojë, dhe Kosovës do t’i duhen patjetër zgjedhje të parakohshme. Nuk mashtrohet më publiku Kosovar me parulla,slogane e premtime në emër të patriotizmave false. Nuk duron më populli mashtrime e premtime gënjeshtrash për të mbuluar korrupsionindhe tradhëtitë publike e kombëtare,

Reforma në Drejtësi, në politikë, në qeverisje dhe kudo në institucione dhe në administratën publike dhe në pushtetin vendor duhet realizuar pasi kjo Reformë është jetike për shqiptarët, si kryereforma e cila do ta reformojë e konsolidojë shtetin e Kosovës, shoqërinë dhe demokracinë dhe do të përshpejtojë liberalizimin e vizave dhe integrimin e Kosovës në BE.

Një “VETING” duhet ta bëjnë edhe vetë individët dhe vetë shoqëria shqiptare për t’u pastruar nga egoizmi negativ; si dhe nevoja për një ndergjegjsim masiv si domosdoshmëri për të njohur Ligjet dhe Edukatën e Lartë Hyjnore; si nevojë e domosdoshme për t’u njohur edhe me botën moderne të ligjeve demokratike në mënyrë që ta braktisim trashëgiminë e vjetër dhe të dëmshme nepotike, krahinore, të akraballëkut e të miqësive e krushqive me synimin për ta lënë të lirë individualitetin dhe personalitetin njerëzor, talentin dhe dhuntinë, patriotizmin dhe përgjegjshmërinë që të arrijë në lartësinë dhe në vëndin që meriton në shoqëri: aftësia, ndershmëria, përgjegjshmëria dhe kompetenca; për të arrirë pjekurinë morale të ndërtimit të shtetit modern e ligjor ku të gjithë antarët e shoqërisë të jenë të barabartë para ligjit.

Reforma në drejtësi duhet në Kosovë, që edhe atje të çlirohet sistemi gjyqësor prej prokurorëve dhe gjyqtarëve frikacakë, të paaftë dhe të korruptuar të cilët vjedhin paranë e pronat e qytetarëve; të cilët lejojnë krimin e organizuar, biznesin e pisët dhe politikanët me rekorde kriminale dhe korruptive që ata të bëjnë politikën , të ushtrojnë pushtetin dhe të bëjnë edhe vetëgjyqësinë.

Kjo Reformë në Drejtësi për nga rëndësia do të ishte një fitore, më e madhja pas asaj të Çlirimit dhe Pavarësimit të Kosovës, pasi: zbatimi i VETING-u do ta çlironte shtetin dhe shoqërinë në Kosovë nga politika dhe drejtësia e krimit dhe e korrupsionit, që kanë kapur sistemin dhe shtetin dhe që përbëjnë kërcënim të madh për Sovranitetin Kombëtar.

Nëse kjo nuk realizohet atëhere duhen zgjedhje të tjera të parakohshme parlamentare, duhen zgjedhje pas zgjedhjesh derisa populli dhe vota e tij ta pastrojë politikën e cila nuk ka vullnetin për një ndërmarrje të tillë vendimtare dhe jetike për shqiptarët, për Reformën në drejtësi, për ndërtimin e shtetit ligjor me standarte moderne shtetformuese.

Duhet zgjedhje, madje edhe në çdo 2 apo 3 vite pasi megjithë humbjen politike të të dy partive kryesore në Kosovë, politikanë të cilët nuk duheshin zgjedhur e që duheshin ndëshkuar nga vota popullore janë rizgjedhur përsëri, të cilët dhe do ta kundërshtojnë VETTING-un duke përdorur potencën politike dhe të pushtetit të tyre për ta sabotuar miratimin dhe zbatimin e tij.

Situata e sistemit të Drejtësisë në Kosovë është e tillë dhe njëlloj si ajo në Shqipëri, dhe vlen edhe për Kosovën të citohet një deklaratë e një diplomati të lartë të BE-së kur pati deklaruar pak a shumë kështu se:

“në Shqipëri do të ishte mirë sikur të dëbohen nga sistemi i drejtësisë të 400 gjyqtarët dhe të 400 prokurorët”.

Pra, sikur të ishte dhe të realizohej mundësia që edhe në Kosovë të kishte një Reformë në Drejtësi, reformë e një pastrimi radikal të gjykatave dhe të prokurorisë prej gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe zëvëndësimi i tyre me juristë profesionistë, të ndershëm, me integritet e personalitet moral, intelektual e patriotik.

Kjo është shumë e vështirë për t'u realizuar pasi së pari edhe në Kosovëmungon vullneti politik i klasës politike e cila e sundon ligjin, drejtësinë, ekonominë, shtetin, shoqërinë, biznesin, korrupsionin, krimin dhe ia ka vjedhur popullit jo vetëm pasurinë e paranë por edhe personalitetin, moralin, pushtetin dhe demokracinë.

Duhet patjetër ndëshkimi i politikës së kriminalizuar të cilën e bën drejtësia, por që të realizohet kjo,duhet dhe këtë e bën një reformë radikale e sistemit të drejtësisë.

Reforma e Sistemit në Drejtësi në Kosovë, realizimi si miratim dhe si edhe zbatim njëkohësisht i saj do të ishte për nga rëndësia ngjarja e dytë më e madhe për Kosovën pas ÇLIRIMIT DHE PAVARËSIMIT TË KOSOVËS sepse shteti, politika e pushteti janë kapur nga mafia e politikës, pushtetit, biznesit të pisët, nga media servile e mercenare dhe nga drejtësia e "frikësuar" nga krimi dhe politika, por edhe nga drejtësia e vetëkriminalizuar dhe e korruptuar në shërbim dhe si zgjatim i mafio dhe oligarko-politikës të cilat po kercënojnë sovranitetin kombëtar.

Nuk e di deri më sot që në Kosovë dhe as në Shqipëri të ketë deklaruar apo të ketë dhënë dorëheqje ndonjë gjyqtar apo prokuror të cilën e ka “kërcënuar” mafia ,krimi apo politika ashtu sikurse nuk pati dhe nuk ka akoma ndonjë “vullnetar” të guximshëm nga drejtësia për ta denoncuar një gjë të tillë.

Pra, nuk po na rezulton ndonjë prej tyre që të ketë dhënë dorëheqje për një arsye të tillë, e kjo do të thotë se atyre u pëlqen ky profesion prej të cilit ata fitojnë e përfitojnë, pra ata dhe morali i tyre e pranon dhe i bindet edhe "frikësimit" edhe “presionit” por sidomos edhe vetëkorrupsionit dhe pazarit që ata bëjnë me drejtësinnë sikur ta kishin pronë të tyre.

Kjo tregon se tërë sistemi i Drejtësisë është i korruptuar dhe patjetër duhet një pastrim rrrënjësor i institucionit të sistemit të drejtësisë edhe në Kosovë, duhet një organ i Lartë mbigjyqësorin kosovar që ta drejtojë, kontrollojë , ndëshkojë dhe ta pastrojë drejtësinë nga gjyqtarët dhe prokurorët aktualë në Kosovë.

Pra duhet patjetër ai që tashmë njihet si VETING , pastrim i drejtësisë, zbatimi i të i cilit bën pastaj edhe pastrimin dhe dekriminalizimin edhe të politikës.

Ja, edhe se si duhet të kryhet Reforma në Drejtësi, politikë dhe kudo në administratë edhe në Kosovë ashtu si ne Shqipëri.

Rolin vendimtar për VETING-un në Kosovë duhet ta marrin përsipër SHBA dhe BE.

Kjo për faktin se vetëm prej presionit demokratik, kryesisht të SHBA –ve të cilat i mbështeti edhe BE, u bë e mundur dhe e detyroi pa kushte politikën e Tiranës që ta miratojë Reformën në Drejtësi, VETING-un. Pra në Shqipëri triumfoi revolucioni institucional demokratiko-ligjor i drejtuar nga SHBA dhe BE mbi politikën dhe drejtësinë e kriminalizuar dhe të korruptuar në Shqipëri.

Po SHBA, e cila e kishte prioritet madhor në Shqipëri miratimin e Reformës në Drejtësi, po SHBA po këmbëngul ta ketë edhe si prioritet kryesor edhe zbatimin e saj, pasi politika dhe gjyqësori i kriminalizuar dhe i korruptuar po reziston akoma me të gjitha mjetet por që nuk mund të shpëtojë tashmë nga agonia.Prandaj, edhe ngritjen e organeve të VETING-ut në Shqipëri po monitorohet rreptësisht nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i përbërë prej profesionistësh të shquar nga SHBA dhe nga BE.

Një gjë e tillë duhet sa më shpejt ta marrë si shembull dhe të kryhet edhe në Kosovë.

Por opinioni dhe shoqëria civile edhe në Kosovë mos të presin, se kurrë këtë nismë nuk e merr as politika, as media dhe as drejtësia në Kosovë, sepse jo vetëm që nuk e kanë as dëshirë dhe as vullnet por edhe janë kundërshtarët më të mëdhenj të cilët do të bënin gjithçka për pengimin dhe mosrealizimin e një reforme të tillë, ashtu sikurse ishin dhe janë akoma të tillët edhe në Shqipëri.

Nëse politika edhe kjo e pas 11 Qershorit 2017 dështon prej

parlamentarëve deputetë, prej gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe nëse ata tregohen kokëfortë në Miratimin e një VETING-u, atëhere moralisht por edhe detyrimisht pushteti duhet ta çojë Kosovën përsëri në zgjedhje të parakohshme.

Po kështu edhe nëse miratohet ligji i VETING-ut, drejtësia dhe ligji duhet menjëherë të fillonte nga zbatimi i tij : t’ua ndërpresë mandatin administratës qëndrore dhe lokale prej individëve të paaftë dhe sidomos nga ata me rekorde kriminale dhe korrupsioni duke i ndëshkuar edhe penalisht.

Por, ashtu sikurse pa ndihmën e SHBA-së nuk do të ishte mundësuar çlirimi i Kosovës, ashtu edhe realiteti po tregon se pa rolin vendimtar të SHBA-së nuk reformohet as drejtësia në Kosovë. Prandaj edhe ambasadori amerikan në Kosovë duhet të luajë po atë rol siç veproi me këmbëngulje dhe me vendosmëri ambasadori amerikan në Tiranë, Z.Donal, ashtu sikurse ka deklaruar ne Korrik 2016 në Tiranë edhe Ndihmës Sekretarja amerikane Nuland se: Reforma në Drejtësi, prioritet i lartë në marrëdhëniet SHB-Shqipëri.

Kjo do të thotë se Reforma në Drejtësi, kjo detyrimisht duhet edhe në Kosovë, patjetër është domosdoshmëri, dhe ka po të njëjtën rëndësi si Reformë jetike edhe për Kosovën.

SHËNIM:

VETTING-u, Kjo është parësore dhe më se aktuale si domosdoshmëri për politikën dhe për pushtetin që do të dalë pas 6 Tetorit 2019, pas vitee vitesh dështim në fushën e drejtësisë, të sundimit të ligjit, në mosndëshkimin dhe as në mosefikasitetin në luftës kundër krimit të organizuar e korrupsionit shtetëror dhe institucional. Ky do të ishte edhe premtimi mëi madh për politikën dhe për pushtetin e ri i cili nuk ka detyrimin dhe as nuk ështëi shtrënguar nga papërgjegjshmëria, abuzimi, tradhëtia, hajnija dhe as nga krimi e korrupsioni. Ky do të ishte edhe misioni i kandidates Vjosa Osmani si kryeministre poqese vullneti popullor do tëduhej dhedo t’ia besojë asaj qeverisjen, si kandidatja më e merituar, mëe duhura dhe më e besueshme...

(Kosova Sot Online)