Tandemi i rrezikshëm

Tandemi i rrezikshëm

Gani Qarri

  • 27 September 2019 - 16:34

Mjerisht që nga dita e ardhjes së tyre në pushtet, tandemi Thaçi-Pacolli, janë kthyer në rrezik permanent për Kosovën.

Nuk ka dëm më të madh se sa kur një ish kryeministër dhe zëvendëskryeministër i parë i një shteti të ri e të vogël, të çliruar nga SHBA, NATO dhe BE, ta emërojnë një narkotrafikant të kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare dhe SHBA, për konsull nderi të Kosovës dhe veshin atë me imunitet diplomatik të shtetit tonë, siç vepruan Behgjet Pacolli e Hashim Thaçi (nga 2008-2014 kryeministër i vendit) me narkotrafikantin nga El Salvadori Enrique Raisë 

Madje përkundër faktit qëëDokumenti i DEA-s, Agjencisë Amerikane të Anti-Drogës thekson qartë se salvadoriani Enrique Reis, është nën hetim ndërkombëtar dhe ndër të kërkuarit kryesor të kësaj agjencie, për shkak të trafikimit të narkotikëve dhe kooketimet të tij me grupet e krimit të organizuar, kartelet e drogës dhe politikanët e korruptuar, kjo nuk i ka penguar fare, kuislingun Hashim Thaçi dhe mafio-oligarkun rusofil Behgjet Pacollin, që nga pozitat kryesore të shtetit tonë të shpallur vetëm dy-tre vite më parë, të pavarur, taënominonin më 2011,pikërisht narkotrafikantin Enrique Rais, konsull nderi të Kosovës në Honduras, duke i siguruar atij edhe imunitet diplomatik. 

Për aq më keq, Behgjet Pacolli edhe nga posti i ministrit të Punëve të Jashtme, nuk i ndërpreu asnjëherëëlidhjet e dyshimta me këtë narkotrafikant të kërkuar ndërkombëtarishtëdhe biznesmen të ndjekur nga drejtësia amerikane dhe ajo ndërkombëtare, lidhje të cilat ndërmjet Pacollit dhe Enrique Reis edhe sot vazhdojnë. 

Madje me intervenimin e kuislingut Hashim Thaçi në vitin 2011, Behgjet Pacolli qe emëruar për kohë të shkurtër edhe Presidenti i 3-të i Republikës së Kosovës, ndërsa pas rrëzimit të tij nga Kushtetuesja, aiëmori postin e Zëvendëskryeministrit të parë të Republikës së Kosovës.

Ndaj secili banor dhe qytetar i Kosovës, duhet të ngritë zërin dhe pyes me shqetësim të pafund, se a ka fare në vendin tonë prokurori, gjyqësi dhe sistem të drejtësisë, të cilët nuk kanë hetuar asnjëherë këto fakte, apo që të gjithë janë kapur nga Thaçi & CO dhe përfshirë në korrupsion e krim të organizuar. 

Përndryshe është e pamundur të kuptohet se si rusofili Behgjet Pacolli jo vetëm që vazhdon kooketimin me këtë narkotrafikant, por figuron edhe siëmenaxher në kompaninë “Rais Group International NC, LLC”, të narkotfafikantit nga El Salvadori, Enrique Rais. 

E përderisa prokuroria inekzistente e Kosovës, të mos zbardh asgjë nga afera e Hashim Thaçit dhe Behgjet Pacollit me narkotrafikantin e lartcekur, mbetet tejet e dyshimtë se si guxuan ata ta emëronin vetëm tri vite pas shpalljes së Pavarësisë, kriminelin Enrique Rais, nga El Salvadori në një post diplomatik të Kosovës në Honduras.

Përgjegjësia bëhet edhe më e rëndë, kur kihet parasysh fakti se Hashim Thaçi nga pozita e kryeministrit të vendit ndërsa Pacolli zëvendëskryeministër, i ofruan një narkotrafikanti të kërkuar ndërkombëtarisht edhe imunitet diplomatik të shtetit të Kosovës. 

 Madje demagogjia e Hashim Thaçit dhe Behgjet Pacollit, shkon aq larg sa që pa fije turpi, në njërën anë na flasin për marrëdhënie korrekte dhe miqësi të përhershme me SHBA-t, ndërsa në anën tjetër, z. Pacolli edhe si ministër i jashtëm i Kosovës e zëvendëskryeministër i parë i shtetit të Kosovës, vijon pa asnjë pengesë, lidhjet e pandërprera konspirative me narkotrafikantin salvadorianëEnrique Rais. 

 Dhe përveçse Thaçi dhe Pacolliëmorën guximin ta emëronin këtë narkotrafikant konsull nderi të Kosovës, për çka nuk u hetuan kurrë, sot na del se z.Pacolliëështë edhe menaxher i kompanisë ‘Rais Group International NC,LLC’.  

Kompani qëënë dokumentet e drejtësisë amerikaneëfiguron si ‘subjekt i hetimit ndërkombëtar për kooketimet me grupe të organizuara kriminale, kartele droge si dhe politikanë të korruptuar! 

Për aq më tepër, Behgjet Pacolli, përveç se u bë njëri nga ‘menaxherët’ e kësaj kompanie kriminale, sipas një artikulli të botuar më 2015 nga revista salvadoriane "Factum", për Krime të Organizuara dhe Projektit për Raportim të Korrupsionit, "Insight on Crime",një vit pasi Behgjet Pacolli u takua më 2010 me Raisin, grupi inxhinierik Mabetex në pronësi të Pacollit ia shiti Enrique Rais-it edhe një apartament në Hotelin Swiss Diamond në Lugano. 

Pra në të njëjtin vit që Behgjet Pacolli ushtroi për kohë të shkurtër detyrën e Presidentit të vendit, ai edhe nga pozita e Presidentit të Kosovës, vazhdonte tregtinë me narkotrafikantin salvadorian Enrique Rais, të cilit po atë vit (2011) ia shiti edhe apartamentin në Hotelin Swiss Diamond. 

Artikulli i bazuar në korrespondencën e raportuar nga e-maili personal i Raisit,dëshmon katërçipërisht se Pacolli, për vite të tëra ka bashkëpunuar ngushtë, jo vetëm me kriminelin dhe narkotrafikantin Enrique Rais, por vazhdon të mbajë lidhje të vazhdueshme edhe me kriminelë te tjerë të këtij kalibri, përfshi Rusinë e Putinit, fakt i cili bëri qëëpartia e Pacollit në zgjedhjet e vitit 2014, të mos arrinte të futej as në parlament! 

Behgjet Pacolli, përpos që përflitej se një kohë ishte edhe nën hetimet e drejtësisë zvicerane, gazeta gjermaneë“Die Welt am Sonntag”, nënvizonte se Pacolli është akuzuar për rroga të papaguara, si dhe korrupsion e kontakte me Rusinë, madje megjithëse shumica dërmuese e shqiptarëve dëshirojnë integrimin e Kosovës në BE dhe NATO, Pacolli vazhdon të mbajë kontakte të pandërprera me Moskën, e cila lufton SHBA-t, NATO-n dheëPerëndimin. 

Në fillim z.Pacolli shihej si xhaxhai i pasur nga Lugano i cili mund ti ndihmonte bashkëkombësit e tij në atdhe, por sot ai përflitet vetëm për privatizime të dyshimta dhe korrupsion. Ndaj nga opinioni shihet si figurë e rrezikshme dhe qesharake.ë(Süddeutsche Zeitung,7.09.2017) 

Për çudi Pacolli dhe Thaçi sipas gazetës zvicerane NZZ (Neue Zürcher Zeitung) edhe për përndjekëse ligjore kanë të njëjtin person- Carla Del Ponten, e cila përderisa Thaçin e akuzon për përfshirje në krim të organizuar, Behgjet Pacollin ajo e ngarkonte me dyshimin për korrupsion dhe larje parash. Hetimet kundër Pacollit filluan nga dy prokurori, nga ajo e Tesinës dhe Gjenevës, në janar të vitit 1999 dhe përfunduan tri vite më vonë.ë(NZZ,20.02.2011) 

Por mjerisht edhe përkundër faktit që kuislingu Hashim Thaçi dhe mafiooligarku Behgjet Pacolli janë shndërruar në rrezikun kryesor për shtetin e Kosovën, ata nuk janë marrë në pyetje asnjëherë, njëri as tjetri nga prokuroria e vendit. 

Madje, përderisa Thaçi, pa asnjë pengesë ushtron postin e të parit të shtetit, të cilin ai personalisht,përditë e më tepër e kërcënon me ndarje e copëtim,ënga viti 2017 e këndej edheëmafio-oligarku rusofil Behgjet Pacolli, ështëësërish Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme të vendit tonë. 

Kështu që përveçërrezikut permanent për Kosovën, Thaçi dhe Pacolli, duket se tanimë, që të dy bashkë, kanë filluar në tandem të merren edhe me intensifikimin dhe rritjen e  numrit të tërheqjes së njohjeve të shtetit të Kosovës, për ndarjen sa më lehtë të saj, dhe ditë e natë, përpiqen pareshtur që ta shkatërrojnë e bëjnë tërësisht inekzistente edhe diplomacinë kosovare. 

(Kosova Sot Online)