Ana e ndritshme e Hanës!

Ana e ndritshme e Hanës!
Ana e ndritshme e Hanës!

Kimete Berisha

  • 27 September 2019 - 21:47

1. Anipse ishte veshur si Kryegjyshi botëror (gjelbërim), Vjosa Osmani nuk e ka 'mirë'.

Klani 'Pronto' nuk mund ta blej vullnetin e askujt, qysh tha ajo sot në Suharekë, por votën po 'ishalla', e blen, bile i teprojnë.

As Kadri Veseli s'po lyp vullnet me ble se vullneti nuk është mall, po vota është 'mall'. 
Pa vullnet e shtyn' jetën diqysh, mësohesh me jetu pa sevda, por pa pare tjetër muhabet.

Vjosa Osmani është inatçore, ka qenë nxanëse e mirë, shembullore, do shokë e shoqe të klasës së saj më kanë tregu se Vjosa gjithmonë u nervozu kur edhe tjetër kush (veç saj) ka marrë pesëshe.

'Pse edhe ai si unë me marrë pesëshe'.
Duhet m'u dallu me diçka, me një shenjë, plus, zemër, çkado diçka, që unë jam më e mirë.

Vjosa e meriton votën tonë, jo veç pse është luftëtare, ambiciozd dhe këmbëngulëse, por sepse si fëmijë ka ditur të jap ide origjinale, për shembull ta udhëzoj arsimtarin (që atij tjetrit që e ka marrë pesëshe, t'ia vë përpara pesëshes një minus).

2. Pare e vullnet ka edhe Donika Kadaj, po nuk i rrihet asaj 'pa vjedh' e kish vjedh idenë e 
ish posterit të Behgjet Paciollit dhe Mimoza Kusarit 'Felicita, È restare vicini come bambini...'

Ish dal ftyrë për ftyrë me Ramushin bashkë sikur kur kcejnë 'sentish', thuajse kanë me nda votën bashkë. 
Behgjeti bile ka qenë më kreativ se këta, Behgjeti me Mimozën ka pas dal shpinë për shpine si Albano e Romina Poweri.

3. E Mimoza (me do komunista të Gjakovës) tym ka pas qitë me ba Fadil Hoxhën 'hero', e tjetër gjë që tash ka shku' m'u fsheh te Albini.

4. Time Kadrijaj e kish çu vetullën ku s'ka ku shkon ma përpjetë, (për vetull-ngritje ja kish kalu edhe Enver Hoxhës) bile s'besoj që ka mujt me zhdryp atë vetull ma. 
Popullit mos ja ço ti vetullën se kush lakmi s'po t'merr, me dasht i çojna tonat.

Timja herë është luftëtare, herë veç doktoreshë, herë është të dyja: edhe luftëtare edhe doktoreshë, varet kush e pyet, Haga apo veteranët e Kosovës. Kësaj radhe, për fushatë, Timja është doktoreshë, e cila po duket sikur po konkuron në QKUK.

5. E Gani Dreshaj (po e shti në shkrimin që i dedikohet grave, mbasi ky i lyen e i tapirat flokët zi si Aleksisa Kerington) po vonohet në takime t'fushatës, derisa po del prej frizeri, ku po kalon shumë kohë, po del kallamaz prej frizeri (veç zyluftë po i kursen), por po gjen kohë sa me prezantu Pejën e kohës së 'Jugosllavisë'. 
Qysh paska pas lulëzu Peja. Na kishe Jugosllavia u kanë e keqe për Pejën...

Njëmend Peja është e veçantë, i kam pa para 1 jave tre djem 10 vjeçarë tuj vozit rangja n'qendër t'qytetit. E policia sytë veçkah femrat vozitëse.
(Policia e Shqipërisë tjetër metodë pune, kokën ulë, sytë n'telefona, non sop online, po u 'knaqke' njeri tuj hy n't'kuqen këtu).

6. Perhan Tobllerone, përndryshe deri më tani më shumë po i ndihmon PDK-së sesa LDK-së. 
E shyqyr që guximi i tij nuk përkon me djallëzinë e tij, se namin e kish ba.

7. Kujdes, hapni sytë para se ta jepni votën. Njerëzit më të rrezikshëm duken të urtë dhe të butë.

Unë një ditë me mend n'kry, e bëra një gabim dhe më erdh shumë inat. 
Isha duke vozit dhe nga larg e pashë një burrë të moshuar që donte të kalonte me veturën e tij dhe thashë 'hajt' t'i jap përparësi për shkak të moshës. Kur u afrua më afër e ma bëri me shenjë falenderimi
për përparësinë që i dhashë e pashë që i kisha dhënë përparësi njeriut më të gabuar, një mashkulli të keq (dhe të popullarizuar) që as nuk i flas. 
Pra, ai kujtoi se e respektova, e unë 'e respektova' pa dashur, gabim.

P.S. 'Ti kalo e lirë dhe thuaj: 
Më në fund e pashë dritën'

Prehu në paqe, Zonja e Madhe, Ajnishahe Halimi.

(Kosova Sot Online)