A ka Kosova nevojë për një Rilindje politike?

A ka Kosova nevojë për një Rilindje politike?
A ka Kosova nevojë për një Rilindje politike?

Sami Behrami

  • 30 September 2019 - 13:26

Kosova ndodhet para zhgjedhjeve të reja nacionale të shtatat me radhë që nga pas lufta e vitit 1999. Sllogani më i mir i këtyr zgjedhjeve për Kosovën do të ishte kshilla e Presidenti Amerikan Abraham Lincoln i cili thoshte “Vota është ma e fuqishme se plumbi. Me plumb mund ta vrasësh armikun tend, kurse me vote mund të vrasësh të ardhmen e fëmijëve tu”.

Nisur nga kjo postulat për votën, këto zhgjedhje duhet të shërbejnë si Rilindje e mirfillt politike e demokratike për Kosovën dhe popullatën e saj, për shkak se popullata është sfilitur nga sjelljet devijante të institucioneve të dala nga zhgjedhjet e pasluftes e manifetar me humbje shprese për jetë më të mire dhe të dinjitetshme në Kosovë.

Historikish në momente të tilla kur popullsia e humbë besimin në vlera, virtyte dhe si rrugë të veteme të shpëtimit e sheh largimin- emigrimin përfundimtar prej atëdheut nga injoranca institucionale siq është rasti me Kosovën sot, atëhere Rilindja jo vetem që është e nevojshme por në të njejtën kohë është edhe e domosdoshme si e vetmja rrugë e shpëtimit.

Mjafton një vështrim i Rilindjes Kombëtare e cila me veprimet dhe aksionet e veta bëri përpjekje titanike për kthimin e besimit dhe zgjimin e atdhedashurisë tek shqiptaret në një kohë shumë të vështirë për shqiptaret. Kohë kurë një pjes e madhe e tyre e kishin humbur besimin dhe një pjesë e shqiptarëve ishin ftohur prej atdheut të tyre. Rilindja u shendrrua në burim të fuqishëm të kthimit të besimit dhe shpresës së humbur duke arritur të vëjë themelet e Shqipëris modern.

Vota si reflektim për Rilindje politike Nuk ka dyshim që Kosova ka nevoj për një Rilindje të re politike e demokratike e këtu jam i bindur që ndaj mendimin edhe me ju lexues i nderuar. Rilindje të mirfillt siq ishte ajo e shek XIX e jo kopje e ndonjë Rilindje të kohëve të fundit që nuk i solli asnjë të mire Shqipëris dhe shqipëtarëve. Zhgjedhjet e reja në Kosovë duhet të sherbejnë si Rilindje për Kosovën.

Kosovën në të cilën si pasoj e sjelljeve deviante të pushtetit dhe injorancës së tyre, popullsia në masë të madhe e veqanarisht rinia e ka humbur shpresen për: jetë me të mir e dinitoze, arsim dhe shendetsi cilsore, gjygjësi të drejtë e të pavarur, kushte më të mira ekonomike etj., dhe si rrugë të vetme shpetimi e shohin emigrimin, edhe pse ekzistonte bindja se me lirin dhe pavarësinë, Kosova do të shërohej edhe nga kjo plagë e vjetër shekullore. Shifrat e këtij procesi me pasoja negative ne të gjtiha fushat e jetës janë alarmante.

Mjaftoj vetem shifrat e emigrimit të viteve të fundit ( mbi 30 mijë vetem 2018) dhe pritjet për viza në ambasaden Gjermane ku ne pritje jan rreth 40 mij aplikacione ndersa terminet e zëna deri ne vitin 2021 për të treguar gjendjen e pa shpres te rinisë Kosovare në vendin e tyre.

Ose të dhënat se në periudhën pas luftës së vitit 1999 nga Kosova në drejtim të vendeve të Evropës dhe vendeve tej oqeanike kanë emigruar mbi 350 mijë banorë me një mesatare prej mbi 20 mijë persona brenda vitit, ndërsa 60 % e të rinjve janë të gatshëm për të emigruar në një vend të BE-së., nëse do të ju ipej mundësia.

Nuk ka dyshim se fajtori kryesor për këtë gjendje janë qeveritë e Kosovës së pas luftës të cilat bën shumë pak për zhvillimin ekonomik të saj, përkundër paralajmërimeve të shumta nga institucione vendor e veçmas ato ndërkombëtare të cilat dy parametrat kryesor ekonomik: papunësinë dhe varfërinë i cilësojnë si faktorë kryesorë që rrezikojnë stabilitetin e Kosovës të cilat paralajmrimi nuk u moren seriozish asnjëhere.

Pergjigjet e qeverive për këto paralajrime mjaftoheshin me faktin se Kosova ka rritje ekonomike deri 4%. Megjithate, kjo rritje sipas ekspertëve te ekonomisë ka qenë e varur nga konsumi, nga investimet publike, nga shpenzimet qeveritare e cila nuk mund të konsiderohet rritje e qëndrueshme.

Kjo rritje gjithashtu ishte e pamjaftueshme për të zbutur problemet ekonomike dhe sociale, siç janë papunësia dhe varfëria. Tregu i punës është deformuar plotësisht, kriteret profesionale të konkurseve janë zëvendësuar me kriterin nepotik. Institucionet vazhdojnë të mbushen me familjarë të njerëzve në pushtet e me militantë partiakë.

Anashkalimi i më të mirëve, punësimi dhe avancimi i më të dobëtëve është shndërruar në virtyt duke venitur shpresat e populatës së rëndomt ose që nuk ka ndonjë lidhje partiake me pushtetin. Me këtë qasje, Kosovës po i shkaktohen humbje të shumëfishta: popullsisë nuk i ofrohen shërbime profesionale duke përfshirë shërbimet mjekësore, arsimore, juridike etj., duke nxitur emigrimin e kuadrove ku humbjet janë të pa kompensohem ( harxhuam mjera euro në shkollimin e tyre, të tjerët përfitojnë ekspert të gatshëm), përcjell kjo me humbje demografike, sociale, ekonomike duke cenuar rritjen ekonomike dhe rënien e produktivitetit duke rrezikuar në këtë mënyrë edhe qenien kombëtare.

Zgjedhjet e tetorit do të duhej që në skenen politike kosovare të sillnin parti dhe individ të pergjegjshem, intelektuale, me moral patriotik e kombëtar, të pastër dhe jo me rekorde kriminale e të korruptuar, të cilë do të ballafaqohen me problemet e shumta të popullsis me qellim të krijimit të perspektives ne vend, për rinin në radh të parë duke ju shmangur temave popullsite dhe improvizimeve politike të cilat proklamohen si rrugë të permirsimit të gjendjes.

Për këto arsyeje votusi Kosovar duhet të mendoj mire se kujt do ti jap votën dhe mandatin për qeverisje, nuk duhet të votojë me eufori, symbyllur dhe kuturu, sepse siq thoshte presidenti Amerikan Abraham Lincoln “… me vote mund të vrasësh të ardhmen e fëmijëve tu”.

E pa dyshim ky është momenti i duhur në mos edhe i fundit për rilindje politike të Kosovës. Këto duhet të jenë zgjedhje të cilat do të bënin zgjidhjet të problemeve dhe të problematikave që ka Kosova, në të kundërtën udhtimi politik i Kosovës drejt greminës është i pashmangshëm.

Autori është doktor i shkencave të gjeografisë-demografisë.

(Kosova Sot Online)