O Ibrahim Rugova, i lumi ti që ndërrove jetë e nuk i sheh maskarallëqet në Dardaninë tënde

O Ibrahim Rugova, i lumi ti që ndërrove jetë e nuk i sheh maskarallëqet në Dardaninë tënde
O Ibrahim Rugova, i lumi ti që ndërrove jetë e nuk i sheh maskarallëqet në Dardaninë tënde

Luz Tomaj

  • 02 October 2019 - 11:13

He more Ibrahim, bujarija, veprat, veprimet, urtia ose intelektualiteti të vejnë në radhën e figurave historikisht të shquara kombëtare, të cilat kanë ndërruar jetë por janë të pavdekshme. Shoh se kultura dhe tradita e shenjtë kombëtare, mjerisht, e ka marrë teposhtëzen, prandaj po thëm lumi ti që ndrrove jetë, pushon i qetë dhe nuk ballafaqohesh me horllëqet që po ndodhin sot në Dardaninë tënde por, mjerisht, edhe në mbarë kombin shqiptar.

Ndoshta kishte me qenë më mirë dhe më lehtë për mua mos të ishim njoftuar fare, mos ta kisha përcjell veprimtarinë tënde. Por, ndodhi, diku në mes të shtatëdhjetave, të shekullit të kaluar, kur në Institutin albanologjik, në zyren e ati, gjithashtu i pavdekshëm, Anton Çetes, u takuam dhe pinim kafe. Ishim përafërsisht moshatar, dhe Antoni thoshte Luz a po e shef këtë djalë…… dhe fliste fjalë të mira për Ty. Në anen tjeter, Ti mu drejtove Luz po ta lexoi emrin në Rilindje (isha gjyqtar i qarkut në Prishtinë) dhe pyete se një familje nga Klina kishte vra serb dhe disa janë burgos. U përgjegj Antoni, po Ibrahim, vllau i Luzit me tre kushërinj. Më kujtohet kur Ti the se po më vjen mir që të paskan për ndonjë ndihmë.

Atëherë kur shtriga Serbi nuk linte gjë pa bërë, e fute kryet nën gërshan dhe dole në ndihmë të popullit. Të mbështeti populli dhe e mbarë shtresa intelektuale. Ia prezentove mbarë botës së civilizuar vuajtjet dhe kërkesat e Kosoves.

Gjatë të nëntëdhjetave, mjerisht, për herë të fundit, të takova në Bronx, NY. Kishte filluar procesi i themelimit të LDK në diasporë. E udhëhiqte prof. Ali Aliu. Të premtova se do të veproj dhe ndihmoi në atë proces por, të thash se nuk do antarsohem në asnjë subjekt politik. Qeshe dhe tha se neve njifemi o Luz. Në vazhdim, sëbashku me veprimtarët, në Stamford, CT e themeluam nëndegën. E mbaj në mend, aty, rastësisht, ishin edhe i pavdekshmi Fehmi Agani dhe kjo zonja Edita Tahiri. Edhe pranë insistimeve, nuk i pranova propozimet që të nominohem Kryetar i nëndeges. U zgjodh veprimtari Avdi Gjini. Po të them Ibrahim se as sot e kësaj dite nuk u pendova. Ja se pse:

He more Ibrahim, ti ike por falë veprimtarisë tënde shumëvjeçare, falë bashkësisë ndërkombëtare, të cilën, t e inkurajove, falë edhe sakrificave të UÇK, të cilat i çmoj, përveç në aspektin ideologjik, Kosova e shpalli pavarësinë. Politikanët pas teje, si pula pa krye, në vend që të kuptonin se procesi i shtetëformimit po sa ka filluar, mendonin se procesi ka përfunduar. Ndaj, më shkon mendja te Madeleine Albright, e cila ka shkruar edhe në librin e saj por, muaj më parë, gjatë një takimi të shkurt, edhe gojarisht ma përkujtoi Rambujen, nuk e kishte harruar, se: kur ulesha me bisedu me Rugovën, e dija që përball e kam një akademik, në anen tjetër, Thaçi më dukej si një student…. I përmendi edhe bisedat telefonike me tani të ndjerin Adem Demaçin, me të cilat kishte qenë e dëshpruar.

Ibrahim, të them sinqerisht, kur ti ike, sadopak shpresë kisha në Fatmir Seidiun, por ai, më befasoi me gabimin pas marrjes së postit të Kryetarit të Kosovës, ndaj në sipërfaqe doli Isa Mustafa, të cilin e ke njoft mirë dhe, besoj se si unë edhe ti ke qenë i dëshpëruar me të. Edhe sot e kësaj dite, falë teje, e simpatizoi LDK edhe pse dëshprohem.

O Ibrahim Rugova, Kosoven e udhëheqin, apo luajn me te, të njëjtit që ti i la mbrapa - Hashimi, Ramushi, Kadrija, Fatmiri Albini dhe të tjerët. Tybe s’jan tu dit se çka janë tu ba. Sjellen si qurat n’mjegull dhe preokupimin më të madh e kan se kush po e zënë poziten më të lartë. I mjeri populli.

Pas shpalljes së pavarsisë u themeluan institucionet e shtetit, Parlamenti, Qeveria dhe posti i Kryetarit. As sot e kësaj dite nuk i kan të qarta kompetencat. Çka me të thanë, ti e din madhësin e Kosoves. Por, Kosova, madhësinë e qeverisë e ka më të madhen në Evropë, ndoshta edhe në botë e mos të flasim për numrin e zëvendës ministrave, ndihmës ministrave dhe këshilltarëve. Besa edhe rrogat i ngritën deri në 3000 eura, ndërsa pagat minimale, pensionet etj janë mizore.

Po ta them edhe nji detaj qesharak. Kur kryetari i Kosoves, Hashimi shkon në Tiranë, nikoçir i tij është kryeministri Rama ndërsa, nëse atje shkon kryeministri Ramushi, nikoqir i tij është kryetari Meta. E sheh pra, nuk takohen sipas posteve që mbajnë por sipas simpative personale. A nuk është qesharake?!!! Po më duket se me të drejt dominon mendimi se Hashimi dhe Rama janë kap bisht për bisht me Vuçiqin, me Erdoganin i cili është në lidhje të ngushtë me Serbinë dhe Rusinë, shtete të cilat nuk e marrin me mend shtetin e Kosoves.

Që nga themelimi i institucioneve more Ibrahim, nuk lexova, nuk vërejta se Parlamenti, Qeveria apo Kryetari qoftë edhe një herë të mirren:

-me shqyrtimin e situates ekonomike të Kosoves, me çfarë kapacitete ekonomike disponon Kosova dhe perspektiven e saj;

-nuk vërejta që cilido institucion të mirret me gjendjen sociale të popullit të shkretë;

-thua se nuk iu intereson gjendja në shëndetësi, në arsim etj. Lëmi me interes vital për popull, për shtet;

-temë kryesore e institucioneve është përleshja në mes subjekteve politike. I lumi ti që nuk je e me e dëgju gjuhen që dominon - gjuhë e vagabandëve, gjuhë e rrugaçëve. E bastardhuan gjuhen dhe kulturen kombëtare.

Janë themeluar ku me dit sa universitetet, po ezëm në rregull por për kenë. Rinija me të madhe e ka marrë rrugën e mërgimit, dominon papunësija, por edhe nëse dikush punësohet sa ia vlen, rrogat e dhjet apo më shumë individëve nuk e arrijnë rrogën e një ministri apo zëvendësministri.

Pas shpalljes së pavarësisë, Ibrahim, erdhen njohjet e shtetit të Kosoves nga më se 100 shtete. Por, procesi i njohjeve u ndal, madje tani vijn tërheqjet nga disa shtete. Kuptohet, në një anë vepron shtriga Serbi, por, mendoj se faktori tjetër çëndron në dobësit e bartësve të pushtetit të Kosoves.Sëpari, Kosova i ka akoma kufinjët që i le Ti dhe falë prezencës së faktorit ndërkombëtar. E keqja është se sovraniteti, si element kryesor i shtetit, nuk shtrihet në tër shtetin. Jo, Ibrahim, në atë pjesën e quajtur veri, ku bën pjesë edhe Trepça, sherbët as që duan me ndi për Kosovë. Nuk e respektojnë kushtetuten, simbolet dhe as valuten e Kosovës, nuk ndiejnë për institucionet e Kosoves. Veprojnë vetem sipas udhëzimeve që i marrin nga Beogradi.

Arena ndërkombëtare, kuptohet, e përcjell situatën në çdo shtet prandaj edhe në Kosovë. Mosformimi i plot i shtetit dhe dobësit tjera nuk është vështirë me i vërejt. Të thashë për dimenzionet e qeverisë. Në se e shiqon strukturen nga aspekti profesional ki çka me pa. Ministri i jashtëm psh. Ka arsimimin e tregtis. Diplomacija nuk është tregti. Ministri i infrastruktures është mjek ndërsa ai i drejtësisë është politolog o Ibrahim.

Kur ishe Ti, bile ishe akademik. Reth teje ishin Fehmi Agani, akademik sociolog, juristat, kolegët e mi Bajram dhe Nekibe Kelmendi, bashkpunoje me Anton Çeten, akademik Mark Krasniqin, etnolog, njerz këta e kuptonin popullin dhe sëbashku me Ty merrnin frymë përmes frymës së popullit. Me ty ishte e tërë shtresa intelektuale e Kosoves, shtresë kjo, thua se nuk ekziston sot, nuk e pyet kush, nuk i ndihet zëri.

Tani zhvillohet fushata elektorale. Haj me det more Ibrahim. Liderët e subjekteve politike dhe pretendentët për poste, dalin para popullit. Askush nuk flet se çka bëren ose nuk bërën për shtet, për popull por vetëm fajsojn njëri tjetrin dhe premtojn se nëse zgjidhen në postet që i pretendojnë, Kosova do të lulëzon, populli do të bëhet qirak. Premtojn dardha, rrush e kumbulla ose i gjuajn fjalët si lopa baglen, si të duash.

Postin e kryeministrit e pretendojn të gjithë - Ramushi, Kadrija, Fatmiri, Albini. Sadopak më befasoi, këndshëm LDK o Ibrahim. Për Kryeministre, e nominoi z. Vjosa Osmanin. Po thëm këndshëm nga se Vjosa është e kualifikur dhe ka njohuri për shtetin dhe mbi shtetin më shum se tëgjith të tjerët. U befasova edhe nga fakti se bukur gjatë, Vjosa, në një mënyrë, ishte opozitë në LDK të Ises. Unë po mendoj se për të qenë opozit e shtynin mu njohurit profesionale të saj dhe më mirë se çdo tjetër i ka vërejtë dobësit në procesin e shtetëformimit dhe zhvillimin e shtetit. Ndoshta kontributi i saj do bëhet edhe kontribut i stabilizimit të LDK-s tënde, të ciles iu kanë luhat themelet.

Edhe nje herë Ibrahim po të them se i mungon Kosovës, por ajo është çorodit deri në atë masë sa që po them i lumi ti që ndërrove jetë. Pusho në paqe dhe të gjithë ata që sadopak e dinë se çka është njerëzia çka është kombi, kultura dhe tradita kombëtare nuk të harrojnë, je i pavdekshëm.

(Kosova Sot Online)