Disa porosi votuesve në Kosovë

Disa porosi votuesve në Kosovë
Disa porosi votuesve në Kosovë

Skender Kapiti

  • 03 October 2019 - 16:19

Në shtetin dhe në kombin e lirë , askush nuk i ka faj  popullit nëse  zgjedh keq dhe gabon.

Në demokraci vetëm një shoqëri e papjekur politikisht dhe e korruptuar zgjedh vazhdimisht politikën e keqe dhe të korruptuar.

Individi dhe populli në një shtet fitojnë dhe marrin atë se çfarë punojnë e veprojnë. Kjo vlen edhe për pushtetin, edhe për qeverisjen.

Pra, njerëzit e  meritojnë qeverisjen, sepse dhe pasi  nga vota e tij vjen edhe qeverisja. Pra, si është populli vjen edhe qeverisja.

Nëse vota popullore gabon dhe zgjedh e voton gabueshëm atëhere  mos ua  vini fajin pastaj as Europës dhe as Amerikës, sepse në Kosovë nuk votojnë ata, dhe as nuk zgjedhin ata,por votojnë e zgjedh populli i Kosovës.

Indiferenti ndaj të keqes qeverisëse, politike e publike  është shume afër saj, por  indiferenti është  edhe frikacak i cili pajtohet me të keqen.

Shkoni në votime dhe leni fjalët e forta të patriotizmit, burrnisë e trimnisë nëpër lokale, çajtore e kafeneve!

Më i dëmshëm dhe pa dinjitet  është ai që e shet votën se sa ai që ia blen atë.

Ndëshkojeni me votë, dhe mos e falni kurrë politikën e tradhëtisë, as mashtrimet, as gënjeshtrat, as krimin dhe as korrupsionin e politikës dhe pushtetit!

Bëjuani gjyqin atyre!

Nëse nuk i ndëshkoni ato ditën e votimit, atëhere nuk keni pse të ankoheni prej tyre pastaj.

Prandaj, votoni lirshëm, por ama mendueshëm dhe gjykueshëm se për kë dhe për çfarë votoni!

Për Ju intelektualë!

Jo për ju intelektualët servilë, sejmenë e puthadorë të pushtetit, jo për intelektiualët frikacakë  që i bëjnë fresk çdo lloj pushteti,se nga ju nuk ka cfarë të pritet.       

Por për Ju intelektualët e mirëfilltë e të vërtetë, pasi Ju duhet të dukeni, mos rrini në pritje dhe indiferentë, por angazhohuni fuqishëm në politikë sepse vetëm kështu Ju nuk lejoni që talentin , aftësinë dhe kompetencat e kapacitetet tuaja intelektuale e patriotike t’ua rrëmbejnë injoranca, paaftësia dhe harbutizmi politik. 

Angazhohuni dhe mbështeteni LDK dhe Vjosa Osmanin, pasi me Vjosën intelektualizmi pozitiv,professional, intelektualizmi i pakorruptueshëm  dhe patriotik do të  gjejë veten atje ku e meriton kompetenca e tij, dhe për të cilin ka aq shumë nevojë Kosova.

(Kosova Sot Online)