Zgjedhjet 2019

Zgjedhjet 2019

Kujtim Germizaj

  • 05 tetor 2019 - 15:41

Votuesit kosovarë me 6 tetor të vitit 2019 do të votojnë partitë e preferuare të tyre, njëkohësisht do të legjitimojnë edhe legjislaturën e shtatë të Kuvendit.

Tanimë eshte e qarte se fituese e ketyre zgjedhjeve nuk do te mund te jete asnjera parti e vetme, as LDK as VV, AAK dhe as PDK.

Zotimi i partive politike që po bëhet në këtë fushatë do të dizajnohet pikërisht nga koalcionet paszgjedhore.

Edhe pse dy partitë më të mëdha opozitare patën mundësi që të ishin fituese të këryre zgjedhjeve, ata nuk e deshtën fitoren për shkak të egoizmit dhe bajraktarizmit, egoja, që është armiku i një lidershipi të mirë dhe bajraktarizimi që është mbetje e trashëguar e këtij kombi.

Dhe, kur ne jemi kaplaur nga dëshira e egos për më shumë pushtet, humbim kontrollin!

Dhe kur egoja përkëdhelet, ajo rritet, tregon David Owen, derisa Jonathan Davidson, një profesor i psikiatrisë dhe shkencave të sjelljes, e quan këtë “sindroma hubris,” të cilën ata e përkufizojnë “çregullimet e zotërimit të fuqisë, veçanërisht fuqi e cila lidhet me suksesin e tepërt, që kiet për vite me radhë.

Sot, me shume se kurre na është dashur nje QEVERI me ndryshe, por vetëkënaqësia, mendjemadhësia dhe bajraktarizmi nuk i la hapësirë partive për të arritur koalicione parazgjedhore dhe për të qenë fitues të sigurt të këryre zgjedhjeve. Kjo ndoshta eshte edhe arsyeja që në shekuj kemi qenë të përçarë dhe jo vetëm të përçarë , por ne shume raste edhe keqdashës ndaj njëri-tjetrit.

Sot, më shumë se kurrë na është dashur një PDK e të qenit opozitë, duke u ristrukturuar nga brenda, e që më pastaj të nxjerr kuadro të rinjë që do të dilnin nga ky ristrukturim.

Por, kaplimi nga dëshira e Bajraktarizmit, nëse unë nuk jam i pari, nuk do te jesh as ti, mund sjell edhe befasira të papritura.

Njëra nga befasitë që do të mund të ndodhte do të ishte parashakimi i Analisti Astrit Gashi “Me bë me u mobilizu krejt struktura e PDK’së, munden më marrë vendin e parë”

Pastaj Gashi ka shtuar duke thënë se “PDK e ka një strukturë me ba me hi në funksion total mundet me qenë në vendin e parë, për qito po thom, këta tjerët janë te shpallë PDK’në humbës, kurrë nuk ka qenë më lehtë me dalë e para.

Dhe, nëse ndodhë ajo çfarë kishte parashikuar ditë më parë analistit Astrit Gashi , mund të kemi një PAN 2 , prandaj mos e fajësoni askënd ose të paktën mos provoni të thoni, ne jo, por ata!

Patët mundësi , nuk e shfrytëzuat, për shkak të egos, bajraktarizmit!

E bafshi me shëndet. Urime dhe Suksese fitueseve!

Neve nuk ka mbetur tjetër asgjë, përveç se, të themi : mos i votoni dallaverëgjinjtë e shtetit tonë, mos i votoni të korruptuarit, matrapazët, hajnat të cilët nga njëra ana shiten patriotë dhe nga ana tjetër nuk lënë gjë të keqe pa i bërë këtij vendi.

(Kosova Sot Online)