Kujt t’i besojmë nesër? Të votojmë apo të mos votojmë cila është zgjidhja?

Kujt t’i besojmë nesër? Të votojmë apo të mos votojmë cila është zgjidhja?

Ilir Muharremi

  • 05 tetor 2019 - 19:27

Sot është ditë heshtje, por jo heshtje absolute ngaqë nëpër kafene flitet për politikën për votimin, për të nesërmen sepse premtimet tashmë mbaruan dhe ishin të kamofluara sikur ato gra egjiptiane. Si të besohet nesër dhe kujt mund t’i besosh? Vërtetë kjo është shumë e vështirë. Deri më sot të gjitha premtimet ishin të thyera dhe çdo gjë është zhvatur dhe korruptuar: mashtrimet ndodhen në ekonomi, kapja e buxhetit të shtetit, ryshfetët dhe përfitimet nga peshqit e mëdhenj. Shumë bukur shpjegohet krimi i organizuar i cili ka emra të ndryshëm, në Itali quhet Camorra, në Amerikë Mafia, ndërsa në Shqipëri dhe Kosovë qeveri ose edhe popull sepse shpesh edhe populli bashkëpunon.

Kujdes nesër popull. Nëse zgjedhni të korruptuar, hajdutë, tradhtarë dhe mashtrues, nuk mund të quheni si viktimë, por bashkëpuntor të tyre.

Ajo turmë nesër do të del me shumë koka por me pak mend dhe ju jeni kjo o popull.

Është vështirë të pohohet se do të bëhet mirë ngaqë institucionet kalojnë nëpër disa faza e ato më kryesoret janë: faza e përfitimit publik pra nesër, faza e privilegjit, arritjes dhe e fundit e abuzimit. Andaj, njerëzit e drejtë kanë vetëm një armik të përhershëm, ai është qeveria e korruptuar.

Si të ju besojmë nesër? Ai njeri i cili mashtron një person quhet gënjeshtar ndërsa ai që mashtron një popull është politikan. Por, ata nuk mund t’i marrin të gjithë në anën e tyre, por i duhen vetëm budallenjtë.

O popull mos votoni atë i cili popullin e bën kurban për vete, por atë që bëhet kurban për popullin e gjorë i cili mezi qëndron në këmbët e veta. Këtë popull edhe tash po e shoh si një shoqëri delesh që nesër do të zgjedh një shoqëri ujqërish. Paramendojeni si veprohet te ne, votat numërohen e nuk peshohen, ndoshta e dini se për çka jam duke menduar?

Ata që vërtetë din ta qeverisin këtë vend janë të zënë me ngasjen e taksive, kamarier dhe flokëtar. Vërtetë gjynah. Nëse nesër prapë çelësat e shtetit i merr po i njëjti politikan, atëher o popull ta ndryshojmë braven. Problemet nuk kanë datë skadimi.

Eh çka është politika, arrinë të bëhet përmes artit kinse shumë e butë sepse të varfërve po ju merr vota , ndërsa me parat e të pasurve bëri deri dje fushatë, pastaj ju premton të varfërve se do t’i mbroj nga të pasurit. Ec e bjeri në fije politikës.

Vështirë e kam që nesër të vendos jam shumë i pavendosur ose nëse vendos këtë e bëj nga deshpërimi.

Nuk kam kujt t’i besoj nesër se deri më sot shoh vetëm hipokirizi, dinakëri, fatalizëm, nënshtrim, pesimizëm, mërzi. Shumë barbarë u bën udhëheqësit sepse tash po i ndihmojnë me premtimet skllevërit e tyre. Andaj, edhe skllavëria e sotme është barbari.

Popull i shkretë, i lodhur nga kjo barbari shtroji vetes pyetje: Si mund ta ndryshojnë vet ata që e skallavëruan këtë vend dhe juve tash po ju kërkojnë t’i votoni? Po edhe ndërrimi i figurave politika prapë rrënjët i ka te ajo barbari e vjetër.

Këto janë pyetjet kryesore që duhet t’i shtroni vetes: Drejtësia a do të jetë e lirë? A do të ketë vende të punës për të merituarit? A do të depolitizohet arti dhe kultura ose në tërësi shteti? A mund të njdeheni të sigurt në spital dhe të garantoni se mjekët do të gjejnë sakt sëmundjen tënde e nuk do të shpenzoni para koti. E Pastaj të orientoheni në Shkup për shërim? Puntorët privat të mos trajtohen si skllevër. Mendojeni këtë sonte e nesër vendosni ose mos votoni? Një e di sakt atë çfarë e ka thënë Friedrich Nietzsche: “Kjo botë është vullenti për pushtet dhe asgjë tjetër dhe ju vet jeni ky vullnet për pushtetin”.

(Kosova Sot Online)