Votuesi inteligjent dhe Gazeta “Kosova Sot” i bënë VETTING-un politikës kosovare

Votuesi inteligjent dhe Gazeta “Kosova Sot” i bënë VETTING-un politikës kosovare
Votuesi inteligjent dhe Gazeta “Kosova Sot” i bënë VETTING-un politikës kosovare

Skender Kapiti

  • 07 October 2019 - 11:09

 

Tronditet dhe ndëshkohet  elita politike në Kosovë

Me 6 Tetor 2019 votuesit në Kosovë ndëshkuan ashpër me votë elitën politike të keqe, të kriminalizuar, të korruptuar, antipublike dhe të papërgjegjshme; ndëshkuan mafio-oligakinë politike që kishte kapur shtetin, që kishte bllokuar sistemin dhe integrimin.

Ky ndëshkim erdhi edhe prej kontributit të jashtëzakonshëm që ka dhënë gazeta e lirë, e pavarur dhe gjithkombëtare “Kosova Sot” e cila prej vitesh ka qenë dhe e ka luajtur  misionin dhe rolin e saj kritik,investigativ, denoncues  dhe atë të opozitës reale e të vërtete , si pushteti i 4- t kundër korrupsionit, krimit, hajnisë, tradhëtisë; kunder tre pushteve të tjera: atij legjislativ, ekzekutiv , kundër atij gjyqësor si dhe kundër edhe injorancës së elitës politike në Kosovë e korrupsionit  të shoqërisë civile .

Roli i “Kosova Sot” them se ka qenë i jashtëzakonshëm pasi ai si media ka  zgjuar dhe ndërgjegjsuar opinionin publik  dhe ka inkurajuar me të vërtetat dhe  me faktet e realitetit si dhe me pjekurinë e guximin meditik, patriotik dhe intelektual  për të vepruar dhe për të ndryshuar.

Dhe kjo ndodhi me 6 Tetor 2019, kur vota popullore bëri ndryshimin  madh: ndëshkoi ashpër elitën dhe establishmentin politioko-oligarkik që kishte kapur dhe asfiksuar shtetin, demokracinë, drejtësinë dhe zhvillimin e integrimin.

E gjithë politika dhe padronët e saj e të pushtetit që i ka akuzuar e demaskuar me të drejtë  gazeta “Kosova Sot”, gazetarët e talentuar të saj si dhe analistët e opinionistët e saj , verdikti popullor  i dha ndëshkimin e merituar me 6 Tetor 2019.

Mori ndëshkimi e merituar PAN dhe klanet oligarko-mafioze të atyre që e sunduan Kosovën në këto vite sikur ajo të ishte shtet dhe shoqëri, territor e pasuri private e tyre e  të cilët  bënë zulllumet me tenderat, me investimet, me paranë publike; me uzurpimet, zaptimet dhe privatizimet korruptive të pronës publike  e shtetërore, ata bënë batërdinë me lejet abuzive të ndërtimit etj. etj.

U ndëshkua rëndë politika e  tradhëtive kombëtare dhe e  pazareve me territorin dhe me trojet shqiptare të Kosovës, u ndëshkua rëndë politika e klasës politike e të të gjitha atyre partive politike dhe të kryetarëve te tyre të cilët kanë bashkëqeverisur me PDK-në e Hashim Thacit, si AAK, NISMA  dhe aventurieri politik dhe matrapazi, Behxhet Pacolli.

U ndëshkuan politika dhe politikanët e  marrëveshjeve antiKosovë  Hashim Thci dhe Edi Rama; pësoi humbje katastrofike Shpend Ahnmeti, kryekomunari I Prishtinës ku prej imazhit të keq dhe të perceptimit publik negativ  të tij , forca politike e tij mori ndëshkim dhe pësoi humbje katastrofike.

Vota popullore iu është besuar tashmë dy partive meritore për të, VETVENDOSJE-s dhe LDK-së. Rezultati që arriti LDK në këto zgjedhje, një përqindje mjaft e kosiderueshme e saj erdhi si  meritë personale e Vjosa Osmanit si  kandidatja  më e merituar për kryeministre dhe për të qeverisur Kosovën. Sikur të mos ishte rizgjedhur kryetar i LDK-së Isa Mustafa, i cili ka kusuret, imazhin  dhe përgjesitë e tij për bashkëqeverisjen e pamotivuar të  LDK-së  me PDK -në e Thacit, bashkëqeverisje e cila ka qenë ekstremisht kundër vullnetit të antarësisë dhe të simpatizanëve të LDK-së, LDK do të kishte arritur një rezultat më të madh  dhe padiskutim që do të kishte dalë forcë e parë politike.

Dhe në këto kushte gjykatësi popull me votën e tij e votoi “VETVENDOSJEN” e Albin  Kurtit , kjo sepse ajo  nuk ka mbi supe dhe nuk është e ndotur  nga qeverisja e pushtetit qëndror, sepse ajo nuk ka qenë asnjëherë në pushtet dhe nuk është e infektuar nga pushteti ,korrupsioni, hajdutëria, zullumi dhe as nga tradhëtia publike dhe e interesave kombëtare ashtu sic janë komsumuar me këto akuza , sjellje e vepra partitë e tjera politike të cilat morën ndëshkimin e meritruar me 6 Tetor 2019.

Qëndrimi i VETVENDOSJE-s ka qenë i papajtueshëm me filozifinë e keqpushtetit të PDK-se dhe kundështar i vendosur dhe i palëkundër kundër pushtetit oligako-korruptiv të PDK-së, kundër pushtetit autokratik e personal të Presdentit Hashim Thaci, kundër tradhëtive e pazareve me trojet e me teritoret, kundër ndarjes së Kosovës.Prej vitesh , qe nga formimi i saj, VETVENDOSJA ka qenë opozita më e besueshme në betejën politike të saj kundër krimit të organizuar, korruosionit,hajnisë dhe tradhëtisë publike të të gjitha pushteteve që kanë qeverisur Kosovën.

Prandaj votuei inteligjent Kosovar votoi për më të mirën, për ndryshimin,votoi për VETVENDOSJE-n dhe LDK-në, për Republikën , për shtetin ligjor dhe të së drejtës, për antikorrupsionin, për konsolidimin e pavarësisë e të demokracisë dhe për integrimin e Kosovës.

Le të besojmë dhe le të shpresojmë për ndryshmin përmirësues dhe cmontimin e ndëshkimin e sistemit oligarko-korruptiv,mafioz dhe hajdutokrat. Le të shpresojmë e të besojmë për clirimin e energjive politike, patriotike dhe të intelektualizmit të vërtetë e pozitiv.

(Kosova Sot Online)