U desh të kalojnë 20 vite pas lufte, dhe 11 nga pavarësia e Kosovës që Albin Kurti ta marr pushtetin

U desh të kalojnë 20 vite pas lufte, dhe 11 nga pavarësia e Kosovës që Albin Kurti ta marr pushtetin
U desh të kalojnë 20 vite pas lufte, dhe 11 nga pavarësia e Kosovës që Albin Kurti ta marr pushtetin

Ragip Guraziu

  • 07 October 2019 - 13:02

Këto zgjedhje parakohshme parlamentare të Kosovës të 6 tetorit të 2019-tës do mbahen mend , së paku për këto vite deri këtu që jo vetëm nga vendoret por ehe nga ndërkombëtarët po cilësohen si më të mirat, dhe pa eksese, incidente dhe ,ajo që duhet të cekimin për një arsyeje, Kadri Veseli i nominuari për kryeministër nga subjekti i tij politik PDK-ja,pasi kuptoi se u rendit e treta si parti fituese,pas VV dhe LDK-së,pa hezituar fare doli para kamerave dhe “Ne e pranojmë verdiktin e qytetarëve, PDK-ja kalon në opozitë”.

Ndarja e bashkëpartiakëve të Albin Kurtit, Vetëvendosje e para, edhe kjo është një dëshmi

Me udhëheqjen e komunës së Prishtinës,mandati i parë që në fillim Shpend Ahmeti,bëri gabime të mëdha dhe si e përqafoi korrupsioni, maliverzimet e keqpërdorimet,por edhe pse që atëherë analistet,si nga mandati i parë por edhe në këtë të dytin,që Shpend Ahmetit,në përkrahje të artakëve të tij, si Dardan Sejdiu e Visar Imeri etj, vazhdoi me të vjetrën si ju rrit mendja pak se është baba i VV, që u kritikua edhe nga vet Albin Kurti,dhe kjo qoi deri te ndarja,që Albini pastroi subketin e tij politik VV dhe që u dëshmua edhe në këto zgjedhje që po thuhet se, Kurti është SOVRANI i skenës, shkel LDK’në, PDK’në dhe AAK’në.

Opozitarizimi i fortë i Albin Kurtit që ka bërë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe komprometimi i madh i partive në pushtet ndër vite e ka nxjerr subjektin e tij si forcën e parë politike në zgjedhjet e jashtëzakonshme. Ai mposhti Vjosa Osmanin dhe LDK’në që përsërisnin se janë partia e parë, në një garë dramatike dhe plotë rivalitet, sikurse edhe Kadri Veselin që tentoi t’i ndezë motorët e partisë që për një dekadë e dominoi skenën politike. Ndërkohë që të dielën ish –bashkëpartiakëve të tij Shpend Ahmetit, Visar Ymerit e Dardan Molliqajt që ia këputën një krah, Kurti ua bëri me dije se ai ka qenë baba i Vetëvendosje dhe magneti i votave. Por, edhe pse fitues, Kurti s’do ta ketë të lehtë ta bëjë qeverinë e re dhe të bëhet Kryeministër.

Albin Kurti ia ka dalë të ngjitet në fron të skenës politike në vend pas shumë vitesh opozite të fortë fillimisht si një OJQ që sfidonte pushtetin nga jashtë e më vonë edhe si parti parlamentare që përdorte edhe metoda që konsideroheshin jo korrekte nga shumë vëzhgues të skenës politike. Këtë të diel ai ia dha fund dominimit 10 vjeçar të PDK’së e cila nisi teposhtëzën pasi nga aty u largua Hashim Thaçi e sidomos edhe nga futja në koalicion me AAK’në dhe NISMIN në vitin 2017 që mori fund në korrik të këtij viti kur Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i Kryeministrit.

Këtë e ka pritur Ish-lideri i studentëve të Universitetit të Prishtinës ka shënuar fitoren e parë prej se hyri në politikë më 2009.

Tani Albin Kurti është fitues i zgjedhjeve të jashtëzakonshme nacionale të organizuara pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt .

Më së keqi në këto zgjedhje ka dalë Kadri Veseli. Ka dështuar të dalë i pari. S’ka dalë as i dyti. Ka mbetur pas LDK’së. Vjosa Osmani dështoi të shënoi fitoren e parë në garën direkte me Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, por këtu kemi kujdes se ende s'ka përfunduar e gjitha sepse kemi vtat me kusht dhe ato nga diaspora,edhe pse mendohet se ato do jenë në dobi të Vetëvendosjes,duhet të kemi durim edhe pak,sepse Vjosa nuk ja ka uruar Albinit fitoren derisa të numërohen votat me kusht dhe ato të diasporës.

E nominuar në momentet e fundit, Vjosa Osmani s’arriti t’i dalë përpara Lëvizjes Vetëvendosje, e cila po ashtu ishte ndarë para disa kohësh me grupin e Shpend Ahmetit dhe Dardan Molliqajt.Në fakt, dështim historik ka shënuar edhe Partia e Kaqusha Jasharit e transformuar nga 12 deputetët e Vetëvendosjes.

Kadri Veseli i dhesi motorët, duke propaganduar se do e luftoj korrupsionin,pa fajin e tij

Ende nuk po mundem të kuptoj se a pati këshilltar,apo i grahi vetë,kur doli me slloganin do e luftoj korrupsionin,të cilin e kishin krijuar bashkëluftarët e tij,tani partiakët derisa Kadria ishte ende pa u kyqur në politik,dhe barren e dikujt tjetër i'a morri te ligat,dhe kjo ishte arsyeja pse nuk doli i pari dhe kështu nuk arrihet suksesi dhe bindja tek qytetarët,votues sepse ai këtë do ta bënte por ama,sië thotë një fjal popullore,''boll i kam gajlet e mia - e çka të hynë në punë të hujat.

Kadri Veseli dha shenjat e para se do të dalë në opozitë. S’dihet nëse bashkë me Veselin pa pushteti a do të mbetet edhe Haradinaj e Limaj.

Krejt çka dihet është se puna e parë e Qeverisë së re do të jetë përballja me presionin ndërkombëtar për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe heqjen e taksës ndaj shtetit serb. Po ashtu mbtetet të shihet nëse kjo sfidë do t’i takojë Kurtit si Kryeministër apo .....

Pas numërimit të 95 për qind e votave, kjo është diferenca e VV-së ndaj LDK’së

Ndryshe ishin numëruar 95 për qind e votave, ndërsa më poshtë ju sjellim rezultatet preliminare të publikuara së fundmi nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë me 25.79 për qind, që i bie 193.689 për qind të votave.

Menjëherë pas VV’së është Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.99 për qind ose 187.749 vota.

E treta është PDK’ja me 21.28 për qind të votave, ndërsa koalicioni AAK-PSD ka fituar 11.56 për qind të votave.

Koalicioni Nisma – AKR ka 4.94 për qind, duke rrezikuar kalimin e pragut për të hyrë në Kuvend, e që është 5 për qind.

Siç thuhet kanë dalë për të votuar mbi 850 mijë qytetarë me të drejtë vote.

Nga ana tjetër Lista Srpska ka fituar në 10 komuna me shumicë serbe, duke fituar 6.32 për qind të votave të përgjithshme, që do të jetë një BOMB automike për Kuvendin e ri.

Kadri Veseli: “Ne e pranojmë verdiktin e qytetarëve, PDK-ja kalon në opozitë”, tha ai.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka pranuar se partia e tij ka humbur zgjedhjet e 6 tetorit.

Ai ka uruar fituesit, teksa ka thënë se PDK-ja do të dalë në opozitë.

“Kemi punuar shumë që t’i punojmë këto zgjedhje, por nuk fituam. Qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre dhe ne e pranojmë. PDK-ja do të kalojë në opozitë. Por ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë kombit dhe popullit”, ka thënë Veseli.

Ai ka falënderuar anëtarët dhe aktivistët e PDK-së për fushatën.

“Kemi ndarë momente të jashtëzakonshme bashkë,. Anëtarëve dhe aktivistëve u them ndjehuni krenar me punën tuaj, se edhe unë ndjehem krenar me ju. Besimi im në ju është i palëkundur”, ka thënë Veseli.

Këto zgjedhje parakohshme parlamentare të Kosovës të 6 tetorit të 2019-tës do mbahen mend , së paku për këto vite deri këtu që jo vetëm nga vendoret por ehe nga ndërkombëtarët po cilësohen si më të mirat,dhe pa eksese, incidente dhe ,ajo që duhet të cekimin për një arsyeje, Kadri Veseli i nominuari për kryeministër nga subjkti i tij politik PDK-ja,pasi kuptoi se u rendit e treta si parti fituese,pas VV dhe LDK-së,pa hezituar fare doli para kamerave dhe “Ne e pranojmë verdiktin e qytetarëve, PDK-ja kalon në opozitë”.

(Koosva Sot Online)