Albin, opozitarizmi është tjetër gjë dhe qeverisja ëshë gjë tjetër

Albin, opozitarizmi është tjetër gjë dhe qeverisja ëshë gjë tjetër
Albin, opozitarizmi është tjetër gjë dhe qeverisja ëshë gjë tjetër

Skender Kapiti

  • 08 October 2019 - 11:43

Në demokraci, të jesh në opozitë dhe ta luash e ta bësh rolin e opozitës dhe të opozitarit është shumë e lehtë, por të qeverisësh është shumë e vështirë . Të gjykosh , të kritikosh dhe të kundërshtosh pushtetin , qeverisjen apo pozitën për korrupsion,dështime, mossuksese në luftën kundër korrupsionit; të luash rolin e e ndërshmërisë, përkushtimit dhe të ndjesisë dhe dhimbshurisë sociale dhe të marrësh flamurin e patriotizmit e nacionalizmit, dhe të premtosh ndryshime dhe qeverisje ndryshe nga qeverisja dhe pozita është shumë e lehtë.

Por kur vjen dhe merr pushtetin është shumë e vështirë që të mbahen artikulimet propagandistike publike politike, por është shumë e vështrirë që t’i realizosh premtimet dhe akumulimet e pakënaqësive publike për të cilat populli kryesisht ta beson votën.

Qeverisja është e vështirë sepse ajo të vë në provë dhe në përballje me realitetin , të vë në provë me ato që ke premtuar, që ke promovuar dhe që ligjëruar si opozitar dhe në fushatë elektorale. Në demokraci koha ecën shumë shpejt, 4 vite si maksimumi i mandatit qeverisës kalon shpejt dhe zhgënjimi popullor dhe dështimet në qeverisje provokojne edhe zgjedhje paramandatore, pra të parakohshme.

Qeverisja është e vështirë për faktin se do të kesh përballë një opozitë të “rreptë”, të korruptuar dhe që ka hipotekuar rekorde krimi e korrupsioni; opozitë e cila do të jetë shumë e papërmbajtur dhe “agresive”. Ajo do të jetë nihiliste dhe do të mundohet që ta pengojë e ta bllokojë sistemin, sundimin të ligjit, VETTING-un etj. Ajo kërkon të mbrojë privilegjet dhe përfitimet dhe synon rikthimin e saj të shpejtë në pushtet,pasi pushtetit ata ia kanë parë “hajrin” dhe nuk mund të rrinë pa të.

Qeverisja është e vështirë kur populli nuk ta ka dhënë mundësinë që të qeverisësh vetëm si parti, por me kualicion. Kujdes se qeverisjet me kualicion, kualicionet zakonisht nuk e kanë parësore mirëqeverisjen dhe as interesin publik , por atë të përfitimeve personale e partiake sic tregoi edhe keqqeverisja e PAN, kualicioni i cili u dëbua nga pushteti dhe u ndëshkua ashpër për këto arsye.

Kryetarët e partive të kualicionit nuk delegojnë në qeverisje për ministra, zëvëndës ministra, për drejtorë e të tjerë ata që duhet dhe më të mirët, por ata dërgojnë atje “agjentët”besnikë të tyre, të cilët edhe punojnë për ta minuar qeverisjen. Ata z. Albin nuk kanë parësore objektivat e përgjegjshmërisë dhe të shërbëtorit publik dhe as luftën kundër krimit e korrupsonit, por kanë korrupsionin dhe përfitimin.

Dhe nëse përpiqesh për t’i larguar atëhere do të përballesh me presionin e tërheqjes nga kualicioni i partnerëve të tij, duke kërcënuar me rënien e qeverisë. Qeverisja me kualicion është e prirur dhe e kërcënuar nga parapelqimet, nga krisjet e carjet dhe nga joqëndrueshmëria e josinqeriteti politik. Kualicioni, më i duhuri dhe me të i drejtë është ai me LDK-në, e cila ka për kryetar Isa Mustafën, por i cili ka bashkëqeverisur edhe me Hashim Thacin. Prandaj z. Albin shkurtimisht u mundova të arsyetoj se: është tjetër gjë opozitarizmi dhe tjetër gjë qeverisja.

(Koosva Sot Online)