Përse vajton o qyq, foli populli...?

Përse vajton o qyq, foli populli...?
Përse vajton o qyq, foli populli...?

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 10 October 2019 - 12:38

*Sebep i keti shkrimi u ben ata qe jane ne siklet dhe se humben me marre te zeze. Filluan te vajtojn keta qyq, perse nuk fituan,perse nuk kaluan pragun. Keshtu foli populli, ndaj, mbajeni gojen dhe mos u beni horë. Burri nuk e ka zakon te vajton si "kukavajka" vetem perse ju dha grushtin e rende populli. Qetesohuni dhe merrni ilaçet se nuk u be nami. Vite te tera keni lenë namin. Ju erdhi fundi dhe nga kjo bote keni per te ikur me damken e zeze. Mjafte e keni kapur pushtetin me zjarr dhe hekur taman si ne kohen e qenit plak Titos. Hapni rrugë për të mirën e popullit e vendit. Amani ju koftë...!

Ne Kosove mbaruan zgjedhjet e parkohshme parlamentare dhe fatmirësisht u lavdruan nga Amerika,nga Bashkesia Evropiane dhe nga bota e qytetruar,per kulture qe duhet te marrin lakmi edhe shtetet te cilat kane pervoje qindra vjeçare. Mirepo, shih per kete, dolen disa parti dhe disa individ te kerkojn si themi ne nga anet tona ne Zhur te krahines se Lumes:"Me gjet kime ne vo". Sovrani e dha fjalen e tij dhe dolen se kush eshte fituesi, kush eshte humbesi dhe edhe me keq vota e popullit tregoi se edhe kush humbi me marre, me faqe te zeze dhe kush u be hore. Ne jemi deshmitar te kohes,se akoma pa u mbyllur kuti e votimit, disa hundënuhates duke pare jo vetem humbjen katastrofike, por nga turpi se populli perbuzi tej mase, filluan te turbullojn ujin dhe te hedhin benzin ne zjarrrin pervlues. I kishte kapur sikleti sepse nuk fituan, nuk kaluan pragun, nuk siguruan vende ne Kuvend dhe filluan vajtimet e kukuvajkave dhe se u be nami.

Keni harruar se populli me vite te tera ju ka vezhguar nga frenxhitë e kullave se si ju keni sulur vendit per ta vjedhur e per ta coptuar si llave ujqish. Sido qe te jete,populli doli dhe u drejtua kutive te votimit,por, kishte te tillë se ne vend perbuzje,te pezmatuar dhe te nervozuar tej mase me politiken e bandave kriminale te kanaleve te nentokes, duke formuar klane mafioze, duke shitur tokat tona qe na kishte falur Zoti hise, ngritet papunesinë me te madhe ne Evrope, shkatrruan digasteret me te fuqishme dhe per t´i bere me pastaj prone private dhe te ndajn bashke pazarin e piste qe te shkonte e tera ne kurrizin e popullit.

Pastaj punesimet familjare te gjalle e te vdekur, shkatrro deri ne themel buxhetin e shtetit dhe krijuan rrjetin taman si te marimanges si ne nivelin lokal si ne nivelin baze dhe nuk kishin rastë ata jashtë nga rrjeti te futej brenda pa ryshfet, dhene te drejten qe nga mengjesi deri ne darke faktori nderkombetar dhe te thuash te gjitha ambasadat e huaja i çonin selam bandave te majave te shtetit qe e kishin pushtetin dhe e kishin kapur per gabzherri:"Luftojeni korrupcionin", por ishte e kot sepse ata sistemin gjyqesor te kalbur fund e krye e kishin bere ZAP dhe nuk guxoni te benin as gek e as mek.

Bile keta krye hajnat te peshave te renda qe ishin veshur me xhaketen e shtetit shkelnin Kushtetuten e vendit sa here deshten dhe askush nuk i trazonte dhe keta edepsez mendonin se populli është thas me kashte dhe nuk kupton gje. Kjo bandë e peshave te renda ne pike te dites mundohej t´i hedhej pluhur syve popullit dhe te shkretet tentonin te fusnin minaren ne thes.

Ata qe humben me faqe te zeze pa asnjë te bardhe i kapi sikleti se nuk mund te marrin pushtetin sepse ju ka bere semundje e pasherueshme dhe nuk lane gur e dru pa levizur dhe filluan t´i njollosin zgjedhjet, ne fakt keta dilinxhi nuk e kuptuan se populli perbuzi dhe i peshtyni ne fytyre dua te them se mbi 40 mije flete votime dolen te pavlevshme dhe perse nuk e pyesin keta vetin nje nga nje: PERSE MBI 40 MIJE FLETEVOTIME TE PA VLERE? Por, keta te paftyre, te mjere qyqarë nuk i bejn pyetje vetes, sepse halli i tyre eshte si te kalojn pragun, si ta marrin pushtetin, si ta sigurojn ne fotele te but ne Kuvend.

Ka ikur koha juaj qe punuat vetem per interesa tuaja personale dhe kunder popullit dhe ju do te ishit te kenaqur poqese nuk do te shkoni ne DYZ per hajni qe e di cdo kush,sepse keni vrapuar me vite te tera pas hajnise si zagaret pas kockave, keni vrapuar pas hajnise si korbat pas kufomave te vdekuar. Po, a e dini ju se dora e mallkimit do ju ndjek kudo qe te shkoni, a e dini ju se do te zbardhen nje nga nje te gjitha hajnitë tuaja qe para luftes nuk kishit as breke e as çorape dhe u betë supermilionerë dhe te kamur si sheiket e Arabisë. Ç´pandehuni ju more zuzarë, se populli nuk e di se kete kapital qe siguruat per tridhjete breza nuk mund te besh me nje rroge! A jeni ju ne terezi dhe a i keni pire ilaçet ?

Ç´ështe e verteta, pati edhe asi burra qe u mbeshteten per muri dhe e pranuan humbjen ndonese e turpeshme, ndonese me marre te zeze dhe thane:"... ne e pranojm humbjen, ne shkojm ne opozite,po ashtu kishte edhe asi qe thonin ne e pranojm humbjen dhe ne nuk kerkojm rinumrim...". Por, per marre te zeze ata lakmitaret qe e kane ne gjak hajnin vaj e vajtim me peshqir duke i fshire lotet si qyrravec:"...O kuku qe nuk po e kalojm pragun, votat e mia shkuan ne hamam te Hyres...!?".

Mosni bre, se u bete horë dhe mua me vie turp kur degjoj kesi lojra te pista dhe lotesh kalamajsh, mosni bre se nuk e ka burri zakon vajtimin si ata qyqet ne lis, mosni bre se u bete HORË E ZOTI MOS E LASHTE PA JU MARRUAR! Populli foli ore qyq, mbejeni vetin e mos u bene hore se keni familje!Populli, po qeshet me ju taman si me arushen kur cigani i bie defit dhe ajo luan vallen me zinxhir ne hundë. Qetësohuni per shendetin tuaj. Po nuk u be nami e burre se nuk do keni rast per te vjedhur. Mjafte keni lehur si qeni i rrahur pas henes,po, me gjakftoftesi merrni yrrnek te njerzit e ndershem. Po, perse nuk mendoni se as rrasa e varrit nuk do t´ia drejtoj kurrizin. Merrni vetin me te mir ore qyq,nuk mund te shtyni bjeshken me gjoks. Keshtu vendosi populli dhe mbajeni gojen kunder popullit. Zotin dorezan!

(Kosova Sot Online)