Votat që përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve, ja arsyeja që duhet të pritet ende

Votat që përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve, ja arsyeja që duhet të pritet ende
Votat që përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve, ja arsyeja që duhet të pritet ende

Ragip Guraziu

  • 10 October 2019 - 15:15

Votat nga Diaspora, ato me kusht dhe personave me nevoja të veçanta, gjithmonë kanë përcaktuar fituesin e zgjedhjeve kjo është arsyeja se duhet pritet edhe pak.

Një koleg i imi e sygjerojë Albinin; '' Vetëvendosje duhet të qëndroj me këmbë në tokë. Përvoja me Shpendin dhe ”rojën e urës “ Dardan Molliqajn e të tjerët i ka treguar që sa e ëmbël është paraja dhe sa lehtë njerëzit mundë të devijojnë gjatë të qenurit njeri me përgjegjësi shtetërore. Si rrjedhoje, unë i sugjeroj Albin Kurtit që të bëj një profil psikologjik për secilin individ para se ta vendos në ndonjë pozitë me përgjegjësi në vend. Kështu bëjnë shtetet e forta e kështu duhet të bëjmë edhe ne. Njerëzit lakmitar, të luhatshëm e frikacak nuk duhet të vendosen në pozita shtetërore”.

Nga këto tri kategori të votave, kanë qenë të adresuar gjithmonë LDK-së,dhe kjo është arsyeja se duhet pritur votat nga Diaspora,personave me nevoja të veçanta dhe ato me kusht.

Kur do të formohet qeveria e re?

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili ka numëruar votat e rregullta, fituese është partia e Albin Kurtit.

Rrjedhimisht i bie që Albin Kurti, kandidat i VV’së për kryeministër, duhet të jetë i mandatuari i parë për themelimin e qeverisë së ardhshme.

Ndërkohë, sipas procedurave kushtetuese, brenda 30 ditësh pas shpalljes zyrtare të rezultatit të zgjedhjeve, Presidenti i Kosovës duhet të thërrasë një seancë, në të cilën konstituohet Kuvendi i Kosovës.Nëse presidenti nuk e thërret këtë seancë, Kuvendi mblidhet vetë.

Në Institutin Demokratik të Kosovës tregojnë më tej për procedurat pasuese të formimit të qeverisë.Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili ka numëruar votat e rregullta, fituese është partia e Albin Kurtit.

KQZ: Numërimi i votave me kusht, të diasporës dhe personave me nevoja të veçanta nuk do të nisë për disa ditë.

Mirëpo, ajo se çka po ju sjellë edhe pak shpresë partive politike, sidomos atyre që po luftojnë për ta kaluar pragun zgjedhor e LDK-së që nuk ka hequr dorë nga vendi i parë janë votat e diasporës e ato me kusht. Për të ditur rezultatin që kanë marrë partitë nga numërimi i tyre, do të ju duhet të presin edhe disa ditë. Kështu kanë konfirmuar  KQZ.

Tash çka ka mbetur janë votat e diasporës, ato me kusht e të personave me nevoja të veçanta

Për të marrë rezultatet që kanë marrë partitë nga këto vota, duhet edhe pak ditë që të fillojë numërimi në QNR.

“Sa i takon kohës se kur do fillojë numërimi i votave me kusht, i votave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës ne varemi nga procedura dhe dinamika e punëve që zhvillohen këtu në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, por shpresojmë se brenda pak ditësh do të arrijmë të gjitha këto punë në mënyrë që të fillojmë edhe numërimin të këtyre kategorive dhe votave jashtë vendit”, tha Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Sipas Valmir Elezit aktualisht KQZ nuk i ka të dhënat se sa persona me nevoja të veçanta e kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar, apo sa është numri i votave me kusht, por që sipas tij këto të dhëna do bëhen të ditura pasi të mbaroj procedura e pranimit të materialit të ndjeshëm zgjedhor nga të gjitha komunat votuese në Kosovë.

Derisa sa thuhet se deri shpallja e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet  e 6 tetorit varet nga procedura dhe dinamika e punëve në QNR.

“Sa i përket çështjes se kur KQZ do shpall rezultatet përfundimtare ne varemi nga procedurat dhe dinamika e punëve t cilat zhvillohen këtu në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve. Nuk duam të japim ndonjë afat kohor sepse krejtësisht kjo varet prej këto procedura dhe punët që zhvillohen këtu. Po shpresojmë që sa më shpejt që është e mundur të arrijmë që të shpallim rezultatet përfundimtare”.

Kushtetuta

Kushtetuta është ligji apo akti juridik kryesor i një vendi apo organizate. Ligjet dhe rregulloret tjera të shtetit dhe organizatës duhet të jenë në përputhje me dispozitat e kushtetutës. Në disa vende, kushtetuta njihet edhe si ligj themeltar apo statut themeltar.

Kushtetuta zakonisht përkufizon shtetin ose organizatën, qartëson detyrat e shtetit dhe organet udhëheqëse të tij dhe shërben si ombrellë për ligjet e tjera të shtetit. Në shumicën e vendeve demokratike, mirëpo edhe ato autoritariane, kushtetuta përfshin edhe një kartë të të dretave dhe lirive të njeriut, të cilat nuk guxojnë të shkelen nga organet e vendit ose ligjet e tjera që i nxjerr organi ligjvënës i atij vendi.

Kushtetuta mund të jetë e kodifikuar në një dokument të vetëm, e pakodifikuar ose e pashkruar fare. Kushtetuta më e vjetër e shkruar në një dokument është Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, miratuar në vitin 1787. Statuti i Republikës së San Marinos daton prej vitit 1600, mirëpo nuk i përfshin të gjitha elementet e kushtetutave moderne. Kushtetuta e Britanisë së Madhe, ndërkaq, nuk është e kodifikuar në një dokument, por përfshin një sërë ligjesh të shkruara dhe rregulla kuvenduese të pashkruara. Në teori, kjo i jep mundësi parlamentit të Anglisë të ndryshojë me lehtësi kushtetutën, por tradita e ndërtuar gjatë shekujve e bën këtë hap të pamundshëm në realitet.

Më e vjetra kushtetutë në trojet shqiptare mund të konsiderohet Kanuni, ku prej më të njohurve janë Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe Kanuni i Skënderbeut. Këto kode që rregullojnë një rrafsh të gjerë të marrëdhënieve shoqërore dhe qeverisjen autonome të malësorëve shqiptarë janë pjesë e trashëgimisë indo-evropiane e më pas ilire të kombit shqiptar. Gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, ato u përshtatën për të siguruar vetëqeverisjen e shqiptarëve.

Gjatë kohës së Lidhjes së Prizrenit, shqiptarët bënë përpjekjen e parë për hartimin e një kushtetute shtetërore. Dokumente të përkohshme si Kanuni i Ri shërbyen si program i Lidhjes e më pas kushtetutë e qeverisë së përkohshme. Me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 1912, u paraqit edhe nevoja për nxjerrjen e kushtetutës së vendit. Megjithatë, u hartuan vetëm dokumente të përkohshme. Më 1913, kur Shqipëria u njoh nga fuqitë evropiane si principatë me në krye një prijës të huaj, gjashtë fuqitë e mëdha i dhuruan Shqipërisë kushtetutën e saj të parë, të quajtur Statuti Organik. Ky ligj ishte në fuqi për pak muaj gjatë 1914-ës.

Qeverisja në vitet vijuese u bazua në një numër ligjesh dhe kushtetuta të përkohshme të pakodifikuara. Më 1925, u nxor Statuti Themeltar i Republikës Shqiptare, kushtetutë e plotë në një dokument të vetëm. Më 1928, u miratua Kushtetuta e Mbretërisë. Termi kushtetutë u përdor vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, me miratimin e Kushtetutës së Republikës Popullore të Shqipërisë më 1946. Ndërkaq, në Kosovë për herë të parë më 1968 u ratifikua Ligja Kushtetutese e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, ndërsa më 1974 u adoptua një kushtetutë e re socialiste. Më 1991 u nxor një kushtetutë e përkohshme demokratike, ndërsa më 1998 u miratua me referendum Kushtetuta e sotshme e Republikës së Shqipërisë, e cilësuar si kushtetutë moderne nga ekspertët ndërkombëtarë.

(Kosova Sot Online)