Helmimi i 26 komisionerëve, është diversion (sikurse ai i 1990-es) i Serbisë!

Helmimi i 26 komisionerëve, është diversion (sikurse ai i 1990-es) i Serbisë!
Helmimi i 26 komisionerëve, është diversion (sikurse ai i 1990-es) i Serbisë!

Fadil Maloku

  • 13 October 2019 - 20:25

1. Kur isha anëtarë i KQZ-s, që nga viti 2013 pata paralajmëruar se nëse serbet lokal i lëmë të votojnë me dokumenta të Serbisë, do kemi shumë probleme; etnike (se do fryhet numri i banorëve serb); e sidomos sosh politike (se do rritet shumë ndikimi i Serbisë në skenën politike, gjë që edhe ndodhi me Lista “Srpska”).

2. Atëbotë, ma patën zënë për të madhe, për këtë paralajmërim; sa që mu lëshuan mbi supe me parti e me ca medie mercenenare lokale, për t’u dorëhequr! Natyrisht, nuk dhash dorëheqje, përkundër gjithë asaj trysnie publike e jo publike (lexo; joshjeje e shantazhi!). Për çka ish Presidentja e “zarfit” më “shpërbleu” me shkarkim

3. Tani fryerja (kjo në fakt vjedhje industriale) e votuesve serb, në zgjedhjet e sivjetme, vetëm sa ma dëshmon se kisha shumë të drejtë. Bile, kjo që ndodhi sot ne QNR-, me helmimet e komisionerëve, me rastin e kontaktit fizik me zarfat votues, është kulmi i dyshimit të veprimeve diversante (në mos edhe terorriste!) të Serbisë në Kosovë.


(Kosova Sot Online)