Prej “diversionistëve” dhe prej “gabimit” të atyre që nuk shkuan në votim, LDK nuk doli e para

Prej “diversionistëve” dhe prej “gabimit” të atyre që nuk shkuan në votim, LDK nuk doli e para
Prej “diversionistëve” dhe prej “gabimit” të atyre që nuk shkuan në votim, LDK nuk doli e para

Skender Kapiti

  • 16 tetor 2019 - 11:15

Kur kandidon për kryeministër një jokryetar nga një subjet politik, atëhere brënda partisë ka xhelozi dhe egoizëm.

Dhe ky fakt, si dhe tjetri që:  “rivalët”, klanet inarqore e të interesit personal  dhe “diversionistët” e PDK-së brënda LDK-së nuk është se u angazhuan seriozisht  por  madje edhe kanë sabotuar  me djallëzi dhe me indiferentizëm fushatën e Vjosa Osmanit dhe të ekipit të saj, dhe  këta sabotues do t’i gëzohen edhe humbjes së Vjosës, pavarësisht se kjo është vetëm një humbje minimale dhe e papërfillshme.

Nëse do të kishin kandiduar ndonjëri nga këta të tillët që i përmenda më siper për kryeministër nga LDK-ja, është e sigurtë se LDK do të ishte renditur në këto zgjedhje në vënd të tretë apo ndoshta të  katërt.

Nëse LDK-ja do të kishte qenë më e organizuar demokratIkisht dhe më e lirë ku të ishin respektuar dhe triumfuar më shumë meritokracia, intelektualizmi real dhe i mirëfilltë kundër  autokraciasë, xhelozisë, egoizmit negative, miopisë politike dhe sidomos kundër “mercenarizmit të interesit personal”, LDK  do të kishte fituar madje bindshëm, pasi prej këtyre te fundit  nuk u angazhuan në këto zgjedhje te gjitha kapacitetet e mëdha politike e intelektuale që ka LDK-ja.

Shmbull i kësaj është fakti që në Prizren  p.sh.LDK-ja pati një rritje të votave të saj rreth 4000. Dhe kjo thotë shumë dhe shpjegohet prej faktitt  pasi Dega e LDK-së së  Prizrenit pavarësisht se në një kohë shumë të shkurtër 2-3 mujore  deri në ditën e zgjedhjeve  për kryetar të saj pati Z. Anton Quni, një personalitet me integritet intelektual dhe  të besueshëm  e të respektuar publikisht për kontributet e tij kombëtare dhe politike, e ku si rezultat i kësaj edhe LDK u rrit, por edhe Z. Quni në shkallë republike mori edhe vlerësimin e duhur të besimit të votuesve që votuan LDK-në.

Koha 10 ditore e fushatës nuk ishte  e mjaftueshme për Vjosën për t’i sheshuar dhe as edhe për të shuar të gjitha hatërmbetjet dhe pakënaqësitë e brëndshme të atyre të cilët nuk u listuan si deputët dhe të atyre që janë besnik pranë tyre. Pra nuk mjaftojnë dhjetë ditë fushate për të mirëunifikuar  strukturat e partisë për të arritur qëllimin, që është fitorja.Kjo është sëmundje brënda partiake.

Dhe atë që unë e quaj si  gabim për votuesit në Kosovë, është fakti se ata duhet t’i kishin kuptuar dhe besuar vizionit dhe misionit historik të Vjosës dhe ekipit të saj në mënyrë që të merrnin pjesë  masivisht në votime. Pjesmarrja e tyre do ta kishte zgjedhur Vjosën, Kryeministre, post i cili   më se meritueshëm  i takonte asaj; dhe pjesmarrja masive në votime do ta kishte kthyer në pushtet fuqishëm LDK-në.

LDK  me Vjosën dhe të tjerët pranë saj  me siguri do ta ripërtërijnë rugovizmin.

Pavarësisht këtyre LDK-ja dhe rezultati i saj në këto zgjedhje, rezultat i cili është si një fitore personale e kandidates për Kryeministre Znj. Osmani  si dhe  e stafit të saj dhe e të të rinjve që ishin si kandidatë për deputetë, LDK-së tani iu kthye lavdia e trashëgimisë rugoviane të saj.

(Kosova Sot Online)