Shpend Ahmeti akuzohet për korrupsion nga ish-bashkëpartiakët e tij

Shpend Ahmeti akuzohet për korrupsion nga ish-bashkëpartiakët e tij
Shpend Ahmeti akuzohet për korrupsion nga ish-bashkëpartiakët e tij

Ragip Guraziu

  • 16 tetor 2019 - 13:58

Kryetarin Ahmeti po e akuzon ish-drejtori i urbanizmit, Liburn Aliu, i cili deri vonë ka punuar me Shpend Ahmetin dhe dallaveret i kanë bërë të gjitha bashkë. Prapa këtyre ndërtimeve dyshohet se janë mafio-oligarkët dhe pushtetarët e inkriminuar, siç ishin Behgjet Pacolli e Hashim Thaçi, dhe jo vetëm.

Me këto akuza të fundit publike do të duhej patjetër të merret Prokuroria e Shtetit. E them këtë sepse tani ato po i zbardh vetë ish-drejtori i urbanizmit, Liburn Aliu, sipas të cilit Shpendi e di mirë për telefonatat që kanë pasur nga njerëzit e politikës, edhe për këto dy objekte (një në rrugën "Agim Ramadani" dhe tjetrin në rrugën "UÇK"), prandaj duhet të ketë llogaridhënie se si po jepen lejet e ndërtimit hapur, përmes lidhjeve korruptive. Në disa projekte zhvillimore ndërtimi, ku Shpend Ahmeti nuk ka shans të marrë para nga investitori që posedon tokën e vet private dhe gëzon të drejtën për ndërtim që ia jep ligji, ai po i bllokon tanimë për 5 vjet, për motive të ulëta korruptimi.

Lëvizja "Vetëvendosje" tanimë ka kohë që po e akuzon hapur kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, se po lejon ndërtime pa leje në kryeqytet për përfitime të veta, duke thënë se edhe pjesa shtesë e kompanisë 'Albi Mall' është ndërtuar pa leje LEGALE NDËRTIMI dhe se Ahmeti e ka promovuar këtë kompani nëpërmes formave të ndryshme të veprimit. Madje ish-partia e tij po e akuzon Shpend Ahmetin se ai është edhe bashkaksionar në kompaninë që ka sjellë disa brende botërore në 'Albi Mall', duke përfituar personalisht Shpend Ahmeti dhe duke mos pasur fare leje ndërtimi në 'Albi Mall'.

Analistët politikë dhe qytetarët theksojnë se tani me këto akuza duhet të merret me patjetër Prokuroria e Shtetit, sepse më në fund po i hiqen të gjitha maskat Shpend Ahmetit, të cilin e akuzojnë ish-bashkëpartiakët se ai edhe po i bën reklamë, natyrisht i kompensuar për punën e bërë në kundërshtim me ligjin e në konflikt interesi nëpër rrjete sociale kompanisë përkatëse. Analistët dhe qytetarët konsiderojnë se akuzat janë aq serioze saqë tejkalojnë fjalorin e interesit diskreditues politik dhe në ato akuza publike ka mjaft argumente, me të cilat duhet të merret prokuroria për të filluar hetimet dhe për të ngritur edhe kallëzim penal kundër të parit të Prishtinës. Për më tepër Shpend Ahmeti akuzohet edhe për atë se si po ua mundëson ndërtimin pa leje dy objekteve, njërin në rrugën "Agim Ramadani" dhe tjetrin në rrugën "UÇK", të dyja këto objekte ndërtimi i të cilave ishte ndaluar në janar 2014 nga organi komunal dhe po tani po vazhdojnë ndërtimet me rrugë korruptive e kriminaliste. E të vërtetën për këto objekte e di dhe e thotë, sipas versionit të tij, ish-drejtori i urbanizmit, Liburn Aliu, i cili deri vonë ka punuar me Shpend Ahmetin dhe dallaveret i kanë bërë të gjitha bashkë.

Analistët, por edhe qytetarët, pyesin se çka po bën dhe pse nuk po vepron Prokuroria Speciale (PSRK) dhe pse këtë heshtje e bllokim të hetimeve, sipas kallëzimit penal kundër Shpend Ahmetit e Liburn Aliut në PSRK, e kanë që nga viti 2016, e nuk po e shtyjnë përpara. Edhe përkundër pyetjeve të dërguara Prokurorisë Speciale, nuk i është kthyer përgjigje gazetarit. Lëvizja "Vetëvendosje" ka akuzuar kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, se po e kthen degradimin në kryeqytet. Liburn Aliu, ish-drejtor i urbanizmit në Prishtinë, e ka akuzuar Ahmetin se është përfshirë në ndërtime pa leje, ndërsa e pyet kryetarin nëse ka aksione në 'Albi Mall'. Ata kanë përmendur brendet e reja që kanë arritur në 'Albi Mall', që sipas tyre ajo pjesë e objektit është pa leje dhe VV-ja dyshon që Shpend Ahmeti është i përfshirë ndoshta edhe si aksionar aty. Liburn Aliu përmendi dy objekte të tjera në Prishtinë, ku tha se ato janë simbole të ndërtimeve pa leje, por që Ahmeti tash po i lejon punimet aty.

"Në dy objekte po punohet intensivisht. Duke ditur nivelin e presionit që kemi pasur atëherë, po kthehet degradimi në Prishtinë, Shpendi po i përngjan Ramushit për nga qeverisja, Shpendi po qeverisë siç është qeverisur Prishtina dikur. Pres që së shpejti të shpërthejë diçka më e madhe. Nuk është thjesht ndërtim pa leje, por diçka më shumë. A lidhet kjo me kryeministrin Haradinaj apo presidentin Thaçi, kjo është pyetja ime për të", tha ai. Aliu ka komentuar edhe reklamën që, sipas tij, Ahmeti po ua bën brendeve që janë sjell nga 'Albi Mall'. "Ardhja e brendeve të njohura në Prishtinë është lajm i mirë, por pse i bëhet reklamë pikërisht këtij brendi, pikërisht në 'Albi Mall'. Lind pyetja mos kryetari është aksionar aty, mos ka ndonjë familjar. Kjo na shton dyshimet për lidhje korruptive. Mund të jetë fjala për punësim të ndonjë familjari të kryetarit në 'Albi Comerce'", shtoi tutje deputeti i VVsë. 'Albi Mall' ka reaguar duke thënë se kanë marrë leje ndërtimore në vitin 2016. Edhe përkundër pyetjeve të dërguara për kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, si dhe zyrës për informim të komunës së Prishtinës, kryetari Ahmeti nuk është përgjigjur në akuzat që po ia bën ish-partia e tij, si dhe qytetarët dhe analistët.

 SHPENDI KA HYRË NË GJIRIN E PDK-SË DHE TË HASHIM THAÇIT

 Pas ikjes nga VV-ja Shpend Ahmeti më në fund ish partia amë, VV-ja, po ia heq maskat, sepse po duket ashiqare që interesi i daljes së Shpendit nga VV-ja ka qenë lakmia e lidhjes së fortë e të ngushtë me krimin, për çka ka qenë i penguar në masë të madhe gjatë mandatit të parë nga bashkëpartiakë të tij që nuk e kanë dashur një inkriminim të tillë.Çka të bënë vetja s'ta bënë askush dhe veç i yti t'i di të zezat më mirë. Por tani duhet të shtrohet një pyetje tjetër, se çka ka pritur dhe çka po bën dhe pse nuk po vepron Prokuroria Speciale - PSRK , dhe pse po e vazhdon këtë heshtje e bllokim të hetimeve sipas kallëzimit penal kundër Shpend Ahmetit e Liburn Aliut në PSRK, e që dihet se janë bërë që nga viti 2016 e nuk po e shtyn përpara këtë rast Kryeprokuroria e Shtetit as ajo Speciale.

Apo mos po e pret gjithnjë edhe prokuroria që secilit t'i vijë bumerangu nga kah si kujtohet, edhe nga të vetët, siç e përjetoi edhe vetë Shend Ahmeti,që i erdhi nga ish-subjekti polik i tij, VV-ja. Tani ashiqare po e akuzon Shpend Ahmetin vetë Lëvizja 'Vetëvendosje', që po tregon se si po lejon ndërtime pa leje në kryeqytet për përfitime të veta, duke thënë se pjesa shtesë e kompanisë 'Albi Mall' është ndërtuar pa leje LEGALE NDËRTIMI dhe se Ahmeti e ka promovuar këtë kompani.  Edhe VVsë i doli vonë gjumi, aq vonë derisa u desh të acarohen marrëdhëniet që quan deri te ndarja e VV-së në dysh. Se i vetmi medium që i zbuloi marifetet e Shendit është pikërisht "Kosova Sot", kurse VV-ja asokohe i futi veshët në lesh dhe bile me vendosmëri më të madhe e mbronte Shpendin. 

Kur manipulimi dhe abuzimi me ligjin dhe me detyrën zyrtare merr përmasat alarmante, nuk është e çuditshme që Shpend Ahmetin po akuzohet nga ish-partia e tij, se si ai është edhe bashkaksionare në kompaninë që ka sjellë disa brende botërore në këtë 'Albi Mall', duke përfituar personalisht Shpend Ahmeti dhe duke mos pasur leje ndërtimi 'Albi Mall'."Tanimë po akuzohet me të drejtë Shpend Ahmeti se po i bën reklama, natyrisht i kompensuar për punën e bërë në kundërshtim me ligjin e në konflikt interesi, nëpër rrjete sociale.

Po akuzohet Shpend Ahmeti sërish nga ish-partia e tij se është aksionar aty dhe se dyshohet për lidhje të mëdha korruptive e deri në krim të organizuar. Shpend Ahmeti po akuzohet se po ua mundëson edhe ndërtimin pa leje të dy objekteve, një në rrugën "Agim Ramadani" dhe tjetrin në rrugën "UÇK", të dyja këto objekte ndërtimi i të cilave ishte ndaluar në janar 2014 nga organi komunal dhe po tani po vazhdojnë ndërtimet me rrugë korruptive e kriminalisht. Këto akuza janë të besueshme, se kanë argumentet e veta, derisa kryetarin Ahmeti po e akuzon ishdrejtori i urbanizmit, Liburn Aliu, i cili deri vonë ka punuar me Shpend Ahmetin dhe dallaveret i kanë bërë të gjitha bashkë.

Prapa këtyre ndërtimeve dyshohet se janë mafio-oligarkët dhe pushtetarët e inkriminuar, siç janë Behgjet Pacolli e Hashim Thaçi, dhe jo vetëm", është shprehur Guraziu. Sipas tij, në këtë valle është futur tash edhe kryeministri Ramush Haradinaj. "Tani Shpendi ka hyrë në gjirin e PDK-së dhe Hashim Thaçit, por edhe të Haradinajt. Shpend Ahmeti me klikën e tij, duke u zyrtarizuar si njeri kyç e kryesor i krimit të organizuar, që njihet si nëntoka kriminale që ka "privatizuar kriminalisht" Prishtinën , ku në mesin e veprave kriminale hyn edhe shitja e lejeve për ndërtim si dhe "dhurimi" i tokave komunale", theksoi Guraziu. Ai shton se me këto akuza të fundit publike do të duhej me patjetër të merret Prokuroria e Shtetit."E them këtë sepse tani ato po i zbardh vetë ish-drejtori i urbanizmit, Liburn Aliu, sipas të cilit Shpendi e di mirë për telefonatat që kanë pasur nga njerëzit e politikës, edhe për këto dy objekte, prandaj duhet të ketë llogaridhënie se si po jepen lejet e ndërtimit hapur, përmes lidhjeve korruptive", ka theksuar ai, teksa ka shtuar se "në disa projekte zhvillimore ndërtimi,ku Shpend Ahmeti nuk ka shans të marrë para nga investitori që posedon tokën e vet private dhe gëzon të drejtën për ndërtim që ia jep ligji, ai po i bllokon tanimë për 5 vjet, për motive të ulëta korruptimi".

Autori është gazetar-analist i pavrur