Atë që nuk po e bëjnë politikanët apo liderët kosovarë, po e bënë Vuçiq dhe Rashiq?!

Atë që nuk po e bëjnë politikanët apo liderët kosovarë, po e bënë Vuçiq dhe Rashiq?!
Atë që nuk po e bëjnë politikanët apo liderët kosovarë, po e bënë Vuçiq dhe Rashiq?!

Ragip Guraziu

  • 20 tetor 2019 - 10:15

Me një farë forme, presidenti serb Aleksandër Vuçiq,jo vetëm se po i kërcnon shqiptarë,por edhe ndërkombëtarët pe një pytje kontraveze, ku me një letër të shkruar u thotë BE-së,  i ka drejtuar një letër zëdhënëses së Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq duke i kërkuar sqarime në lidhje me rastin e helmimit të zyrtarëve kosovarë nga kutitë me vota të ardhura nga Serbia.

Po tashti kush guxon me ju pergjigj, a ka burrë qe i del para?!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka drejtuar një letër zëdhënëses së Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq duke kërkuar prej saj që publikisht të tregojë nëse serbët i kanë helmuar shqiptarët, raportojnë mediat serbe.

Vuçiq i shkruan letër BE’së: Tregoni nëse i kemi helmuar shqiptarë

Aleksandar Vuçiq i ka drejtuar një letër zëdhënëses së Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq duke i kërkuar sqarime në lidhje me rastin e helmimit të zyrtarëve kosovarë nga kutitë me vota të ardhura nga Serbia.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka drejtuar një letër zëdhënëses së Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq duke kërkuar prej saj që publikisht të tregojë nëse serbët i kanë helmuar shqiptarët, raportojnë mediat serbe.

“Jam i sigurt pas disa ditësh të përcjelljes së aferës së ‘helmimit’ në Prishtinë se keni konkludim rreth asaj që saktësisht ka ndodhur”, shkruan në letrën e Vuçiqit të publikuar në gjuhën serbe dhe angleze në profilin e tij në Twitter.

“Andaj, ju lus që opinionit të gjerë t’i thoni nëse ne serbët i kemi helmuar shqiptarët me antraks, navichok, apo ndonjë tjetër helm të rëndë. Nëse rastësisht kjo nuk është e vërtetë, ju lus që publikisht të tregoni se kush kanë qenë mashtruesit që kanë sajuar një gënjeshtër të tillë”, shtoi ai. 

 Rashiq pyet: Si i mori Lista Srpska 8700 vota në komunat me shumicë shqiptare?

Udhëheqësi i koalicionit Sloboda, Nenad Rashiq thotë se votat që Lista Srpska i ka marrë në zgjedhjet e gjashtë tetorit, e sidomos ato në komunat me shumicë shqiptare janë më shumë në numër se sa trupi elektoral i kësaj partie. Këto deklarata Rashiq i ka bërë në një përgjigje për medie, pak ditë pasi që koalicioni me të cilin ai garoi doli me një përqindje të vogël nga zgjedhjet e gjashtë tetorit.

Nenad Rashiq në zgjedhjet e gjashtë tetorit, hyri si kandidat për kryeministër nga radhët e koalicionit Sloboda. Sa zgjati fushata zgjedhore shpesh herë i njëjti ka thënë në media se nuk po munden as të bëjnë fushatë, nga frika që kanë e kërcënimet që po marrin. Rashiq akuzonte Listën Srpska se po i detyron qytetarët që të votojnë për ta.

Rashiq, më shqiptar se shqiptarët...

Thuhet se pas gjashtë tetorit, koalicioni Sloboda doli me shumë vota më pak se kundërshtarët e tij.  Lista Serbe mori 6.61% për qind derisa koalicioni i udhëhequr nga Rashiq doli me 0.09%.

Për këtë arsye, Rashiq po thotë se mund të jetë manipuluar numri i votave, pasi që i njëjti shton se Lista Srpska ka dalë me më shumë vota në komunat me shumicë shqiptare se sa që kanë elektorat.

“Lista Srpska i ka marrë 8.700 vota në komunat me shumicë shqiptare, ndërkohë jashtë komunave serbe nuk ka më shumë se 2 mijë votues”, ka deklaruar Rashiq.

Ai dy ditë më parë është drejtuar në Prokurorinë Speciale për të dorëzuar materiale që vënë në pikëpyetje procesin zgjedhor. I njëjti ka deklaruar se votat janë manipuluar nga Lista Serbe.

“Kemi qenë që të vërtetojmë çka po ndodh me ankesat që i kemi bërë. Besoj që ka material të mjaftueshëm për pikëpyetjet në shumë vende vecanërisht në komunat me shumicë serbe”, ka thënë dje Rashiq.

Në listën që është publikuar deri më tani online, Lista Serbe numëron 52 mijë e 620 vota.

Mediet ka numëruar votat që ky koalicion ka marrë në komunat me shumicë serbe.

Në Leposaviq janë 6.777 vota, në Zveçan 4.148 vota, në Zubin Potok 4.151, në Shtërpcë 5.054 vota, në Graqanicë 7.887 vota, në Novobërdë 2.931 vota, në Ranilluk 2.536 vota, në Kllokot 1.196 vota e në Partesh 1.963 vota, në Mitrovicën e Veriut 7117 vota.

Të gjitha këto të llogaritura bashkë janë 43 mijë e 760 vota. Lista Serbe ka marrë në komunat me shumicë shqiptare 8 mijë e 860 vota. Në këtë numër nuk përfshihen votat me kusht dhe ato të ardhura nga Serbia.

Vuçiq reagoi pasi rreth 26 zyrtarë kosovarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve me vota të ardhura nga Serbia janë helmuar. Shkak janë bërë 5 kuti që kanë ardhur nga Serbia me vota, të cilat pasi janë hapur kanë kundërmuar erë.“Jam i sigurt pas disa ditësh të përcjelljes së aferës së ‘helmimit’ në Prishtinë se keni konkludim rreth asaj që saktësisht ka ndodhur”, shkruan në letrën e Vuçiqit të publikuar në gjuhën serbe dhe angleze në profilin e tij në Twitter.

Me një farë forme, presidenti serb Aleksandër Vuçiq,jo vetëm se po i kërcnon shqiptarë,por edhe ndërkombëtarët pe një pytje kontraveze, ku me një letër të shkruar u thotë BE-së,  i ka drejtuar një letër zëdhënëses së Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq duke i kërkuar sqarime në lidhje me rastin e helmimit të zyrtarëve kosovarë nga kutitë me vota të ardhura nga Serbia.

Lufta e Kosovës ishte një konflikt i armatosur në Kosovë që filloi në 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës, deri në 11 qershor 1999.Lufta u zhvillua mes forcave të Republikës Federale të Jugosllavisë, (në atë kohë, Konfederata e Serbisë dhe Malit të Zi) dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me ndihmë ajrore nga NATO, (nga 24 marsi 1999) dhe mbështetje tokësore nga Ushtria shqiptare.

Në këtë luftë u dëbuan 800,000 shqiptarë nga territoret e tyre, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët qytetarë të thjeshtë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara.

Populli i Kosovës i pa armatosur, i varfëruar nga padrejtësia në shtetin e sllavëve, ishte i  vendosur në realizimin e  përcaktimit kombëtar për liri e barazi me kombet tjera. Qëndresa e paparë në përballimin e pasojave të helmimit ishte një tregues se kombi shqiptar di të vepron edhe ndaj provokimeve të rënda. Kurse Prof. Dr. Masllum  Belegu i cili si specialist u përball me  të helmuarit në spitalin e Prishtinës, për mjetet e informimit tha: “Ky është helmim masovik, helmimi masovik është baras me luftën. Unë nuk kam mbërri të shoh diçka të tillë”. 

 Akad. Prof. Dr. Idriz Ajeti:” Akti i helmimit është i tmerrshëm”. (Rilindja, 23 mars 1990).  Diplomati i njohur austriak Alber Rohan do deklaron: “ Gjatë viteve të 90-ta, autoritetet serbe vazhduan të diskriminonin kosovarët duke i përjashtuar nga të gjitha sistemet administrative, shëndetësore e arsimore  forcat jugosllave dëbuan mbi 800 mijë kosovarë nga shtëpitë e tyre drejt vendeve fqinje. Pastaj NATO vendosi ta bombardoj Beogradin.

Me një farë forme, presidenti serb Aleksandër Vuçiq,jo vetëm se po i kërcnon shqiptarë,por edhe ndërkombëtarët me një pytje kontraveze, ku me një letër të shkruar u thotë BE-së,  i ka drejtuar një letër zëdhënëses së Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq duke i kërkuar sqarime në lidhje me rastin e helmimit të zyrtarëve kosovarë nga kutitë me vota të ardhura nga Serbia.

(Kosova Sot Online)