Arsyet pse Macron i refuzoi shqiptarët

Arsyet pse Macron i refuzoi shqiptarët
Arsyet pse Macron i refuzoi shqiptarët

Kimete Berisha

  • 20 October 2019 - 17:30

1. Sepse, Macronit i ka treguar Ismail Kadare se shqiptarëve kur ju ikë-të ndjekin; kur i ndjek-të ikin.

Por Macroni nuk i ka treguar Kadaresë pse Evropa për shije të kuzhinës franceze i importon në vit nga Azia mijëra tonelata këmbë të zhabave, sepse shqiptarët nuk hanë zhaba, prandaj nuk e kuptojnë se sa të shijshme janë ato këmbët e tyre.

2. Shqiptarët bëhen të gjallë veç kur i mohon, 'e mira' e mirësia shqiptarëve nuk u duket interesant, nuk i motivon për aksion;

3. Shumë shqiptarë bëjnë jetë të dyfishtë, për shembull, kanë dashnore, gjë që francezit nuk i ndodh me jetu jetë të dyfishtë, sepse është i lirë të jetoj si do vet;

4. Macron ka pritur që Edi Rama ta lyej trupin me hudhër si Salvador Dali e të shkoj ashtu i lyer në takim me ta: ka pritur që gjatë darkës solemne papritur t'ua shpalos prapanicën e t'ua rreh ftyrës, ka pritur gjithçka prej tij, që si Marquis de Sade me kakën e tij ta shkruaj në muret e BE 'Fuck You', por s'ka pritur që Edi Rama të vet-bëhet hero e t'i marr tiparet fizike të Ismail Qemalit.

Kjo ka ndikuar që Albin Kurti të konsiderohet në popull Isa Boletin, e veç Shota ju ka mbet mangut, shkaku se s'po don m'u çu Azemi.

Për Esat Pasha shqiptarët s'kanë pasur kurrë krizë.

Vlen të theksohet se sherri i shqiptarëve të Maqedonisë nuk u hapën negociatat me maqedonët e Maqedonisë. Këtë fakt e dinë bota.

5. Macron kujton se shqiptarët i nënçmojnë gratë e tyre dhe u ngjesin nofka.

Ta zëmë secila familje e ka pasur ndonjëherë një grua 'budallaqe' për ta marrë si shembull krahasimi me gratë e fisit që vijnë.

Në këtë rast Edi Rama i ka përplasur argumente hundëve Macronit, i ka thënë se kur femrat shqiptare janë veshur si burra, në Paris gratë franceze s'kanë guxu me ligj me vesh pantallona, nga vitet 1800-2012 ka qenë e ndaluar francezja në Paris m'u vesh me pantallona, bile një sportiste e kanë dënu në vitin 1930, s'ja kanë dhënë medaljen e merituar shkaku se ka refuzu m'i zhvesh pantollat.

6. Macron mendon se shqiptarët të shikojnë në drita të syve, dhe të rrejnë pa lëvizur çerpikë.

Ekipi i tij hulumtues ka vërejtur se gratë shqiptare i porosisin me pare pitet e flijat nëpër piteria e bukatore, kurse ato i prezantojnë para mysafirëve si vepra të veta.

Franca e ka hetuar se shqiptarët bëjnë plagjiat edhe në autorësinë e piteve, lëre më në art. Për pasojë, këta njerëz rrejnë pa asnjë arsye, thjesht rrejnë, se rrena u ka ndihmuar historikisht të mbijetojnë.

7. Vajzave shqiptare nuk u japin trashëgiminë te baba, ndërsa kur shkurorëzohen dalin nga shtëpitë e burrave me duar në xhepa.

Nëpër kanagjeqe e kanë kthyer vajtimin, qajnë vajzat rrejshëm me zë pse shkojnë te burri, e edhe më shumë qajnë veteranet e burrave për t'ritë e tyre që 'gjithmonë' dhe të 'gjithave' u shku posht'. Rinia gjithmonë shkon posht', prandaj thonë 'kur t'vijnë mendtë-t'hupin dhentë'.

8. Shqiptarët e gjuajnë çamçakëzin në gjendje mobile duke ecur në rrugë. Të gjitha rrugët shqiptare janë të shtruara me orbita të shkrirë.

Pastaj i prejnë thonjtë nga ballkoni ose në saksitë e luleve, dhe i kanë këngët e kqija.

9. Macroni ka vërejtur se si shqiptarët me shumicë besojnë se janë të prekur nga magjia e zezë dhe merren me shërimin nga sihiret.

Evropiani duhet të jetë plotësisht i liruar nga magjia e zezë, prandaj me kohë Evropa i ka heq qafe shtrigat e veta, me miliona. Se as Evropa s'ka mundur të hyjnë në BE, me shtriga.

Kur ndër shqiptarët të mbetet sihirbazi i fundit, lajmërohuni.

10. Delegacioni që ka dërguar francezi për të parë mënyrën se si jetojnë shqiptarët dhe adetet e tyre, e kanë parë se 'Shqipëria nuk është vend për pleq dhe për beqarë'.

Plaku në Shqipëri konsiderohet si 'tepricë' e natyrës, ndërsa beqari konsiderohet jonormal.

11. Macronit i kanë treguar se Edi Rama këto vitet e fundit shpesh e ka dëgjuar këngën me tekstin më të shëmtuar në botë 'E para është nëna, e dyta më je ti; Po mos t'ishte mama, s'do t'më kishe ti'.

Zaten kjo këngë ka qenë përfundimtare që francezi të merr qëndrim të prerë kundër shqiptarëve.

12. Shqiptarët lëre që e kultivojnë drogën ashiqare, ata plus i këndojnë drogës dhe mburren me të. Shqiptarët e famshëm mendojnë se droga dhe tetovazhet të bëjnë 'dikushi'.

13. Macron ka lexuar se se Kanti ka thënë se 'shqiptarët nuk janë dashnorë të sinqertë'. Amerikën e duan për interesin e lirisë, Evropën e duan për pare, kurse Lindjen e duan, kështu për qejf t'shpirtit.

14. Në parqet e Shqipërisë WC-të publike punojnë me orar komunist, mbyllen pasdite, kurse urinimi dhe ato tjerat nevoja nuk kanë orar.

15. Femrat shqiptare më shumë shpenzojnë pare në kozmetikë plastike sesa në libra.

Për pasojë, delegacioni i Macronit e ka hetuar një kamion zjarrëfikësi duke u dhënë përparësi në komunikacion dy vajzave seksi. Shpija më shumë se që u djeg-nuk digjet.

P.S. Falenderoj Fatmire Berishën për kontributin e saj në shtjellimin e këtyre fakteve.

(Kosova Sot Online)