Ja çfarë presin shqiptarët nga Qeveria Kurti e kualicionit VV-LDK

Ja çfarë presin shqiptarët nga Qeveria Kurti e kualicionit VV-LDK
Ja çfarë presin shqiptarët nga Qeveria Kurti e kualicionit VV-LDK

Skender Kapiti

  • 22 October 2019 - 16:40

Zgjedhjen dhe zgjidhjen që bënë zgjedhjet demokratike të 6 Tetorit 2019 është për nga rëndësia si një revolucion demokratik ndëshkimor kundër antivlerave të të këqijave demokratike që ishin dhe erdhën si pasoja të dështimit të elitës politike në Kosovë për ngritjen dhe ndërtimin e dhe në mosvënien në funksionim të ligjeve demokratike, si dhe në montimin e korrupsionit në sistem që bëri politika dhe keqbërësit politik, publik, juridik, demokratik dhe kombëtar në Kosovë.

Nuk është vështirë për ta konstatuar dhe për ta vërejtur entuziazmin, lirinë, gëzimin dhe shpresën e shqiptarëve të Kosovës, e shumicës së tyre për rezultatin e zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019. Kosova dhe populli heroik e martir i saj nga keqqeverisjet, korrupsioni, krimi, hajnija, papërgjegjshmëria, varfëria, papunësia dhe nga pasiguria sikur e kishin humbur besimin dhe shpresën se Kosova do të mund të bëhej shtet ligjor, demokratik dhe republikan.

Dhe përballë këtij realiteti të rëndë të shkaktuar tashmë jo nga pushtuesit dhe regjimi barbar serb , por nga një realitet i rëndë dështak dhe antipublik, korruptiv e hajnokratik i politikës dhe i politikanëve e pushtetarëve shqiptar të cilët e kishin privatizuar dhe kapur pushtetin, shtetin , drejtësinë, publiken , demokracinë dhe ligjin e ekonominë në Kosovë; dhe pra, përballë këtij realiteti shqiptarët e Kosovës me votën, fuqinë dhe me forcën demokratike të votës së lirë që ua jep demokracia e shëmben elitën politike dhe e dëbuan atë nga pushteti, e ndëshkuan keqqeverisjen e papërgjegjshme dhe antipublike, dhe ia besuan atë Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Shqiptarët presin nga qeveria Kurti, dhe kanë besimin e plotë te ajo dhe mirëqeverisja e saj, se me qeverisjen e re shqiptarëve së pari do t’u kthehet besimi e shpresa se në Kosovë do të sundojë dhe do të qeverisë së pari dhe tërësisht ligji dhe drejtësia.

Shqiptarët presin nga qeveria Kurti që të fillojë procesi i çmontimit të krimit, korrupsionit dhe i hajdutërisë nga sistemi, pra, presin që të çlirohet ligji, drejtësia dhe demokracia. Kjo do të thotë se shqiptarët e Kosovës nga kualicioni VV-LDK presin një çlirim demokratiko-ligjor të Kosovës, pra presin që të fillojë të funksionojë ligji, drejtësia, demokracia, shteti dhe shoqëria.

Votuesi inteligjent kosovar përdori votën e tij duke ia besuar atë ndryshimit, përmirësimit dhe integrimit. Me votën e lirë shqiptarët e Kosovës “vranë” edhe tradhëtinë; ndëshkuan pazarxhinjtë dhe matrapazët e interesave publike e kombëtare; ndëshkuan mashtrimet e mashtruesit, gënjeshtrat e gënjeshtarët dhe fallsopatriotizmin e korrupsionin e tyre.

Shqiptarët e Kosovës e votuan LVV dhe Albin Kurtin sepse te VV dhe te Albin Kurti ata kane besimin dhe shpresën, pasi gjithmone VV dhe Kurti kanë qenë avokatët e vërtetë të interesave të publikut dhe të interesave të larta kombëtare, ndoshta pse jo dhe pasi VV edhe si e vetmja forcë politike gjithshqiptare që ka të parën dhe mbi gjithçka interesin gjithkombëtar shqiptar.

Shqiptarët kanë besim te Albini e Vjosa se qeverisja e tyre do të sjellë ndryshimin,progresin , funksionimin e shtetit ligjor dhe demokratik; se do të jetë një qeverisje model kundër krimit, korrupsionit, hajdutërisë dhe një qeverisje që do të punojë për mirëqënien ,interesin kombëtar dhe për integrimin europian të Kosovës.

Shqiptarët presin nga qeveria Kurti e kualicionit VV-LDK qeverisje ndryshe nga ato të kualicioneve qeveritare të mëparshme të cilat ishin bashkëqeverisje regjimi, klanesh e klikash korruptive dhe te interesave të ngushta personale.

(Kosova Sot Online)