Albin Kurtin, populli e zgjodhi dhe e vendosi në kohën e duhur në vendin e duhur  

Albin Kurtin, populli e zgjodhi dhe e vendosi në kohën e duhur në vendin e duhur  
Albin Kurtin, populli e zgjodhi dhe e vendosi në kohën e duhur në vendin e duhur  

Skender Kapiti

  • 24 October 2019 - 16:00

Zgjedhjet e 6 Tetorit 2019 përcaktuan dhe e votuan si forcë të parë politike VETËVENDOSJEN e Albin Kurtit, e cila në kualicion me LDK-në kanë fituar mandatin bashkëqeverisës, ku Albinit i takon posti kryeministror, pra ai i kryeministrit.

Tani pas zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019 edhe skeptikët, por edhe kundërshtarët tashmë po binden gjithnjë e më mirë dhe më shumë, se votuesit kosovarë bënë zgjedhjen më të mirë dhe më të duhurën , sollën dhe i besuan qeverisjen dhe pushtetin Albin Kurtit dhe Lëvizjes së drejtuar prej tij “VETËVENDOSJA”.

Realiteti prej kohësh kërkonte ndryshimin dhe më të mirën për të punuar për nga më e mira, për ndryshimin dhe për shkuarjen drejt më të mirës publike, kombëtare, për të mirën e konsolidimit të shtetit ligjor, për mirëqënien  dhe për integrimin gjithkombëtar së pari dhe për atë  europian.

Dhe koha e duhur paska qenë 6 Tetori 2019, koha e duhur e cila bëri të mundur që Albin Kurti të marrë me meritë  vëndin e duhur në këtë kohë të duhur dhe në këtë moment historik për Kosovën.

Vëndi i duhur në kohën e duhur është  kjo që bëri vendimmarrja e pagabueshme e votuesit në Kosovë, Albini kryeministër.

Albini në vëndin e duhur, sepse Kosovës i duhet një kryeministër sot, një si Albini, pasi Kosova ka sfida të mëdha përpara, ka probleme dhe problematika të cilat Kosovës i erdhën si “merita” të politikës e të politikanëve, prej pushtetarëve dhe pushtetit që ia  la ato si trashëgimi negative dhe dëmprurëse Kosovës.

Kosova sot ka probleme të mëdha me ligjin, me ligjzbatueshmërinë, pra me drejtësinë e padrejtësisë.

Kosova ka probleme   të mëdha  sot me eksodin, me papunësinë, varfërinë, krimin, korrupsionin dhe hajdutërinë të cilat kanë kapur dhe asfiksuar funksionimin e shtetit, të drejtësisë dhe të shtetit të Kosovës.

Votuesi kosovar ia besoi tashmë si mision shumë të vështirë Albin Kurtit: clirimin e institucioneve të shtetit nga kapja politiko-mafioze e oligakisë politike; ia besuan Albinit që shqiptarëve të   Kosovës  t’u sigurohet liria demokratiko-patriotike; shqiptarëve t’u sigurohet liria  politike, ekonomike, liria për të konkuruar në  pushtet, akademi, arsim, shkencë etj., të cilat i kanë  rrëmbyer injoranca, korrupsioni  dhe arroganca.

Vota popullore e zgjodhi Albinin duke shpresuar se me qeverinë e drejtuar prej tij do të kthehet besimi dhe shpresa kolektive në Kosovë te ligji, drejtësia, demokracia,patriotizmi si dhe siguria juridike,politike, demokratike dhe ajo ekonomike.

Albini erdhi në kohën e duhur , kur Kosovës nga komploti ruso-serb , dhe nga miopia apo nga “tradhëtia” e politikës dhe politikanëve të papërgjegjshëm, Kosova rrezikohej të shpërbëhej si shtet sipas plan-idesë antikombëtare të ndarjes apo të korigjimit të kufijve të Kosovës.

Tani përballë Serbia nuk do të ketë politikanë aventurierë  dhe as nga ata të cilëve u intereson vetëm vetëvetja dhe interesi personal, lavdia e përfitimi personal; por Serbia, politika e saj do të sfidohet  dhe do të përballet me politikën shqiptare që mbron interesat kombëtare shqiptare, me politikanë të aftë e të përgjegjshëm kombëtarisht së pari. Beogradi do të përballet  me politikanë , pushtetarë e shtetarë shqiptarë të mirëpërgatitur dhe të aftë intelektialisht, moralisht, politikisht, diplomatikisht  që edhe dinë, por edhe që guxojnë të mbrojnë me fanatizëm interesat kombëtare.

(Kosova Sot Online)