VETTING-u, prova e parë dhe kryesore për kualicionin VV-LDK

VETTING-u, prova e parë  dhe kryesore për kualicionin VV-LDK
VETTING-u, prova e parë  dhe kryesore për kualicionin VV-LDK

Skender Kapiti

  • 26 October 2019 - 15:47

Kryeproblemi në  Kosovë është sistemi i drejtësisë, reformimi radikal i tij. Pothuajse të gjithë gjyqtarët e prokurorët e Kosovës duhet të largohen sepse ata i përkasin të kaluarës komuniste, por që si ata, ashtu edhe ata “të rinjtë” , shumica e tyre janë të paftë dhe të ndotur në afera politiko-abuzive korrupsioni, hajnije e trafikimi  të ligjit e të drejtësisë.

Sistemi i drejtësisë në Kosovë është sistem i ngarkuar, i emëruar dhe i përzgjedhur sipas preferencave, servilizmave dhe shërbesave politike; i ngarkuar me rekorde korrupsioni e hajnije.

istemi i drejtësisë në Kosovë është një koorporatë fitimprurëse e fuqishme e tregëtimit politik, kriminal dhe korruptiv të ligjit dhe të drejtësisë,. Si e tillë ajo është shumë e fuqishme, dhe qeveria nuk do të mundet që ta fitojë betejën me të, sadoqoftë qeveria, kjo e reja që pritet të formohet, kualicioni VV-LDK: bashkeqeverisja VV-LDK nuk do të mundet që ta luftojë as krimin e organizuar dhe as korrupsionin e lartë shtetëror pa një reformë të thellë, radikale e rrënjësore të sistemit të drejtësisë, mundësisht që të bëjë të mundur dëbimin e të gjithë prokurorëve dhe të gjyqtarëve aktualë që janë në sistemin e drejtësisë.

Nuk mundet qeveria që ta luftojë dhe ta çrrënjosë krimin e organizuar, dhe as ta mposhtë vjedhjen , hajdutërinë dhe krimin , pasi këtë detyrë ligji në demokraci ia jep dhe ngarkon  drejtësisë.

Por, nëse qeveria e re që pritet të fillojë së shpejti nga puna dëshiron dhe e mban premtimin për çkapjen e shtetit nga politika, nga krimi politik, nga krimi i organizuar, nga krimi i korrupsionit dhe ai gjyqësor, atëhere i takon kualicionit qeverisës , dy forcave politike që fituan zgjedhjet në Kosovë, LDK-VV, që të marrin nismën për miratimin e Ligjit të VETTING-ut si ai në  Shqipëri .

Është më se e sigurtë se nismën e tyre, nëse ata e ndërmarrin , patjetër që do ta përkrahin fuqishëm edhe SHBA dhe BE. Miratimi i VETTING-ut, apo i një Reforme të thellë në sistemin e drejtësisë është prova e parë e madhe për kualicionin VV-LDK.

Kjo do të shënohej  dhe do t’i  hipotekohej atij si një sukses dhe arritje e madhe politiko-kombëtare historike  bashkëqeverisjes VV-LDK, pasi një reformë radikale në drejtësi për Kosovën është i një rëndësie jetike për ngritjen dhe konsolidimin e shtetit ligjor, të demokracisë dhe për përshpejtimine integrimeve euoroatlantike të Shtetit të Kosovës.

(Kosova Sot Online)