Reshat Badallaj-Zhuriani ju tregon se kush ia mori shpirtin Astrit Deharit

Reshat Badallaj-Zhuriani ju tregon se kush ia mori shpirtin Astrit Deharit
Reshat Badallaj-Zhuriani ju tregon se kush ia mori shpirtin Astrit Deharit

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 27 October 2019 - 15:33

*Kam vendosur emrat se kush e vranë dhe e bën kasaphanë Astritin ne burgun famëzi te Prizrenit, t´ia tregoj vetëm babait te Astritit, Avniut. Jo ne gazete e Portale,as me celular por kanaleve te sigurta te drejtpërdrejta. Nuk do bisedoj as me Tomen, avokatin,asgjë nuk kam personale,por, jam betuar qe te gjithë ata qe kane punuar ne kohen e qenit plak Titos, Slobodan Millosheviqit, kasapit te Evropës, Rrahmanzinjve dhe se fundi ne kohen e këtyre maskarenjve dhe faqezive, qe nga pas lufta e deri me sot, te mos flas.

*Avniu, ka per te mësuar se kush morri "bakshish", ata qe e ngulfaten shpirtin e Astritit dhe ku jane tani? Pasi t´iu zihet dera sipas KANUNIT, këtyre dy katilave,ahere do zgjerohet hallka e krimit, natyrisht qe te çon deri te SHTETI KRIMINAL. Perse e them KANUNIT? A ka ndonjë bir nene qe mendon se ka sistem gjyqësor ne Kosove? Mos ha m...Pra, me mire te mos leh si qeni i rrahur pas hënës.

*Burimet e mia shume te sigurta, qe i jam betuar per flamur se emri i tij nuk do te zbulohet, Avniu me burrat e fisit duhet t´i nisin hetimet kundër këtyre langonjve shpirtshitur qe bëjnë dyzen ahengu neper kafenetë e Prizrenit deri ne Klinë. Po, u mor me "drejtësi" nuk do te zbardhet kurrë ky krim i nëntokës kriminale... Eh, mo Zot me keq! Çka s´degjova dhe lexova këtyre dy ditëve. Pallavra pa kripe, futja kot dhe asgjë konkrete. A mjafton vetëm t´ia fusish kot dhe si themi ne nga anet tona ne Zhur, te krahines se Lumes:"Selam Gjakovës" dhe askujt konkretisht.

Ç´është e vërteta, u mendova dhe i bëra pyetje vetes: A te shkruaj, apo te mos e shkruaj!? Jo nga frika mos e be i Madhi Zot, sepse ka vite qe publikisht e kam hedhur shpirtin ne shporte dhe pesë para nuk i jap për këta langonj te kopesë që dalin nga hiri i zezenjaves se staneve te Serbisë, mjerisht shqipfolës. E di po ashtu, se ky soj janë GJAKZI e shpirtzi, janë te lidhura me rrjetin me mafioz te kanaleve te nëntokës kriminale, e di se ky soj banditesh te zënë pritë dhe te qëllojnë prapa kurrizit, te bijne sakicë e hanxhar prapa kraheve, te kafshojn helmueshem si gjarperi nengjethe,por, nuk me fusin friken dhe nuk me ndalin.

Edhe nga varri do t´i ndjek tradhtaret e kombit kudo qe te shkojnë. Keta shpirtzinj nuk do te kene as vend per varre në Kosove. Shume te zeza i kane berë vendit,ah, shume motra kane lene pa vellazeri, shume nuse kane lene shamizeza, nena me duar ne gji, shume djepa perkundes kane lene thate dhe nuk eshte degjuar zeri foshnjarak, gezimet e kane shendrruar ne mort dhe nuk jane festuar me krisma pushkesh, shume njerze i kane vrare naten pa hene dhe i kane humbur pe shej e pa dok, shume....

Kur u vra Astrit ne Prizren, une, Reshat Badallaj-Zhuriani, i pari shkrova ne gazeten "KOSOVA SOT", pa me te voglin dyshim me titulle: "KASAPHANE NE BURGUN E PRIZRENIT", me 14 nentor 2016, per te cilen tani po e shkepus nje pasus te shkurtur dhe te binduni se perse identik edhe tani ne fundtetor 2019, babai i Asatrit trimit, Avniu i permendi keta emra,por,nuk i permendi akoma gjaksoret, ata qe i kane duarte me gjak deri ne brryll. Nuk ka faj se akoma nuk i di!?

Ky eshte pasusi i shkrimit tim: 14 nëntor 2016 - 08:09

Shkruan: Reshat Badallaj-Zhuriani "...

Atë që nuk e bëri Serbia fashiste e Slobodan Milosheviqit, e bëri Qeveria kuislinge e Kosovës Kështu tha Toma, avokat dhe Syla i Hasit, prokuror:"Gjak në fyt, gjak në duar, gjak në laps, gjak në tojë, gjak aty, gjak këtu..." Të burgoset, spiuni UDB-së dhe bashkëpunëtori i Jovica Stanishiqit, Baton Haxhiu, sepse publikoi videot për prishje të hetimeve, pa u zbardhur rasti. Të paktën të japin dorëheqje komplet Ministria e Drejtësisë, se kush ia dha këtij spiuni kamerat Në dy shkrimet e mia të njëpasnjëshme në gazetën më të madhe dhe më të lexuar në rajon,"KOSOVA SOT", kam shkruar për Astrit Deharin që u vra (?) në burgun e Prizrenit, kam qenë tepër i kujdesshëm që nuk i kam dhënë kurrfarë ngjyre politike se cilit subjekt i përkiste. Sepse burrat e kombit nuk vdesin me krye në jastëk dhe nuk vdesin për parti politike.

Astriti ishte i burgosur politik, për mision shumë të rëndësishëm kombëtar, BASHKIMIN E TROJEVE SHQIPTARE. Ndërkaq, bandat shtetërore të Qeverisë kuislinge, e dalë me dallavere, vjedhje, pazare të nëntokës, të grupeve kriminale, e burgosin për terrorizëm! Atë që nuk e bëri kasapi i Evropës, gjakësori, fashisti dhe krimineli, Slobodan Milosheviqi, e bëri Prokuroria e Qeverisë kuislinge të Kosovës, duke i dhënë epitetin TERRORIST!

Gjyqësia në Kosovë është bërë ZAP NGA KJO BANDË SHETËRORE dhe zbaton urdhrat e padronëve të deridjeshëm jugoshqipfolës. Kjo bandë vrastare e Kosovës, Qeveria kuislinge e drejtuar nga Isa Mustafa, hajni i diasporës,ortaku i Rrahmanzinjve dhe shumë kopilë të tjerë aty rrotull duke burgosur rininë shqiptare. Hashim Thaçi zgjodhi shef të milicisë, Shpend Maxhunin, djalin e udbashit, që në vitin 1981kishte deklaruare:"Unë i bëj terbie shqiptarët..." duke i bërë sakatë me hu e dajak, demonstruesit shqiptarë që kishin ngritur krye kundër Serbisë.

Në gazetën më të lexuar, "KOSOVA SOT",deshën apo nuk deshën të pranojnë, Sorrosët, Haxhiqët, Kariqët, jugoshqipfolësit, kam shkruar shpeshherë se në kolltukët e Kuvendit të Republikës së Kosovës është ulur njeriu që është dekoruar për vrasje të shqiptarëve nga Serbia fashiste..." Shkrimin e plot mund te lexoni por klikoni ne google me kete titull... Tani ka ardhur koha qe te zbulohet ky rast dhe jo vetem ky rast,po te gjitha rastet duhet te zbardhen nje nga nje.

Emrat qe me kane ardhur nga burimet e mia te sigurta kesaj radhe ketu nuk do i permendi,sepse se pari, te njoftohet familja se ku duhet trokitur dhe nuk po them per te bere ndonje hata largqofte,por, te bisedohet dhe cilat jane arsyetimet e tyre, nderkaq, kur te vie koha shpresoj se do kemi sistem te mirefilltë gjyqesor, jo si ky me nderë me thene fund e krye i kalbur, sahanlepires, puthadore dhe b...q..., te instaluar komplet nga kuzhinat e Biligradit dhe te Rrahmanzinjve te denohen edhe te gjithe ata qen dhe langonj qe genjyen popullin, qe vrane per se dyti jo vetem Astritin,por te tere familjen me lloj-lloj paftyresi dhe rrena nga lehjet e ketyre burra kurvash. Do vie koha dhe dora e mallkimi do ju ndjek kudo qe te shkoni dhe me damke te zeze keni per te ikur nga kjo bote dhe as ne boten tjeter nuk keni vend pos zjarrit te xhehnemit. Ne keteë rruge jeni nisur...

Ndaj do te ishte mire, per te gjithe ata qe nuk flasin konkretisht dhe me fakte per te ndihmuar zbardhjen e krimnit nga shteti mafioz dhe kriminal, per te ndihmuar familjen DEHARI me tradita te moçme atdhetare, mos u beni hore, mbajeni gojen dhe mos rrahni gjoks si ata ne malet e Afrikes, me siguri e dini se ku e kam fjalen... Astrit trimi nuk do te shkon gjak hup, se paku te bisedohet me këta persona, te japin gishtrinjt e dores, te japin edhe cka duhet dhe te shohim se çka po del...!

(Kosova Sot Online)