Franca e as presidenti Maccron nuk janë kundër Shqipërisë!

Franca e as presidenti Maccron nuk janë kundër Shqipërisë!
Franca e as presidenti Maccron nuk janë kundër Shqipërisë!

Mehdi Hyseni

  • 28 October 2019 - 14:12

*** Një fjalë e urtë e popullit thotë: “faji është jetim”, nuk e pranon askush.Barometri diplomatik

Nuk ka dyshim se Shqipëria e meriton dhe, do të duhej të ishte  anëtare e BE-së, qëkur janë integruar Qiproja, Slovakia, Slovenia, Hungaria, Çekia (2004), ose më vonë Rumania dhe Bullgaria (2007). Mirëpo, as në rundin e parë e as  në rundin e dytë të zgjerimit të BE-së, gjatë këtyre viteve të theksuara nuk ia ka arritur, që t’iu bashkohej këtyre vendeve të theksuara për shkak se nuk i ka përmbushur kriteret dhe standardet e parashikuara të BE-së. Kjo është arsyeja, pse deri tani (2019), Shqipëria është ende duke pritur në “sportelin” e pranimit të BE-së, duke qenë se me kanabis, me korrupsion, me krim të organizuar, me varfëri, me papunësi dhe me ekzod sistematik të popullsisë (1990-2019), ku deri tash Shqipërinë e kanë braktisur mbi 1 milion shqiptarë. Kjo nuk përbën kuptimin e asnjë reforme  të njëmendtë juridiko-politike, demoratike, ekonomike, sociale, të mirëqenies, të zhvillimit dhe të përparimit të Shqipërisë. Përkundrazi, ky është stagnim dhe regres i shoqërisë shqiptare, që nuk përputhet me standardet dhe me kriteret e Bashkimit Evropian (BE). Për këtë gjendje të mjeruar, nuk është fajtor as presidenti Emanuel Maccron e as Franca, por vetë  lidershipi drejtues i Shqipërisë me qeverinë dhe me institucionet e saj përkatëse.

Prandaj, është absurde dhe  komike që dikush u indnjua aq shumë, pse Franca nuk u pajtua me anëtarët e tjerë të KE-së, që të hapeshin negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë dhe të Maqedonisë Veriore në samitin e ministrave të jashtëm të BE-së në Lukserburg, më 15 tetor 2019. Mirëpo, faji dhe përgjegjësia kryesore, duhet kërkuar në politikën dhe në diplomacinë e dështuar të  lidershipit  të Shqipërisë në Tiranë, i cili, pothuajse për tri dekada të plota (1991-2019), nuk qe në gjendje, që t’i kryente “detyrat e shtëpisë”, që Shqipëria të integrohej në BE, ashtu, kur u integruan Bullgaria, Hungaria, Rumania, Sllovenia… etj., si dhe së fundi edhe Kroacia, më  2013.

Sa më sipër, kur qeveritë e liderëve të derisotëm të Shqipërisë kanë pritur qe 30 vjet, atëherë, edhe tash, nuk kanë pse të hidhërohen as në Francën dhe as në presidentin e saj, z. Emmanuel Macron, le të presin edhe një vit (2020), nuk është interval i gjatë kohor 30-vjeçar, por është çështje disa muajshe deri në gusht të vitit të ardhshëm. Mirëpo, qeveria shqiptare, duhet të nxitojë, që t’i përmbushë kërkesat dhe kushtet plotësuese të refomrave, sidomos të luftimit të korrupsionit dhe të krimit të orgnizuar, si dhe të arritjes së kompromist politik me opozitën demokratike, e cila, pothuajse qe një vit  është hedhur në rrugë, duke protesuar kundër padrejtësive dhe kolumbizimt të Shqipërisë.

Politika e mirëfilltë nuk njeh diktat, ultimatume “yryshe”, “gjaknxehtësi” dhe iracionalizëm të liderëve  të saj dështakë siç është Edi Rama (kryeministër) i Shqipërisë, i cili është fajtori kryesor, që Këshilli Evropian i BE-së nuk arriti konsensusin për hapjen e ngeociatave të anëtarësimit të Shqipërisë. Për  shtyrjen e mëvonshme të këtij procesi, nuk  është fajtore Franca e as presidenti i saj, Emmanuel Macron, por vetë Edi Rama së bashku me qeverinë e tij, që  gjatë mandadit të deritashëm (2013-2019) nuk arritën për t’i plotësuar kushtet dhe reformat e kërkuara nga BE-ja për shkak të mosluftimit të korrupsionit dhe të krimit të organizuar në të cilin është invlovuar edhe ministri i Brendshëm i qeverisë së Edi Ramës, Sajmir Tahiri  kundër të cilit po zhvillohet procesi gjyqësor nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Së fundi, qeveria e Edi Ramës, gjithashtu, në përputhje me  kërkesat plotësuese të BE-së, do të duhej, që  të përmirësojë imazhin e saj si shtet demorkatik dhe i së drejtës, duke i respektuar rigorozisht edhe standardet e të drejtave dhe lirive të njeriut në Shqipëri. Në këtë kontekst, moralisht dhe ligjërisht  Shqipëria është e obliguar, që me procedurë urgjente t’i vërë në veprim institucionet dhe organet e drejtësisë, që të ngrejnë procedurën gjyqësore kundër kriminelëve terroristë që kanë vrarë heronjtë e Kosovës: Ilir Konushevci, Dr. Hazir Malaj dhe Ahmet Krasniqi në Tropojë dhe në Tiranë të Shqipërisë, më 9 maj dhe më 21 shtator 1998.

Duke qenë se  alfa dhe omega e standardeve të BE-së dhe të rendit të ri botëror, janë respektimi  dhe mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut, Shqipëria nuk ka asnjë gjasë, që edhe 21 vite të tjera, t’i fshehë dhe t’i  “arkivojë” këto tri vrasje makabër të dëshmorëve të UÇK-së, sepse këtë padrejtësi ndaj viktimave dhe ndaj familjeve të tyre (të cilat qe 21 vjet po kërkojnë nga qeveria shqiptare,  që t’i zbardhë këto tri raste të atentateve terroriste) nuk do ta heshtin as BE-ja, as Amerika e as familjarët e këtyre tre heronjve të Kosovës.

Prandaj, që tani,  qeveria e Shqipërisë, do të duhej të angazhonte ministrinë e Drejtësisë (gjykatat përkatëse), që të ngrejnë procedurën gjyqësore për hetimin dhe verifikimin e vrasjes së  heronjve të UÇK-së: Ilir  (Halit) Konushevci, Dr. Hazir Malaj dhe Ahmet Krasniqi, të vrarë në maj dhe në shtator të vitit 1998 në territorin e shtetit shqiptar. Ndryshe, ekzston rreziku që BE-ja, edhe në vitin e ardhshëm (2020), të mos pranojë hapjen e negociatave me Shqipërinë.

(Kosova Sot Online)