Një pyetje për turkofobët: Si e shikoni partneritetin strategjik antishqiptar Serbi-Greqi

Një pyetje për turkofobët: Si e shikoni partneritetin strategjik antishqiptar Serbi-Greqi
Një pyetje për turkofobët: Si e shikoni partneritetin strategjik antishqiptar Serbi-Greqi

Skender Kapiti

  • 30 October 2019 - 11:38

Turkofobët janë serbo-grekofilë. Ja pse. Greqia dhe Serbia historikisht janë aleatë strategjikë mes tyre. Aleanca strategjike e tyre prej 200 vitesh ka në shënjestër historikisht shqiptarët, Shqipërine dhe Kosovën. Greqia ka në shënjestër edhe Turqinë.

Pra aleanca serbo-greke është aleancë antishqiptaro-turke. Vetëm të verbërit dhe mercenarët serbo-grekofilë nuk e dinë këtë, por edhe bëjnë sikur nuk e dinë.

Kundër marrëdhënieve të mira shqiptaro-turke janë edhe disa shqiptarë të besimit katolik turkofob të cilëve u ka mbetur koha e para 100 viteve, të kohës otomane. Antishqiptarizmin dhe antimuslimanizmin shqiptar kriptokristianët me emra muslimanë e maskojnë me turkofobizmin të cilin shumë “intelektualë” shqiptarë e kanë marrë si mësim e frymezim historie,kulture dhe letersia nga ajo sllavo-bizantine dhe komuniste ruso-bolshevike.

Jo vetëm ortodoksët grekofonë e ata shqiptarë të blerë , por ka edhe media e mediatikë, gazetarë, analistë dhe opinionistë turkofob të cilët u shërbejnë agjendave dhe kauzave antishqiptare greko-serbe, pasi dhe për këtë janë deklaruar edhe politikanë grekë, që shteti grek ka dhe jep edhe fonde sekrete me të cilat rekruton agjentë politikë e mediatikë në Shqipëri për tu shërbyer kauzave të tyre antishqiptare,dhe në shërbim të kauzës së tyre është edhe qëllimi për të prishur marrëdhëniet e mira dhe strategjike të Shqipërisë me Turqinë, gjë të cilën e bëjnë pseudopatriotët mercenarë turkofobë.

Po ju pyes juve turkofobëve shqiptarë se pse nuk shkruani ndonjë fjalë për rrezkun e aleancës serbo-greke për shqiptarët, kur kjo aleancë është një aleancë thellësisht fetaro- ushtarake antishqiptare gjë të cilën e deklaron vetë ministri grek i mbrojtjes Panos Kammenos kur thotë se “Greqia e Serbia janë të bashkuara në besimin ortodoks”

Mësova nga gazeta “Koha Jonë” për një pakt strategjik të Greqisë me Serbinë.

Dhe shpesh në disa media lexojmë që turkofobët shqiptarë si nga Shqipëria por sidomos nga Kosova shajnë, mallkojnë, intrigojnë, shpifin , vjellin helm e vrer kundër Turqisë dhe kundër marrëdhënieve miqësore e strategjike Shqipëri-Turqi.

Deri aty arriti verbëria e ndonjërit sa që edhe refuzimin që BE i bëri hapjes së negociatave për antarësimin e Shqipërisë në BE,na e gjeti se na paskan qenë marrëdhëniet e mira të Tiranës me Stambollin.

Dua të ndalem vetëm në një lajm të fundit e t’i pyes turkofobët por edhe ndonjë turkofobicë që: na e shpjegoni pak se kundër cilit vënd do ta nënshkruajnë së shpejti marreveshjen strategjike Greqia e Serbia.

Dhe ju turkofobët vecanërisht të Kosovës na thoni se si ndjeheni kur me këtë rast Kryeministrja serbe e falenderoi Presidentin grek “ për pozicionin që Greqia mban ndaj Kosovës”. U alarmuan turkofobët e Tiranës dhe të Prishtinës pse p. sh. Erdogan deklaronte si dhe Ju drejtohej shqiptarëve me fjalët : vëllezër shqiptarë, por pse nuk i shqetëson fakti kur Ministri grek i mbrojtjes iu drejtua delegacinot serb me fjalët : “vëllezër serbë, grekët janë me ju”, pra qe do te thote se greket jane gjithmone me serbet kunder shqiptareve.

Prandaj turkofobizmi i juaj është hipokrizi pseudopatriotizmi dhe mercenarizmi serbo-grekofil, është vetëm urrejtje kundër muslimanizmit shqiptar. Për çfarë i duhen marrëdhënit strategjike Greqisë me Serbinë, kur Greqia është antare e NATO-s së bashku me Shqipërinë dhe me Turqinë.Pse Greqia do bëjë marrëveshje strategjike me Serbinë kur Serbia ka aleatë strategjikë Kinën dhe Rusinë që jane fuqitë më të mëdha botërore kundër BE dhe NATO-s. Si është e mundur dhe çfarë fshihet pas logjikë së turkofobëve dhe të na e spjegojnë strategjinë pseudopatriotike me turkofobizmin e verbër të tyre, kur Turqia është forca e dytë e NATO-s pas SHBA-ve; dhe cila është kërcënim për shqiptarët, alanca strategjike Serbi-Greqi apo aleanca strategjike Shqipëri-Turqi.

(Kosova Sot Online)