Vandalizëm i paparë juridik

Vandalizëm i paparë juridik
Vandalizëm i paparë juridik

Muhamet Hamiti

  • 01 November 2019 - 16:24

Integritetin e zgjedhjeve nacionale në Kosovë e cenojnë tri vendime: i PZAP-ës që nuk e pranoi parashtresën për hedhje poshtë të votave të kontrabanduara nga Serbia (për Listën Serbe), vendimi i Gjykatës Supreme për numërim të votave nga diaspora që kanë mbërritur pas afatit ligjor, madje mbas ditës së votimit, si dhe vendimi i KQZ-së për pranim të votimeve në Runik, ku kanë firuar 450 fletëvotime.

Me vendim të Gjykatës Supreme mëtohet të ndërrohet Ligji për Zgjedhjet - rast i paprecedent - sepse normën mund ta krijojë vetëm Gjykata Kushtetuese.

Ligjin natyrisht mund ta ndryshojë vetëm Kuvendi i Kosovës.

E gjithë kjo katrahurë juridike paraqet përbuzje të nocionit të sundimit të ligjit, për të cilin angazhohen të gjithë, duke përfshirë edhe rishtarët e pushtetit.

Shkurt e shqip: ky është vandalizëm juridik, autorë të të cilit janë gjyqtarët e Gjykatës Supreme.

Dikush duhet t’i marrë në përgjegjësi këta gjyqtarë.

(Kosova Sot Online)