Kënaqësia dhe dëshira e liderit-pushtetarit në Kosovë

Kënaqësia dhe dëshira e liderit-pushtetarit në Kosovë
Kënaqësia dhe dëshira e liderit-pushtetarit në Kosovë

Ali Hertica

  • 03 November 2019 - 08:02

,,,Liderët që punojnë më me efektivitet janë ata që kurrë nuk thonë “unë”. Dhe kjo jo sepse e kanë stërvitur veten të mos thonë “unë”. Ata nuk mendojnë me “unë”. Ata mendojnë “ne”. Ata mendojnë “skuadër”. Ata e kuptojnë se puna e tyre është ta bëjnë skuadrën të funksionojë. Ata pranojnë përgjegjësi dhe nuk i shmangen asaj, por “ne”-ja i merr meritat. Kjo gjë krijon besim, dhe ju aftëson që puna të përfundohet,,,,.

Ne si shoqëri duhet të kthehemi përsëri tek ideja e Aristotelit për të folur për hierarkinë, të cilat aspirojnë në çdo nivel të shoqërisë në përcaktueshmëri,për më tepër si qenie e veprimit për dëshirën që ata kanë për të kaluarat e tyre në mundësit e veprimit ku kanë synim ti përmbushin atë që në afat për ti realizuar,pra të kalojë nga mundësia në veprim.

Një qeveritar ndjen kënaqësinë atëherë kur realizon atë që ta kurorëzon në shkallën e hierarkisë ku ai vepron në shoqëri dhe sistem politik.Te filozofia dhe filozofet kjo dëshirë e përjetshme e bën të lindë një ide e thellë,ide e kohës së ,,përjetshme për liderin,, dhe vet qeveritarin që kurrë mos të bie nga skena politike por të këtë një dominim mbi shtresën e vegjëlisë.

Kjo ide tek qeveritarët dhe lideri Kosovarë synon të mendohet se është e përjetshme gjatë gjithë jetës së tyre,sepse mandatet që i kanë nuk ju mjaftojnë por dëshirojnë të janë të përjetshme dhe koha nuk është e pamjaftueshme për ta, sepse për ta jetësua shoqërinë dhe shkallën më të lartë të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror për jetën e tyre.

Sepse këta dëshirojnë një kohë të papërcaktuar që hapet drejt së kaluarës dhe drejt të ardhmes së tyre deri në moshën mbi 80-teta që të janë në hierarki të shtetit dhe shoqërisë.Njeriu është një ,,zoon politicon,,dhe lidhja e tij me një shtet janë elemente përbërëse të vetë thelbit të tijë. Por,,polisi,,nuk është një e dhen e thjeshtë e natyrës që të jetë çdo here mbi të.E tek ne lideri çdo herë thotë unë dhe unë,ku është i pa zëvendësuar se ka hierarki mbi partinë ku e përdor demokracinë modern të rreme plotësisht.

(Kosova Sot Online)