Mosformimi i Qeverisë pas zgjedhjeve, mesazh se demokracisë i duhet edhe më shumë pjekuri

Mosformimi i Qeverisë pas zgjedhjeve, mesazh se demokracisë i duhet edhe më shumë pjekuri
Mosformimi i Qeverisë pas zgjedhjeve, mesazh se demokracisë i duhet edhe më shumë pjekuri

Qazim Thaçi

  • 04 nëntor 2019 - 14:52

Zgjedhjet e 6 tetorit tashmë po mbushin një muaj që u mbajtën dhe Kosova ende vazhdon me numrim votash, kjo duket sikurse ato të ishin mbi një miliradë e jo që ishin me pak se një milon. Kjo, kohë ka krijuar hapësirë që njerëzit të mendojnë e flasin me dëshira, me padituri ose me të “ndëgjuar”.

Kurse kësaj i kanë fryrë edhe më shumë disa portale që me dëshirë, ose pa të ,po krijojnë edhe një lojë jo krejt pa dëme në interes të shtetit.Tani, që nga dorëheqja e qeverisë, është krijuar vakumi që instiutucionet po”vetëqeverisen” se përndryshe u mungon legjimiteti i qeverisë. Jo se këto situata nuk kalojnë shtetet me demokraci të mirëfilltë siç, është bie fjala Gjermania.

Por , është ndryshe të qeveriset një shtet me mbi 90 milionë banorë,e krejt ndryshe një shtet i dalur nga lufta para dy dekadash, me demokraci të brishtë e me më pak se dy milion banorë. Kjo, jep sinjalin e trishtë se ende Kosova, nuk ka fituar demokracinë e mirëfilltë së paku të numrit të votave zgjedhore.Takimet me grupeve të ekspertëve të LVV dhe LDK-së pastaj, deklarata e tyre shpesh edhe pompoze, nuk i sjellin asgjë më shumë këtij vendi se një çast befasie edhe nga votuesit e thjeshtë.

Kjo domosdo edhe ka nxitë debate qofshi ato nëpër studio televizive, apo edhe debate virtual që në vete secila ka edhe faturën e sajë. Themi faturën sepse dikush ose i ndëgjonë, ose i lexon dhe pastaj krejt kjo ka edhe koston.

Derisa këto biseda bëhen e jipen deklarata natyrisht se dikujt ende i shkon mbarë tregëtia ngriten çmimet ,pastaj jeta bëhet më e vështirë ose vetëm ndjenja e të jetuarit më këto strese janë mjaft, sepse banorët e Kosovës janë të politizuar e nuk janë evropian që brenda fushate bëjnë fushatë e pastaj më as që e din se kush është bile as ministër.

Sepse,atje ligjet nuk i bëjnë ministritë,por atje ligjet e kanë kornizë ligjore.Tani akuzat dhe kundërakuzat bie fjala të Driton Tale e Lutfi Hazirit, shkojnë përtej një mirëqeverisje edhe sikurse ajo të bëhet nesër.Ky mesazh duket se zbehë edhe më shumë të ardhmen e këtij vendi.

Pastaj deklarata e Isa Mustafës se LDK-së shkon edhe në opozitë, në fakt të gjithë këto tregojnë më shumë se kaq, kur dihet se presioni ndërkombëtar po shtohet mbi dialogun e Kosovës me Serbinë.

A është kjo patate e nxehtë për secilin liderë të Kosovës do e s’do shihet se po.Mirëpo, nëse kësaj brishtësie të demokracisë ia shtojmë pak edhe vullnetin e bile postimet e anëtarëve të LVV jep shenja se vetë LVV ka hezitime për Qeverinë e shpejtë. Mirëpo, takimet me liderët e shtetit shqiptarë japin një sinjal premtues dhe shpresues.

Ose më saktë ndoshta, po bëhet ky shekull i shqiptarëve dhe mos vallë po vie dita të jemi një komb një shtet.Nëse ky projekt kalon dhe ky projekt bëhet realitet, kjo neglizhencë e deritasheme dhe mund të arsyetohet tërësisht, në të kundërtën, bazuar në të gjithë këto deklarata Kosovën e presin ose rizgjedhje të reja, ose matematikat e qeverisë nuk premtojnë që mund të shkojë me gjatë se një vit ose më shumë një vit e gjysmë qeverisje.Vetë fakti se që disa qeveri të fundit asnjëra nuk e arriti mandatin e plotë të kryejë fletë më brishtësinë e demokracisë kosovare.

(Kosova Sot Online)