Kujdes, LDK!

 Kujdes, LDK!
 Kujdes, LDK!

Skender Kapiti

  • 05 nëntor 2019 - 09:17

Me Vjosa Osmanin LDK po rilind, por nëse kjo nuk vlerësohet dhe rrangallat  dështake politike të LDK-së e minojnë kontributin, aftësinë dhe meritën e Vjosës , dhe nëse egoizmi dhe  revanshi i tyre kundër saj agravon  atëhere LDK-në e pret një degradim dhe falimentim i madh. 

Nëse dështon kualicioni VV-LDK për kapricot dhe për arrogancë të disa individëve të LDK-së , LDK-në e pret shthurja me pasoja të një humbje të thellë politike. 

Pa Vjosën kandidate për kryeministre garda e vjetër e LDK-së do ta kishte marrë vëndin e 3-të e ndoshta edhe te 4-t ne zgjedhjet e 6 Tetorit 2019

Lutfi dihet se të vjen “keq” që nuk doli LDK forcë e parë politike, por kjo nuk ta jep shansin për ta fituar  pazarin në marrveshjen bashkëqeverisëse VV-LDK për t’u berë kryetar i LDK-së sepse ti je humbësi më i madh në LDK me disa të tjerë , por sidomos ju vetë së pari në Gjilan me atë humbje të thellë për të cilën LDK duhet të kërkojë dorëheqjen e juaj, pasiqë edhe jeni në kundershti me kohën, me të renë dhe me të rinjtë e politikës në LDK. 

Me ju si kryetar poqese aksidentalisht do bëhesh e zgjidhesh , LDK-ja shkon në parti të dorës së dytë. Apo mos doni ta aplikoni “përvojën” që ju patët në marrëveshje me PDK-në ,ku prej saj e bëtë edhe Thaçin President. 

President duhet të jetë individi me personalitet, dinjitet, i respektuar dhe i pranuar publikisht dhe jo produkt  pazaresh dhe interesash personale të dy apo të disa personave të LDK-së. Dhe më e mira do të ishte që si kandidaturë për Presidente e Kosovës nga LDK-ja do të kishte qenë Vjosa Omani, gjë të cilën tashmë e ka bërë edhe vota popullore e 6 Tetorit 2019, ku falë saj edhe LDK mori këtë rezultat në ato zgjedhje.

Për zgjedhjen e Presidentit  duhet të merret në konsideratë jo vetëm “vullneti” i disa përsonave të LDK-së,por ai i bazës së saj, dhe ai i opnionit qytetar. Por është edhe tjetra , është ajo se  në caktimin e Presidentit vihet në provë edhe VETËVENDOSJA, e cila moralisht nuk do të pajtohet në rast se bie dakord për t’i dhënë Presidentin LDK-së: VV, nuk do jetë dakord që për hatër të postit të kryeministrit, i cili i takon VETËVENDOSJES, ajo  te pranojë për President nga LDK-ja ndonjë figurë politike të akuzuar e të konsumuar publikisht për pazare  dhe afera matrapazllëku politik në dëm edhe te interesave kombëtare. Pra, VV nuk do të bëjë gabimin që bëri dikur LDK-ja kur ajo e votoi Thaçin për President, e ndërsa VV protestonte me të drejtë kudër kandidaturës së tij.

 Edhe këtë duhet ta kenë parasysh LDK-ja. Cilët janë këta që nuk duhet të jenë President e dinë vetë ata të parët,por i njeh edhe antarësia e LDK-së, e njohin strukturat e saj por edhe opinion i gjërë në Kosovë. 

Prandaj kujdes LDK! A e llogarit LDK-ja se poqese do të dështojë kualicioni VV-LDK për interesa personale të lidershipit të ngushtë të LDK-së për postin e Presidentit , dhe po të shkojë Kosova në zgjedhje prej këtij shkaku se çfarë hunbje do të pësonte LDK-ja?!

(Kosova Sot Online)