Elita politike në pushtet nuk do të jetë vetëm në formë morale dhe politike...

Elita politike në pushtet nuk do të jetë vetëm në formë morale dhe politike...
Elita politike në pushtet nuk do të jetë vetëm në formë morale dhe politike...

Ali Hertica

  • 05 November 2019 - 13:41

Edhe pse, si një rebel i papërmirësueshëm nga natyre, përherë kamë qenë kritikues i kësaj (keq)qeverisjeje politike në Kosovë, kohën e fundit, këtë biçim pushtet/bërje aktuale kam filluar ta pranoj si një risk të merituar fati. Së paku ashtu për shumicën prej nesh. Kuptohet, gjithnjë lavdi përjashtimeve.

Por, fatkeqësisht, edhe ajo pakicë e lavdërueshme kryeneçe dhe jo/konformiste e shoqërisë sonë, e cila në çdo mënyrë po tenton të reagoj ndaj kësaj gjendjeje shqetësuese në vend, me këto qëndrime parimore, sikur edhe më tepër po i jep shkas asaj shumice tjetër të heshtur që t’ju besoj arsyetimit pushtetar se kinse ata që si shpesh po bëjnë zhurmë, janë një pakicë e vogël e të pakënaqurve e cila normalisht ekziston në çdo shoqëri demokratike.

Përveç pasivitetit tonë të shprehur si mosorganizim aktiv qytetar për t’i rezistuar kësaj mënyre të politika/bërjes në vend, mbetjes së saj edhe një kohë të gjatë në pushtet, sigurisht po i kontribuon edhe faktori ndërkombëtar. Ata, të vetishëm që disa interesa të tyre gjeostrategjike globale, më së lehti mund t’i realizojnë me këta politikanë tanë tërësisht servile ndaj tyre, gjithsesi edhe zyrtarisht në publikë do t’i favorizojnë ata, duke na krijuar kështu një konformizëm të rrejshëm se kinse politika/bërja e tyre po e ka përkrahjen e “miqve tanë ndërkombëtar”. Sa është e sinqertë kjo përkrahe e tyre, do ta shohim tek më vonë, kur ata në tërësi do t’i përmbushin interesat e tyre gjeostrategjike dhe politike në këto hapësira.

Natyrisht se, mënyra e përkrahjes nga ana e ndërkombëtarëve ndaj kësaj elite politike në pushtet nuk do të jetë vetëm në formë morale dhe politike, por diku në prapaskenat e përgatitjeve zgjedhore që do të shpalleshin me kohë, atyre nuk do t’i mungoj as ajo materiale.

Nga frika se pas zgjedhjeve, jashtë kësaj elite politike, mund të vije në pushtet ndonjë subjekt tjetër politik i cili mund ta rishqyrtoj vendimin e privatizimit të bërë nga ta, të gjitha kompanitë e huaja që kanë marrë pjesë në privatizimin e shumë firmave dhe kompanive tona publike (PTK, Aeroportin, Distribucionin e KEK- ut, etj), gjithsesi se do të jenë të interesuar që kjo garniturë politike në Kosovë të mbetet sa më gjatë në pushtet. Andaj zemërgjerësia e tyre për t’i ndihmuar edhe financiarisht ata, sigurisht nuk do t’i mungoj kurrë.

Një thënie të Gebellsit – shefit të propagandës famëkeqe naziste të Hitlerit: “Nëse veç ke vendosur të gënjesh, atëherë thure një gënjeshtër të madhe. Edhe pse ajo dikur gjithsesi do të zbulohet, përherë do të ekzistojë një pjesë e konsiderueshme e njerëzve që do të dyshojnë – ‘hajt se ka diçka ka aty’”.

(Kosova Sot Online)