Për gjithë këto vite, Legjislatura e kompromentuar

Për gjithë këto vite, Legjislatura e kompromentuar
Për gjithë këto vite, Legjislatura e kompromentuar

Ragip Guraziu

  • 07 nëntor 2019 - 11:18

Mungesa e vullnetit të politikës për ballafaqim me shtetin ligjor është arsyeja kryesore që politika nuk po arrin ta bëjë një ligj të tillë, po shifet ashiqare që edhe kjo legjislaturë e fundit e Kuvendit të Kosovës, as Qeveria, nuk po planifikojnë ta iniciojnë, ta nxjerrin për miratim në Kuvend ligjin për partitë politike, një ligj të ri të bazuar në Kushtetutë, të hartuar sipas normave më të avancuara të shteteve demokratike, që definon saktë rolin dhe përgjegjësinë e partive politike, për respektim të Kushtetutës dhe ligjeve të shtetit. Nuk ka pengesë tjetër në inicimin e këtij ligji, përveç faktit se të gjitha partitë politike, si pozita si opozita që po heshtin, po i frikësohen një ligji të tillë, para të cilit duhet t'i japin më shumë llogari shtetit.

Le të kuptojmë se pa një ligj të definuar, që e rregullon fushëveprimin e saktë të partive politike, gjendja do të vazhdojë të jetë akoma më kaotike, dhe partitë do të vazhdojnë të shndërrohen në klientela akoma më kriminale të matrapazllëkut politik, ose de fakto në korporata të krimit.

Ligji (lat. lex) është një sistem rregullash dhe normash shoqërore që njerëzit duhte të ndjekin në një shoqëri apo vend. Ligjet vendosen dhe zbatohen nga institucionet dhe organet ligjore përkatëse të shoqërisë.Ligji është marrëveshje (dukuri e rregullt) e përcaktuar me disa fjale nga një bashkësi njerëzish apo njerëzimit. Ligjit i nënshtrohen te gjithë pjesëmarrësit qe direkt apo indirekt kanë marre pjese ne formulimin e tij. Si shembull kemi disa lloje te ligjeve.

Ligjet natyrore, janë marrëveshje me ndihmën e tt cilave njerëzimi mundohet të shpjegojë dukurit natyrore. Për të arritur deri te formulimi i një ligji zakonisht ne shkencë përdoren dy metoda. Shtrimi i hipotezës pohuese, pas vërtetimit të saj shtrohet teorema e në bazë të cilës formulohet ligji. Metoda mohuese ka të njëjtin qëllim por hyrja në shpjegimin e dukurisë bëhet duke mohuar hipotezën e shtruar. Edhe këtu mbas vërtetimi që mohimet janë të gabueshme kalohet në teorema e në baze të saktësisë së tyre formulohet ligji. Ky lloj i ligjit zakonisht formulohet nga shkencëtarët. Për thyerjen e një ligji natyrore duhet te japen prova që ai ligj nuk është i saktë mbi bazë të ligjeve tjera. 

Ligji juridike, krijimi i ligjit te tille ndryshon paksa nga ai natyrore. Por edhe ky mbasi te hynë ne fuqi duhet te respektohet nga pjesëmarrësit (indirekt/direkt) te krijimit te tij. Krijimi i ligjeve juridike ndryshon paksa nga koha dhe vendi. Këto ligje janë pjese e çdo sistemi qeveritarë, dhe zakonisht ligjet juridike nuk janë absolute dhe të përjetshme dhe i përshtatën regjimeve qeveritare. Ligjet juridike zakonisht korrigjohen me kalimin e kohës. Kemi shembuj disa shtete te Evropës ligjet qe i përdorin sot janë korrigjuar gradualisht, mirëpo në anën tjetër ka vende dhe shtete te cilat i "importojnë" ligjet nga vendet e huaja. Pasi qe këto bien ne kundërshtim me vete faktin qe ligji është vetëm një marrëveshje e vete krijuesve te ati ligji. Tek ligjet e "importuara" ka me tepër pjesëmarrës indirekt se direkt gjate futjes ne fuqi. Këto ligje janë edhe afat shkurta dhe në përditshmëri nuk respektohën nga shumica e pjesëmarrëseve indirekt.

 Ligji është një rregull sjelljeje e pranuar formalisht si e zbatueshme apo e zbatuar nga një autoritet. Ligjit i nënshtrohen njësoj të gjithë pjesëmarrësit që direkt apo indirekt kanë marrë pjesë në zbulimin dhe formulimin e tij.

Tërësia e këtyre rregullave. Ligji është një rregull (ose grup rregullash) që zakonisht zbatohet nga nëpunës, dhe (ndryshe nga rregulla etike apo të tjera) shoqërohet nga sanksione nëse nuk zbatohet. Ligjet mund të jenë penale (që kërcënojnë ndëshkimin në rast sjelljeje anti-shoqërore), civile (që lejojnë padi ndërmjet personave me aftësi juridike për të vepruar, psh për dëme apo kërkimin e një urdhri nga gjykata për kryerjen apo moskryerjen e një veprimi të caktuar), kushtetuese (që krijojnë bazën juridike për funksionimin e një shteti, duke përfshirë zakonisht të drejtat dhe liritë e njeriut në një seksion të veçantë),etj, etj.

Në Kosovë Mungesa e vullnetit të politikës për ballafaqim me shtetin ligjor është arsyeja kryesore që politika nuk po arrin ta bëjë një ligj të tillë, po shifet ashiqare që edhe kjo legjislaturë e fundit e Kuvendit të Kosovës, as Qeveria, nuk po planifikojnë ta iniciojnë, ta nxjerrin për miratim në Kuvend ligjin për partitë politike, një ligj të ri të bazuar në Kushtetutë, të hartuar sipas normave më të avancuara të shteteve demokratike, që definon saktë rolin dhe përgjegjësinë e partive politike, për respektim të Kushtetutës dhe ligjeve të shtetit. Nuk ka pengesë tjetër në inicimin e këtij ligji, përveç faktit se të gjitha partitë politike, si pozita si opozita që po heshtin, po i frikësohen një ligji të tillë, para të cilit duhet t'i japin më shumë llogari shtetit.

(Kosova Sot Online)