Opozita mediatike “Kosova Sot” i parapriu fitores së opozitës politike VV-LDK 

Opozita mediatike “Kosova Sot” i parapriu fitores së opozitës politike VV-LDK 
Opozita mediatike “Kosova Sot” i parapriu fitores së opozitës politike VV-LDK 

Skender Kapiti

  • 10 November 2019 - 14:51

Roli kryesor i mediave në demokraci është opozitarizmi, kundërvënia, kritika dhe demaskimi i pushtetit të keq, krimit dhe korrupsionit të tij; është mbrojtja e të dobëtëve të cilëve u bën padrejtësi pushteti dhe shteti e drejtësia të  kapura prej tij; kundërshtia dhe rezistenca kundër autokracsë; roli i medias si zëri e të vërtetës dhe ballafaqimin e saj me realitetin politik, qeverisës, shoqëror dhe social; roli I medies është  mbrojtja e lirisë, demokracisë dhe e patriotizmit të vërtetë kundër gënjeshtrve, hipokrizsë ,mashtrimit dhe djallëzisë e forcës së pushtetit dhe kundër të të fortëve që kanë pushtetin dhe paranë e krimit e korrupsionit.  Këtë ka bërë  dhe këtë rol luan Gazeta kombëtare  “Kosova Sot”.

Historia njerëzore është betejë dhe sakrificë për të drejtën , për të vërtetën dhe për lirinë. Drejtësia, e vërteta dhe liria gjithmonë janë nën kërcënimin ,presionin dhe në  kundërshti me pushtetin. Pushteti gjithnjë kërkon që lirinë, drejtësinë dhe të vërtetën t’i ketë pronë të tij; dhe e drejta, e vërteta  dhe liria e pushtetit kërkon që t’ua imponojë ato masës ashtu dhe ato të cilat atij i pëlqejnë dhe që atij i shërbejnë. 

Pushteti kërkon t’i gllabërojë të gjitha.  

Prandaj vetëm sistemi demokratik ëshë si sistemi qeverisës më i miri deri më sot, sepse ai mundëson që pushteti të kufizohet nga kundrapushteti, ose e thënë me terma demokratik nga opozita. Në kohët modern një opozitë mjaft efikase kundër pushtetit, korrupsionit, pandershmërisë dhe amoralitetit të pushtetit është dhe luan një rol të rëndësishm pena e lirisë,  media, e cila njihet tashmë edhe si pushteti i katërt.

Pa medie të lirë, të paashme dhe të pavarur nuk ka sistem të mirëfilltë demokratik. Këtë rol si mbrojtëse, në kërkim dhe në gjetjes të vërtetës ,të së drejtës dhe në përpjekje e përballje në emër të tyre dhe të lirisë , kundër të pavërtetave,padrejtësisë ,jolirisë, korrupsionit ,krimit dhe të tradhëtive të pushtetit e të politikës në  Kosovë dhe në hapësirën gjithshqiptare e ka kryer  si askush tjetër Gazeta “Kosova Sot”si opozita e vërtetë kundër të gjitha pushteteve, si më herët kundër regjimit kriminal dhe genocidist të Serbisë ashtu edhe kundër politikës antipublike, antisociale dh antikombëtare të pas clirimit të Kosovës; është  media patriotike dhe e guximshme, e lirë dhe e pavarur nga pushteti, e pavarur nga korrupsioni.

E tillë   ka qenë dhe vazhdon të jetë Gazeta “Kosova Sot”. ”Kosova Sot” si medie e vgjëlisë, e të vërtetës dhe opozitare kundër të këqijave demokratike dhe sociale, kundër krimit, korrupsionit dhe të padrejtësive te pushtetit dhe të drejtësisë në Kosovë ka qenë dhe është promotore e nxitëse për miratimin e VETTING-ut, për dekriminalizimin e politikës dhe të shtetit të Kosovës; e denoncimit të guximshëm të korrupsinit e krimit të organizuar të pushtetit të lartë dhe të pesonazheve VIP e të peshqve të mëdhenj të korrupsionit, dhe jo si mediat e korruptuara , të shitura dhe mercenare që si të tilla janë  shumica e medieve në Shqipëri, medie proqeveitare e manipulatore të opinionit. 

“Kosova Sot” pati rol parësor edhe në ndëshkimin e politikës së pushtetit e cila kishte kapur shtetin , e që votuesi me 6 Tetor  2019 e ndëshkoi me vote, ashtu sic kishte kohë që e ndëshkonte  zëri i së vërtetës së “votës” mediatike “Kosova Sot”.

(Kosova Sot Online)