Kisha ortodokse dhe shkenca serbe në funksion të gjenocidit serb në Kosovë

Kisha ortodokse dhe shkenca serbe në funksion të gjenocidit serb në Kosovë
Kisha ortodokse dhe shkenca serbe në funksion të gjenocidit serb në Kosovë

Mehdi Hyseni

  • 11 November 2019 - 11:15

Ndër forcat centrifugale të politikës pushtuese serbe ndaj territoreve etnike shqiptare dhe të ushtrimit të sundimit të sistemit kolonial të saj, janë pa dyshim Kisha ortodokse dhe kuazishkenca serbe, institucione këto, që ndër shekuj, objekt parësor të programit të tyre nacionalshovinist kanë pasur asgjësimin e qenies shqiptare dhe të sundimit kolonial të territoreve indigjene të Shqipërisë etnike.

Mirëpo, zbatimi në praktikë i një programi të këtillë me karakter afatgjatë historik nga ana e politikës serbe, është provuar si i suksesshëm vetëm në një segment të saj-ankesimin dhe kolonizimin e trojeve dhe të popullit shqiptar,por jo edhe në asmilimin dhe në shfarosjen definitive të shqiptarëve nga trungu i tyre i lashtë etnik.

Me gjithë pretendimet territoriale megalomane (që nga Beteja e Kosovës 1389 e deri në qershor të vitit 1989,kur në saje të makinerisë së terrorizmit dhe të gjenocidit të institucionalizuar shtetëror serb, u pezullua përfundimisht autonomia e Kosovës së vitit 1974,duke vrarë, plagosur,torturuar dhe burgosur me mijëra shqiptarë të të gjitha moshave. Pikërisht në këtë datë, në Gazimestan shfaqet "feniksi" Slobodan Milosheviq, i ndërsyer dhe "i bekuar" nga Kisha Ortodokse Serbe, i cili mbajti "liturgjinë politike", duke apostrofuar se Serbia sërish do të hidhet në beteja të reja të përgjakshme, por të "suksesshme" sikurse ajo e Kosovës, gjithnjë duke llogaritur në mbështetjen e kryegjësë sllave-Rusisë dhe të aleatëve të tjerë tradicionalë saj për asimilimin dhe për spastrimin e shqiptarëve nga Kosova, duke qenë se sipas mitilogjisë së krijuar ndër serbë, kjo pjesë e territorit të Shqipërisë etnike, gjithmonë paskësha qenë "zemra dhe djepi i Serbisë"), Serbia, pikërisht në prag të kremitimit të 610-vjetorit të disfatës së betejës së Kosovës, mposhtet dhe thyhet edhe më keq sesa në Betejën e Kosovës, si rrjedhim i luftës së drejtë çlirimtare kombëtare të UCK-së dhe të bombardimeve 78-ditëshe të Aleancës së Atlantikut Verior(NATO),sepse me këtë rast përfundimisht "përshëndetet" nga zotërimi i mëtejmë kolonial i Kosovës.

E vlen të nënvizojmë se "humbja" e Kosovës nga jurisdiksioni kolonial serb, në perspektivën e afërt, paralajmëron edhe çlirimin e territoreve të tjera shqiptare nga çizmja shekullore barbare sllave në Ballkan. Një shthurje e tillë, së shpejti pritet të manifestohet edhe në Anamoravë(Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë). Këtë, do ta stimulojë dhe do ta përshpejtojë pikërisht "agjenda" e kërkesave permanente të skjashme dhe nacionalshovinste të minoritetit serb në Kosovë, të cilat janë vazhdimisht të njëanshme dhe në disfavor të ineteresave vitale të palës shqiptare dhe të përpjekjeve serioze të misionit paqësor të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, e cila pareshtur akuzohet nga pala serbe dhe regjimi aktual i Beogradit, se minoriteti serb në Kosovë është zhveshur nga të të gjitha të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe, "jeton i getoizuar" në Kosovë(!)

Antinomia e ndërrimit të tezave-vazhdimësi e paranojës dhe e deformitetit shkencor të "kujtesës historike" serbe

Duke mos pretenduar, që të hedhemi në historinë e largët të këtij fenomeni absurd të politikës dhe të historiografisë falsfikatore serbe, ia vlen të përqëndrohemi në pasqyrimin e tij, që i përket periudhës më të re të marrëdhënieve serbo-shqiptare, duke filluar që nga viti 1981, kur përmes demonstratave studentore shqiptare në Prishtinë dhe në qendrat e tjera të Kosovës, të organizuara dhe të prira nga vepritarët e dalluar të Lëvizjes Kombëtare për Clirimin e Kosovës, siç ishte z. Hydajet Hyseni, botërisht iu bë e ditur si regjimit të egër kolonialist serb, ashtu edhe mbarë opinionit ndërkombëtar, se kërkesa e popullit shqiptar që Kosova të jetë republikë mëvete ishte e drejtë dhe imperativ i domosdoshëm historik i kohës.

Mirëpo, fatekqësisht edhe në këtë rast, regjimi totalitar çetniko-komunist i Serbisë (sikurse të gjitha regjimet e mëparshme hegjemoniste serbe), duke u mbështetur drejtpërdrejt nga agjenturat e klerikëve të Kishës ortodokse serbe dhe të shërbimeve sekrete të zbulimit dhe të kundërzbulimit policor dhe ushtarak serb, jo vetëm se u tregua i "shurdhër" ndaj kërkesës Kosova Republikë, por këtë e sofistikoi sipas "shijes" së politikës tradicionale të antinomisë së ndërrimit të tezave të deforimitetit të "kujtesës historike" dhe të paranojës kolektive serbe kundër ekzistencës dhe të drejtës historike të popullit shqiptar në Kosovë.

Për arritjen e një objektivi të këtillë antishqiptar, përpos ushtrimit të forcës ushtarake, policore dhe paramilitare kundër shqiptarëve në Kosovë, regjimi shtypës i Beogradit angazhoi dhe shfrytëzoi në maksimum "shërbimet e vullnetit të mirë" të Kishës ortodokse serbe dhe të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë, ku pa u penguar fare nga faktori ndërkombëtar, institucionalizoi terrorin gjenocidal në Kosovë, i cili mbretëroi tërë dekadën e fundme të shekullit XX.

Në funksion të mbështetjes dhe të avancimit të politikës koloniale militariste të Serbisë dhe të Malit të Zi kundër qenies shqiptare në Kosovë ( në prag të përmbysjes së ish-RSFJ-së nga virusi nacionalshovinist-çetniko-serb), janë shkruar vëllime të shumta tekstesh nga autorë të fushave të ndryshme të shkencës, të publicistikës, të informimit serb etj.

Mirëpo, ne në këtë rast po japim vetëm një shembull karakteristik nga "shkenca" e së drejtës ndërkombëtare publike serbe, që autorët e saj prof.dr.Smila Avramov dhe prof.dr.Milenko Kreqa, përmes librit të tyre:"Medjunarodno javno pravo"(E drejta ndërkombëtare publike",botuar më 1990, e "zgjerojnë" përkufizimin e nocionit të gjenocidit, duke i shtuar "atributin": Republika e Kosovës(!)

Kjo përpjekje tendencioze e qarqeve të caktuara politike, kishtare dhe shkencore serbe për të mistifikuar të vërtetën historike të shqiptarëve në Kosovë, nuk është kurrfarë risie për opinionin shqiptar. Këtë e provojnë edhe dokumentet historiko-diplomatike gjermane dhe austriake, të cilat vënë në dukje se Patrikana e Pejës(1557) e ka luajtur rolin dominant në ndërtimin dhe në përhapjen e ideve serbomëdha.

Shfaqja e kësaj ngrehine të re shtetërore teokratike ortodokse serbe(në kuadrin e shtetit turk), 100 vjet pas shthurjes së Serbisë Mesjetare(1459-1557), i kishte vënë vetes për detyrë, që në emër të idesë ortodokse serbe, të pushtonte gjithë Ballkanin, në veçanti pjesën veriperëndimore të tij.

Duhet të nënvizojmë se shtrembërimi i historisë së popujve të Ballkanit, sidomos të popullit shqiptar, nga ana e kishës dhe e shkencës serbe, ndikoi negativisht edhe në rrjedhat e politikës dhe të shkencës evropiane, të cilat Serbisë i hapën shtigje të reja për shtrirjen e hegjemonisë dhe të pushtimeve ekspansioniste koloniale.

Pikërisht, mbi këto baza edhe shkenca e sotme serbe është në funksion të zhvillimit të politikës së këtillë. Këtë e provon edhe botimi i tekstit ("Medjunarodno javno pravo",Naucna knjiga, Beograd,1990), shkruar nga prof.Dr.Smila Avramov dhe prof.Dr.Milenko Kreqa, nga përmbajtja e të cilit shihet, se këta autorë, nuk kanë mundur të lirohen nga paragjykimet dhe konceptet stereotipe të nacionalshovinizmit serb, edhe pse ky tekst është me përmbajtje juridike ndërkombëtare,ku sipas metodologjisë dhe kritereve shkencore, assesi nuk lejohet,që normëzimi i së drejtës ndërkombëtare, të ndërtohet dhe të interpretohet sipas "riformulimeve" arbitrare dhe tendencioize individuale, siç kanë vepruar në këtë rast dr.Smila Avramova dhe dr.Milenko Kreqa.

Edhe pse në këtë tekst universitar janë eliminuar njësitë e mëparshme mësimore të karakterit ideologjik të sistemit paraprak komunist, autorët e theksuar, të prirur nga idetë nacionalshoviniste serbomëdha nuk kanë mundur të heqin dorë nga recidivat e dikurshëm të historiiografisë tendencioze dhe subjektive serbe , të krijuar në dëm të interesave të popullit shqiptar. Këtë e ilustrojnë "shkencërisht", me këtë shembull:" Na primer, genocid na Kosovu ostvaruje se pod gestom-etnicki cisto Kosovo",f.207, ku flitet për veprat penale dhe për përgjegjësinë individuale me karakter ndërkombëtar.

Në të vërtetë, citati "Për shembull, gjenocidi në Kosovë po realizohet nën parullën:Kosova etnikisht e pastër", këtu është përdorur, me qëllim që, Smila Avramov dhe Milenko Kreqa, të zgjerojnë përkufizimin e nocionit të gjenocidit.Mirëpo, për fat të keq, në rastin konkret e kanë bastarduar përkufizimin ekzistues të gjenocidit, ngase deri tani në doktrinën e së drejtës ndërkombëtare publike nuk ka ndodhur që, migrimet e ndryshme të popujve, të trajtohen si elemente të gjenocidit, duke qenë se ato kanë thjesht karakter ekonomik.

Futja e "parullës" (Kosova etnikisht e pastër), si element i zgjerimit të përkufizimit të gjenocidit, në normëzimin e kësaj disipline shkencore,jo vetëm që nuk ka kurrfarë peshe shkencore, por mbi të gjitha është një nonsens me elemente barbarie, që në esencë nënkupton kultivimin dhe vazhdimësinë e politikës së egër shtypëse të kolonializmit serb, që tani përputhet plotësisht me kryerjen e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Si mund të cilësohet "parulla" Kosova etnikisht e pastër (që në këtë rast Smila Avramov dhe Milenko Kreqa aludojnë në kërkesën Kosova republikë), se ka karakter gjenocidi?! Kur kjo kërkesë e ka bazën e vet në të drejtën natyrore dhe historike kombëtare politikisht e qëndrueshme dhe racionale, de jure e pakontestueshme,sepse kjo nuk përmban kurrfarë elementi apo "motoje" diskriminuese a segregacioni ndaj minoriteteve të tjera që jetojnë në Kosovë. Kjo është një tezë spekulative, që ka karakter dhe prapavijë të thellë propagandistike dhe politike,që përputhet plotësisht me "separatizmin" dhe me "secesionizmin", që gjithashtu janë prodhim dhe "zbulim epokal" i kishës, i shkencës dhe i politikës serbe,se gjoja shqiptarët nuk kanë kurrfarë të drejte në truallin e vet etnik shekullor, dhe se janë pakicë, që pretendojnë të shkëpusin territorin "integral të Serbisë-Kosovën, me qëllim që t'ia bashkëngjesin Shqipërisë së Madhe".

Sofistikimet dhe trillimet e këtilla me të drejtën legjitime të popullit shqiptar në njohjen e së drejtës së vetëvendosjes, janë kompatibile vetëm me pikëpamjet dhe me idetë serbomëdha të Kishës ortodokse serbe,që pikëmbështetjen e kanë në Programin e "Naçertanisë" së Ilija Garashaninit(1844), në veprat nacionalshoviniste të Dositej Obradoviqit(1783), në Memorandumin e krijimit të Mbtretërisë së Përbashkët Serbosllave" të mitropolitit të Karllovcit, Stefan Stratimiroviqit(1804),drejtuar Oborrit Mbretëror të Rusisë,gjatë periudhës historike të sundimit të Katarinës II, në veprat e Jovan Subotiqit (1839), i cili konsiderohet si një nga armiqtë më të përbetuar të ilirëve dhe të Ilirizmit.

Pra, edhe sot, pas sa e sa shekujsh, nga idetë dhe programet e këtilla serbomëdha, nuk kanë mundur të lirohen(dekada e fundme e shekullit XX) as prof.dr. Smila Avramov,as prof.dr.Milenko Kreqa, edhe pse në tekstin etyre "E drejta ndërkombëtare publike", nuk bëhet fjalë për "çështjen ilire", megjithatë në kaptinën e tretë "Të drejtat e njeriut-etapa e re në zhvillimin e bashkësisë ndërkombëtare" edhe pse konkretisht nuk i emërtojnë - shqiptarët i akuzojnë me paturpësi për "vepër gjenocidi"(!)

Parulla "Kosova etnikisht e pastër", nuk është "produkt" i shqiptarëve, por në të kundërtën, program afatgjatë i politikës pushteuse të Serbisë, që t'i shfarosë shqiptarët nga territoret e tyre shekullore.

Pra, këtu, nuk kemi të bëjmë me kurrfarë "parulle", që u referohet shpërnguljes së serbëve,malazezëve apo pakica të tjera nga Kosova,por këtu është bërë ndërrimi i tezës, në këtë kontekst Serbia është ajo, e cila në vazhdimësi ka spatruar Kosovën, Anamoravën dhe viset e tjera të banuara me etnikumin shqiptar(ku janë sot shqiptarët e Bllacës, të Kurshumlisë, të Toplicës, të Vranjës etj.?).Tani në kontinentet e ndryshme të botës ndodhen më se një million shqiptarë të shpërngulur nga Kosova, Plava,Gucia, Ulqini,Tivari, Hoti,Gruda, Ilirida dhe Anamorava si rrjedhim i gjenocidit dhe i hollokaustit shekullor serbomalazez e maqedon. Në këtë vështrim, është dashur të analizohej dhe të trajtohej sintagma "Kosova etnikisht e pastër", e jo kjo të keqinterpretohet me tendencë, që të inkorporohet si "elementi i ri" i përkufizimit të nocionit të gjenocidit.Këtë "novus" kuazishkencor mund ta zhvatë vetëm paranoja politike kolektive dhe "shkenca" serbe e dr.Smila Avramovit dhe e dr.Milenko Kreqës, e kursesi normat dhe parimet e standardizuara të së drejtës pozitive ndërkombëtare.

(Kosova Sot Online)