A e njeh Kryeministri i Shqipërisë shtetin e Kosovës?!

A e njeh Kryeministri i Shqipërisë shtetin e Kosovës?!
A e njeh Kryeministri i Shqipërisë shtetin e Kosovës?!

Skender Kapiti

  • 11 nëntor 2019 - 13:05

Edi Rama, si është e mundur që kryeministri i Shqipërisë, sapo mori postin si kryeministër kërkonte pajtimin shqiptaro-serb duke cituar citate të antishqiptarit të madh Ivo Andriq, dhe kur Serbia as minimlisht nuk ka kërkuar falje për krimet , genocidin dhe barbarizmat kundër shqiptarëve?!

Si është e mundur që aq shumë i dashur dhe proserb të tregohet ai, a thua se nuk ka ndodhur asgjë historikisht mes shqiptarëve e serbëve, apo sipas logjikës së tij , mos vallë shqiptarët e Kosovës janë shqiptarë të tjerë dhe jo vëllezër me shqiptarët e Shqipërisë?! Më shumë Edi Rama është I interesuar për marrëdhënie të mira me Serbinë se sa me Kosovën, më shumë për miniShengenin Shqipëri-sllavoSerbi se sa për një Shengen panshqiptar Shqipëri-Kosovë.

Më të preferuara për të janë Beogradi se Prishtina, takimet me Presidentin e Serbisë se sa me kryeministrat e Kosovës. Ku e merr guximin dhe kush e autorizon atë që të flasë e të përfaqësojë negativisht shqiptarët e Kosovës me sjellje e veprime të rënda antiKosovë? Kush e autorizon atë që të bashkërendojë e të bashkëveprojë me Presidentin e Serbisë për ndarjen e Kosovës, gjë e cila do të ishte shkatërrrimtare për shtetin e pavarur shqiptar të Kosovës?

Dhe si ka mundësi që të vëprojë e të sillet kundër interesitit të madh kombëtar të shqiptarëve, të cilët aspirojnë integrimin në BE,dhe në prag të dështimit të Negociatave për Antarësimin e Shqipërisë për në BE, Edi Rama në Nosi Sad ishte një ndër më aktivët për formimin e një miniShengeni të Ballkanit Perendimor, të një neoJugosllavie të re, lider e së cilës të jetë Serbia?

Si e pranojnë dhe e lejojnë politika dhe shqiptarët e Shqipërisë një aventurë të tillë, e cila nuk është vetëm antiKosovë por është edhe antiShqipëri, pra antishqiptare?! Shqipëria nuk ka qenë republikë e ishJugosllavisë, prandaj nuk ka pse të hyjë në këtë farë krijese të re Neojugosllave, ku në të nuk pranojnë të hyjnë as Kroacia dhe as Sllovenia dy ishrepublika jugosllave.

Të krijohet një minishengen , në të cilin nuk ka asnjë antarë të BE-së? Sa absurditet i madh! Ky është një Union kundër linjës europiane dhe në kundërshti me vullnetin e shqiptarëve të cilët kërkojnë anarësimin dhe integrimin në Europë , dhe jo në një Jugosllavi të re. Ky përbën kërcënim për sovranitetit ekonomik e politik të Shqipërisë.

Dhe ky lloj integrimimi i Ballkanit perendimor është një model-kopje e Unionit ekonomik euroaziatik që ka në qender të tij Rusinë , e që kërkon ringjalljen e një neo-BRSS-je( të një neoBashkimi Sovjetik). Te dyja këto projekte kanë gjetur përkrahje nga forca populiste, antiintegrale, antiliberale dhe anti BE edhe brënda BE-së ku më pro tyre është Franca, mike e vjetër e serbo-rusizmit strategjik antishqiptar dhe antiperendimor anglo-sakson.

Ky projekt që e përkrah Edi Rama është thellësisht në dëm të Shtetit të Kosovës, pasi e dëmton rëndë Kosovën , është kundër njohjeve ndërkombëtare të Kosovës, e izolon Kosovën brënda një rrethi shtetesh të cilat nuk janë antarë të BE-së.

Të jesh dakord për një union neojugosllav ekonomik , dhe t’i kërkosh Kosovës që të bëhet antar i tij ,kur Kosovën nuk e kanë njohur dy shtete të këtij farë minishengeni, Serbia dhe as Bosnja , kjo do të thotë se edhe Edi Rama është dakord me këtë realitet të mosnjohjes prej tyre të Shtetit të Kosovës. Mos vallë Rama është dakord që Kosova të integrohet në këtë neoJugosllavi si një ishkrahinë e kohës së Titos dhe Shqipëria si një Republikë e saj, projekt ky i ëndërruar nga Tito, por në kushte të tjera e të reja të “modernitetit”?

Edi Rama në takimin në Ohër me Presidentin Vuçiç dhe me kryeministrin maqedonas Zaev për miniShengenin neojogosllav të Ballkanit perendimor u “tradhëtua”nga miku i tij i ngushtë presidenti Hashim Thaçi , pasi ky i fundit nuk shkoi në takim me ta në Ohër, jo se është patriot dhe pse Serbia nuk e ka njohur Kosovën, por ai si frikacak dhe si i pabesë që është nuk guxoi tashmë për të vazhduar në vazhdën e tradhëtisë kundër Kosovës, pasi tashmë kanë ndryshuar edhe rrethanat, sepse kanë rënë nga pushteti PAN-i i tij dhe patericat Pacolli e Sh. Ahmeti dhe tani ka frikë nga kualicioni dhe politika e re e VV-LDK.

(Kosova Sot Online)