Diplomacia kosovare me gjumin e Ariut!

Diplomacia kosovare me gjumin e Ariut!
Diplomacia kosovare me gjumin e Ariut!

Ismail Muçiqi

  • 11 nëntor 2019 - 16:59

A ka Kosova Ministri për Punë të Jashtme?

E dëgjova sot Ivica Daqiqin Ministër i punve të jashtme të Serbis i cili në një konferenc me gazetar në Beograd deklaroj se shteti i Ganes sot e torhoqi njohjen ndaj Kosovës. Ai i disponuar dhe me buzëqeshje dhe shum i relakësum konfirmoi se Gana është shteti i 16 i cili e ka tërhequr njohjen e Kosovës.

Ky lajm më shqetësoi pa mas dhe me shtyri të mendoj se q'po ndodh me Insuticionet e Kosovës të cilat ka koh që i kanë ra në gjumin thell dhe se nuk janë askund. Në një shtet normal ku funksionoin Instuticionet kredibile në këto raste nuk do të mungonin reagimet Diplomatike dhe përgjigjësia do të adresohej.

Qfarë Diplomacie kemi ne e cila nuk ësht në gjendje që përmes këmbimit të notave verbale të dal para Opinionit dhe ta thot të vërtetën se deri ku kan shku tërheqet e njohjeve ndaj Kosovës. Diplomacia e serbeve me veprimet e saja dhe përmes aktivitetit diplomatik i ka fut në lajthitje shum shtete të Botës të cilat kan pak njohuri dhe po hezitojn ndaj për shtetin e Kosovës.

Këto dit kur Kosova pritet ti ket instuticionet e reja Diplomacia Serbe në mënyrë përfide është duke e shfrytëzuar vakumin në shtetin e Kosovës. Se me të vërtet tek ne ka degradue gjdo sfer e jetës nuk don koment. Partit Politike janë përqendrue tek kutit e votimeve duke pritur rezultatet të cilat jan të lidhura ngusht me interesat personale klanore dhe partiake, pa e qa koken se qpo ndodh me Kosovën në arenën diplomatike Ndërkombëtare.

Ministri i punve të jashtme dhe kabineti i tij të cilët kan deshtuar krejtsisht si duket kan ra në gjumin e Ariut dhe nuk po ndiejn fare

qpo ndodh në oborrin e shtetit të Kosovës ku ata kan marrë përgjithësi. Në vend që përmes letrave kredinciale me shtetet e porfolura të cilat Sërbija i ka publikuar për qnjohjen e Kosovës, në vend që ky ti demantoj ato nëse nuk janë të vërteta, Ministri e Punve të Jashtme si duket si duket i ka humbur rruga në oborr nuk ka vizion as strategji për ta udhëhequr në mënyr të denjë Politikën e Jashtme.

Këto jan pasojat e dështimeve në Politikën kadrovike të Kosovës. Emërimi i Ambasadorëve të Kosovës sipas qelsit partiak dhe familjar e kan sjellë në pikëpytje kredibilitetin e shtetit të Kosovës kjo gjendje e mjerushme në diplomacin e jashtme kërkon që sa më parë të bëhen ndryshime katrovike me ket ministri të dështuar

Kjo e obligon Qeverin e re të Republikes të Kosovës që përmes kuadrave Profesionale të cilat kan njohuri dhe Përgaditje diplomatike në sferën e marrdhënjeve Ndërkombëtare ti ja kthejn imazhin Republikes të Kosovës.

Sa më shpejt kjo të ndodh dëmet do të jen më të vogla.

Nëse deklaratat e Vuqiqit janë të vërteta, atëhere rezultati është 16-1 në favor të Serbis në sferën e diplomacis së jashtme.

(Kosova Sot Online)