Kosova duhet ta ndryshojë ligjin zgjedhor

Kosova duhet ta ndryshojë ligjin zgjedhor
Kosova duhet ta ndryshojë ligjin zgjedhor

Nue Oroshi

  • 12 November 2019 - 11:00

Po hyhet në muajin e dytë prej që u mbajten zgjedhjet në Kosovë, dhe si duket edhe do të vijnë Krishtlindjet dhe Viti i Ri dhe nuk do të themelohen institucionet e Kosovës,Parlamenti dhe Qeveria.Kjo po bëhet si duket nga kalkulimet politike që po bëhen në Kosovë.Është fatkeqësi një anarki e tillë e mosmundësisë së shpalljeve të rezultateve ku në vendet me demorkaci perëndimore i gjith ky proces do të zgjaste tre deri në shtatë ditë.

Është e kuptushme se në vendet ku nuk funksionon demokracia ndërrimi i pushteteve nuk bëhet edhe me aq lehtësim e kur kihet parasysh fakti i humbjes së privilegjeve shteterore me se shumti iu dhemb politikaneve, humbja e priviligjeve financiare.Por deshën apo nuk deshën demokracia i përcakton rregullat dhe ato duhet të zbatohen pavarsisht deshirave që kanë partitë politike në Kosovë.

Por ajo që kësaj radhe dua ti them disa fjala është ligji zgjedhor në Kosovë.Ky ligj zgjedhor me lista partiake dhe pa zona elektorale ku ke të drejtën të votosh 5 kandidat mbrenda një liste por nuk ke të drejten ta votosh deputetin e zonës tënde elektorale është një shemti e cila duhet të ndryshohet.Por jo vetëm ky edhe numri prej 20 deputeteve të minoriteteve që shpeshherë bëhet mollë sherri dhe e vështirëson shumicën parlamentare në Kosovë duhet të hiqen.

Kosova e cila ka 120 deputet minimum duhet të ketë 60 zona elektorale ku 60 deputet të zgjidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë kurse 60 te tjerë të hyjnë përmes listave partiake varësisht së sa përqindje ka fituar partia.Kjo do të lidhte deputetin fitues me zonën e vetë elektorale dhe asnjë trevë në tërë Kosovën nuk do të mbetej e pa përfaqësuar në Parlamentin e Kosovës.

Keshtu që deputeti i zonës pavarësisht se i cilës parti politike është aji do të jetë i obliguarë që të punojë për zonën e tij elektorale se në të kundërten pas katër vitësh ai nuk do ti fiton votat në atë zonë.Sa i përket çështjes së përfaqësimit të pakicave në Parlamentin e Kosovës duhet të hiqen 20 vende dhe partitë e pakicave në Kosovë duhet të konkurojnë si çdo parti politike shqiptare.

Të vetmin privilegj që duhet ta kenë pakicat duhet të ju mundësohet heqja e pragut zgjedhor prej 5% në këtë menyrë ta kenë mundësinë që krahas votave që do të fitojnë ato mund të jenë të përfaqësuar në Parlamentin e Kosovës.

Në këtë mënyrë do të kemi 8 deri në maksimum 10 deputet në Parlamentin e Kosovës të pakicave kurse 110 tjerë të jenë nga partitë politike shqiptare. Shembull të tillë kemi mjaftë në Evropë ku në Republikën e Schleswig Holsteinit në Gjermani ekziston pakica daneze e cila është gjithmonë me 2 apo 3 deputet në Parlamentin e Schleswig Holsteinit dhe është e liruar nga pragu zgjedhor prej 5 %.

Ndrrimi i ligjit zgjedhor do të sjell një stabilitet në Parlamentin e Kosovës ku partitë fituese do ta kenë shumicën dhe nuk do të jenë të lidhura për një apo dy deputet apo për ndonjë parti e cila me dy deputet i merr katër minisitri apo bashkimi i dhjetra partive për ta bërë Qeverinë.Është mirë që Parlamenti i ri i Kosovës në mesin e shumë punëve që e presin ta bëj edhe ndryshimin e ligjit zgjedhor ku të mundësohet që çdo votë ta këtë forcën e njejtë demokratike dhe se paku do t´iu mundësohet edhe votuesit që ta njohë deputetin e zonës së tij dhe që çdo trevë në Kosovë të këtë përfaqësuesit e tij në Parlamentin e Kosovës.

(Kosova Sot Online)